Msheftësitë e Gojës – Botohen edhe dy vëllime të studimeve etimologjike te Shqipes

0
824
Abedin Sutaj - Msheftësia e gojës, 123

Vëllimit të parë Msheftësit e Gojës-Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve të saj, prej afro 1000 faqesh, ju shtuan edhe dy vëllimet tjera, studime analitike të gjuhës shqipe, studim i thellë me metoda e këndvështrime krejtësisht të reja. Në thelb sqarohet dhe shtjellohet do fjalë të shqipes

Shtjellohen dhe tregohen;

Anatomia dhe gjenetika e krijimit të fjalëve në gjuhën tonë

Lidhshmëria me gjuhet tjera. Krahas shtjellimit të tingujve zgjerohet këndvështrimit mbi kuptimin e fjalëve, kështu çdo fjalë është e krijuar nga fjalëzat dhe do tingull në shqipe është fjalë në vete. Prapa krijimit të fjalës përkatëse kemi interpretimin e njeriut ‘primitivë’ si arsyetim të fjalës se krijuar. Kemi studime në frymën e re, të shqipes, njohurit enciklopedike, të shfrytëzuar funksion të qartësimit të çdo fjalë shqipe, e bëjnë studimin shumë të thellë dhe logjik. Me metoda krahasuese, nxjerr përfundime e zbulime të reja, të pa para ndonjëherë në studimet e mëparshme. shumë fjalë në shqipe u krijuan nga simetria e përsosur , ligj i panjohur me parë.

Autori jep interpretime e gjeometrike dhe në dritën e njohurive të fizikes, duke nxjerr përfundime te mahnitshme´, studimi shkruhet ne dritën dhe pikëpamjet e shumta të shkencave ekzakte. Shtjellohen dhe qartësohen toponimet dhe emrat e shumte, qe deri me sot as ide nuk kishte.Të tri vëllimet përbëjnë afro 2200 faqe të formatit B5, një studime, e punë që do ti mjaftonte një akademie.

Librin në tri pjese Msheftësit e Gojes (1) të botuar në mars të vitit 2019, ju shtuan edhe dy vëllime tjera Msheftësit e Gojës (2) dhe (3). Librat mund ti gjeni në librarit Toena, në ndërtesën e Institutit Albanologjik, si dhe në librarin Dukagjini në Sheshin Nene Tereza në Prishtinë.

Merrni librin e lexoni studimet gjeniale, dhe shtjellimin e thjesht, të kthjelltë të prof. Dr. Abedin Sutaj, në dritën e shumë shkencave, si; histori, gjeometri, gjenetik, fizik, religjione, linguistik, psikologji, anatomi dhe me këtë do ta njihni e kuptoni ndryshe gjuhën Shqipe. Autori ka paralajmëruar, po ashtu vëllimin e katërt, prej 1000 faqesh.