MUGULLIMË DIJESH NË ROGANË

0
803

Të hapësh tokën me duart tua / të mbushësh atë me aromë farash / të ngresh fytyrën drejt qiellit tënd / të thithësh ajër nga qielli yt / kjo është paqja përgjigjeshin gjyshërit e mi, shkruan në një poezi të tij, poeti, Humberto Ak´abel. Mugullimë e dritës për dijet është magjepëse e shenjtë. Mësuesi, nxënësi, librat, fletoret, dashuria për shkollën, të gjitha i shërbejnë mësimnxënies, dhe dijeve të kohës.

Me këtë dua ti besojë fjalëve të shkrimtarit T.S. Eliotit, „Se prilli është më i egri i muajve, lind zambakët nga tokë e egër“. Shkolla Tetëvjeçare e Roganës, “Metush Krasniqi”, për 71 vjet nxori nga gjiri i saj, ( kalli e zambak ), që do ti shërbejnë Kosovës e atdheut në të gjita kohët në vijim. Çlirimi nga pushtimi 6 shekullor nga Perandoria Osmane, dhe lufta njëshekullore kundër pushtimt serb, lanë prapa tërë shkretimin e tyre prej pushtuesi.

Mirëpo, falë mugullimave të dritës të shkollës shqipe, asnjë fqinj i yni dhe asnjë lob përtej fqinjëve në Evropë e më gjerë s´mund t´i pengojë shqiptarët të bashkohen. Ne jemi fjalët dhe shkronjat e një të folme dhe të një alfabeti. Atdheu dhe kombi ynë janë të një gjaku, të një gjuhe dhe të një flamuri. Dashuria për atdheun e Kosovës dardane s´është vetëm fjalë kot, por, fjalë e shkruara në gjak dhe shpirt, shprehej i madhi Metush Krasniqi, në një takim të tij në Roganë.

Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, u lind 71 vjet më parë, në vitin 1945, nga intelektuali dhe patrioti nga Disivojca e Dardanës, Xhavit Podina, dhe shokët e tij. Hapja e Shkollës Fillore në Roganë aso kohe ishte një ogur i mirë, për Kosovën e mbërthyer në skamje dhe padituri. Xhavit Podina e kishte hetuar ku fshehej zëri i pushkës së tij, dhe i dashurisë për Kosovën e lirë. Hapja e Shkollës Fillore në Roganë nga patrioti Xhavit Podina, ishte një përgjigjje kundër shpërnguljes masovike të lagjeve dhe fshatrave të tëra për në Turqi, nga Komuna e Dardanës, e më gjerë.

Gurthemeli shkollës fillore në Roganë iu vu në vitin 1943. Me atë rast, patrioti Podina para fshatarëve të Roganës, ku kishte edhe kolonë serbë e malazez, në fjalimin e tij midis tjerash kishte thënë: “ Këtu po e hapim shkollën shqipe, sepse këtu përherë kanë jetuar dhe sunduar plisbardhët “. Ky fjalim thuhet se i kishte tmerruar pa masë kolonët e kësaj ane, dhe i kishte trimëruar shqiptarët që të mos shpërnguleshin, por t´i mbushin shkollat me fëmijët e tyre.

U kujtojmë se mësuesi i parë në shkollën e Roganës ishte Xhevat Aliu nga Gjilani. I njëjti mësues mëpastaj qé emeruar edhe drejtor i shkollës fillore në Roganë. Ndër mësimdhënësit e parë në shkollën e Roganës qenë: Sejdi Hoxha, Ndue Nekaj, Babush Tali, Ismet Dërmaku, Selami Masurica, Gani Gashi, Adem Kastrati etj. Në vitin e parë të jetës së saj, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ ( që atë kohë quhej „1 Maji“ ) grumbulloi 56 nxënës, që ishte një sukses i madh për themeluesit e shkollës. Heroika e Shkollës Fillore në Roganë, ka të veçantën e vet tek kuadrot e forta kombëtare, dhe tek intelegjenca krijuese e nxënësve.

Në vijimësi, Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë u bë kështjellë tempullore, e dijeve dhe e diturisë. Në këtë Shkollë nxënës të Roganës, Analumit, Dajkocit, Kranidellit, Hodonocit, 2 Karaqevave, Breznicës, dhe aty këtu, të Muhocit dhe Pribocit, mbushnin me shpresë shkollën për një të ardhme të lirë dhe të pavarur të Kosovës.
Shpërngulja vret ma shumë s’e pushtimi, shprehej patrioti Metush Krasniqi, në një mbledhje miqësh në Roganë.

Prandaj, është detyrë qytetare thoshte Metushi që ta ndalim shpërnguljen nga vendi ynë. Ndryshe, Kosovës do t´i zihej fryma. Miq, u thoshte Metushi, me shpërnguljen, neve po na dobësohet dhe zvogëlohet atdheu. Metush Krasniqi, Roganën e donte si vendlindjen e tij. Mbase në Roganë Metushi kishte shumë shokë dhe miq. Metush Krasniqi, në Roganë mik të shtëpisë e kishte Sejdi Kryeziun, patriotin e shquar nga Rogana. Metueshi ishte figurë përbashkuese e shqiptarëve. Ai në asnjë çast nuk u zmbraps për t´ju kundëvu „Aksionit famëkeq në grumbullimit të armëve“ të organizuar nga OZNA e xhelatit, Rankoviq.

Metush Krasniqi fillimisht në Roganë ishte mësues, dhe mëpastaj u emërua, edhe drejtor shkolle. Kontributi i patriotit Metush Krasniqit dhënë Arsimit shqip qe i madh. Metush Krasniqi me sukses iu kundërvu kundërshtimeve fetare ndaj arsimimit të masave popullore. Udha e mësuesit dhe patriotit, Metush Krasniqit ishte udhë burgjesh dhe vuajtjesh të mëdha. Mirëpo, heroi kombëtar, Metush Krasniqi kurrë nuk u dha, as para shtypjes gjenocidale serbe, as para torturave vrasëse në burgun e Mitrovicës.

Qytetasit e Roganës dhe të fshatrave përreth e përkrahën hapjen e shkollës fillore, dhe numri i nxënësve fal patriotëve ilegal u shtua shumë, dhe mësimi mbahej në 3 ndërrime. Arsimtari i parë i diplomuar i gjuhës shqipe, dhe prijës i shumë aksioneve dhe ndryshimeve në Roganë, qe mësuesi Ramadan Islam Kallaba. Roli i shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, qëndron në zhdukjen e analfabetizmit, në emancipimin e femrës shqiptare, në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në perspektivën për t´u bërë një ditë të lirë e të bashkuar.
Hapja e Shkollës Fillore në Roganë, ndaloi shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, dhe rrezatoi dritë, në të gjitha familjet në Roganë, Analum, Dajkoc, Kranidell, Hodonoc, Karaqevë, Breznicë, Muhoc e Priboc. Rogana sot ka përse të krenohet. Sukseset e bëra për 71 vjet, janë për t´ia marr këngës për së mbari.

Bajram Kallaba, drejtor i Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“, bir i minatorit Haki Kallaba, prindi i të cilit shkollën dhe kombin e kishte mbi të gjitha.. Hakiu në kohën e monizmit ishte rrjeshtuar pro demokracisë, dhe vepronte në Grupin e Qytetarëve Liberal, kundër LKJ-së. Edhe djali i tij për shkak të prindit, por edhe të vet Bajramit ishte i përndjekur dhe i burgosur i ndërgjjes. Bajram Kallaba, me pietet flet për historinë e lavdishme të Shkollës, dhe për rolin e saj në të gjitha vitet e punës. Për 70 vjet, më thotë Bajrami, në këtë shkollë u arsimuan dhe u diplomuan rreth 24 547 mijë nxënës të tetëvjeçares, prej tyre, 13 613 mashkuj, ndërsa 10 915 femra, një e arritur vërtetë e kënaqshme.

Për këtë armatë nxënësish vazhdon mëtej Bajrami, për 70 vjet të kësaj vatre të dijes, u kujdesën 344 mësimdhënës, 4 administrator, dhe u ndërruan 22 drejtor shkolle, Ndërsa, Bajram Kallaba është drejtori i 23- ti i kësaj shkolle të sukseshme. Jeta dhe vepra e Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë është dritë për gjithsecilën shtëpi të Roganës, e më gjerë. Shkolla Fillore „Metush Krasniqi“ në Roganë, ka një hapësirë shkolle prej 2590 metra katror, ka 22 klasë, 355 nxënës, dhe tre cikle nxënësish; parashkollor, të ultë, të lartë. Ndërsa, për mësimdhënien e dijeve dhe edukimin arsimor në këtë shkollë vërtetë kombëtare, tani punojnë 45 arsimtarë, dhe 5 administrator.

Drejtori, Bajram Kallaba ( Profesor letërsie ) u lind më 05. 02. 1955 në Roganë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa u diplomua për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të Fakultetit, Bajram Kallaba punësohet në Gjimnazin “Ismail Qemali“, në Dardanë. Në flakët e terrorit të diferencimeve ideo-politke në Kosovë, në vitin 1985, Bajram Kallaba dhe 8 mësimdhënës koleg të tij, ndëshkohen nga dora gjakatare e pushtetit të pushtuesit.

Gjatë Grevës së Minatorëve dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989, Bajram Kallaba organizoi një Demonstratë të fuqishme në Roganë, kundër mangësisë së lirisë, dhe kundër mohimit të drejtave të shqiptarëve. Për Demonstratën në Roganë, Bajram Kallaba dënohet me 7, 5 muaj burg. Në burgun e Gjilanit, Bajram Kallaba njihet me shumë shokë e miq patriotë të kohës. Intelektuali, Bajram Kallaba është edhe poet, ka një libër me poezi në dorëshkrim.

Rogana, ky vendbanim i lashtë pellazgo-ilir, është bashkëkohës i Gurit të Tërrnocit, i Deas Dardane të gjendur në Smirë të Vitisë, bashkëkohës me rrënojat e lashta të Artanës, bashkëkohës me monumentet nëntokësore të Krahinës së Mollës së Kuqe etj. Ky fshat rrëzë kodrës së lashtë të „Brijës antike” në lashtësi quhej, Kryenjeri. Qyteza e Roganës sot ka 450 shtëpi, 200 biznese, 900 hektarë tokë të punueshme, 3 vende arkeologjike të fjetura, dhe pasuri minerale të pahulumtuara.

Ky jubile i 71-të i Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“, Roganën e gjen të bukur, të pasur, dhe të shëndetshme shpirtërisht. Për 71 vjet të zhvillimt të arsimit në Roganë, Rogana është shembull i shkollimit të mirëfilltë në Kosovë. Nga kjo shkollë e 71 vjetorit, nga bankat e kësaj shkolle, dolën 6 doktorë shkecash, 21 magjistra, dhe çdo shtëpi tani ka studentë në shtëpi dhe të diplomuar. Është interesant, dhe vlen të theksohet se vetëm në shtëpinë e Prof. dr. Refik Kryeziut, nga Rogana, 3 fëmijët e tij janë me fakultet, dhe të gjithë janë krijues, me nga disa dorishkrime librash në proces të botimit.

Në Roganë u lind mjeku dhe albanalogu, Prof.doc dr. Shaban Geci. Nga Rogana është studiuesi, dhe Albanalogu i shquar shqiptar, prof. dr. Bahtiar Kryeziu, autor i 20 librave, Në Roganë u lind historiani, Tefik Geci, autor i „Gjenealogjisë së Kastriotëve“, dhe zbuluesi i ëmblemes së Kastriotëve, e njëjtë me prijsat e pellazgëve të Dodonës. Nga Rogana është edhe Gjenerali, Ramadan Qehaja, autori 3 librave nga lëmia e sigurisë. Në Roganë u lind shkrimtari, Xhavit Kryeziu, autor i 7 monografive. Nga Rogana është piktori i shquar shqiptar, Faik Kryeziu. Në Roganë u lind Prof. Bajram Kryeziu, komandant i UÇK-së, autor i 3 librave në proces të botimit.

Në Roganë u lind gazetari i nderuar, i ndjeri, Hevzi Kryeziu, auator i një libri në proces të botimit. Në Roganë u lind mjeku, Prof. dr. Emrush Kryeziu. Në Roganë u lind kompozitori shquar, Izet Kallaba, autor i 50 këngëve, dhe Kompozitor I Himnit për Çamërinë. Në Roganë u lind, Shkrimtari, Atdhe Geci, autor i 17 veprave letrare. Në Roganë u bë e Roganës, shkrimtarja, Hasije Selishta Kryeziu, autore e 10 librave. Në Roganë u lind Xhevdet Kallaba, autor i 3 monografive. Në Roganë u lind poetesha, Kimete Kryeziu, Selim Kryeziu, dhe Ilir Rudhani.

Brezi i talentëve të rinj është i panumërt. Në Roganë u lind piktori i talentuar, shpresë e artit pamor të Kosovës, Naim Geci, dhe Amir Geci. Prej Rogane janë dy ambasadorër e Shtetit të Kosovës, Shkëndije Geci- Sherifi, ambasadore në Zagreb, dhe Shpend Kallaba, ambasador, në Sofje të Bullgarisë. Nga Rogana janë dy Regjisorë të Kinematografisë së Kosovë, Arta Kallaba, regjisore e Teatrit në Nju Jork, dhe Durim Kryeziu, regjisor filmash dokumentar e artistik, dhe professor në Akademinë e Arteve të Kosovës, shpresë e Kinematografisë së Kosovë, me 7 çmime ndërkombëtare. Mirëpo, një sukses tjetër, me prejardhje nga Rogana, është pilotja shqiptaro-amerikane, nga Rogana, pjesëmarrëse e bombaerdimeve, me forcat aleate të NATOS, kundër Serbisë në vitin 1999, Feruza Kallaba.

Mirëpo, një sukses tjetër, që tejkalon kufijtë e Roganës, dhe është bërë nder i Kosovës, është „Klubi i Atletikës Rogana“, ky Klub është fitues i shumë medelave të Kosovë, dhe medaljeve ndërkombëtare. Në zgjedhjen e atleteve më të mirë të Kosoves për vitin 2014 të organizuar nga Federata Atletike e Kosoves: Vijona Kryeziu nga Klubi Atletikes “ Rogana” është zgjedhur Mbretëreshë e vitit 2014. Musa Hajdari është shpallur atleti më i mirë i vitit 2014, i përcjellur nga Astrit Kyreziu seniori i dytë dhe Granit Kryeziu seniori i tretë, si dhe Suad Kryeziu seniori i gjashtë. Te Junioret e para: Majlinda Canaj Ndërsa te Juniorët i dyti: Kreshnik Baxhuku, Trajner i vitit 2014 në Kosovë, u zgjodh Zijadin Kryeziu, nga Rogana.

Në ditëlindjen e 71 – të, të Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“ të Roganës ka shumçka për t´u thënë. Kjo mugullimë drite e Shkollës Fillore „Metush Krasniqi“, është shkëlqimi i dijeve që mund të japë vetëm shkolla. Në këtë ese për jubileun e Shkollës, Fillore, “Metush Krasniqi“ është e pamundur të përmblidhet tërë puna 71 vjeçare e 344 arsimtarëve dhe 22 drejtorëve. Në Roganën patriotike të Kosovës kurrë s´kanë munguar dijetarët dhe luftëtarët. Në çdo luftë të Kosovës Rogana ishte pjesëmarrëse në betejat e atdheut për liri.

Në një shekull jete, Rogana i dha Lirisë Kosovës, 75 dëshmorë, 2 Këshilltarë, bashkëpunëtor të Bajram Currit, Murat Kryeziun, dhe Azem Gecin, 2 Kryengritës të dëgjuar; Selman Trenën, dhe Hamdi Behën. Ndërsa në Luftën e 1999-tës, Rogana ishte pjesëmarrëse e UÇK-së, e Luftës ma çlirimtare të popullit tonë. Rogana e pushkës dhe e penës në vitin 1999 Lirisë së Kosovës i dha, 3 dëshmorë; Nevzad Balë Kryeziun, Selver Bajram Kryeziun, dhe Emin Ruzhdi Kryeziun. Po e mbylli këtë ese me një poezi të kënduar nga nëna ime, Naxhije Limon Geci; O zog që këndon në pemë / Udhën mos e humb kah shtëpia / sigurisht edhe ti ke motra e vëllëzër / që të duan dhe janë të përmalluar!…

Atdhe Geci