Mposhtja e frikës?!

0
1225
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Nga Skënder MULLIQI

Nga shumë negativitete të cilat e kan mbuluar Kosovën, pozitive është së njerëzit kanë filluar të lirohen nga frika prej strukturave të krimit të organizuar. Shumë herë deri më sot kemi shkruar për temën e vrasjëve politike, të cilat vrasje shumica prej tyre kurrë deri më sot nuk e gjetën dritën e diellit. Njerëzit u frikësuan aq shumë nga këto vrasje dhe nga vrastarët, sa nuk merrnin guximin qytetarë as të flisnin as mbrenda familjës, e në vendet publike hiq së hiq.

Nese diqka ka pozitive në këtë mjedis tonin të kontaminuar gadi krejt nga kastat politike në pushtet, është ajo që njerëzit po i shfaqin shumë më lirshem mendimet e tyre në biseda, dhe në media të ndryshme. Tema e vrasjëve politike nuk është më temë tabu. Shpesh i kam dëgjuar disa duke i thënë njeri- tjetrit gjatë bisedave në kohën e vrasjëve “shukatu burr, mos folë shumë, së po të han furra, apo e sheh së çka po bohet, po vritën njerëzit e kurgjo kurrkujt”. Nje frikë e tillë e instaluar për një kohë bukur të gjatë i ka ngja shumë kohës së inkvizicionit, kur vërtetë njerëzit i ka” hanger” furra për një fjalë goje.

Kjo ia kujton njeriut dashur apo pa dashur edhe kohën e Rankoviqit famëkeq kur shumw kush nuk kan guxuar as në qilere të veta më folë kundër regjimit të huaj serbosllavë. Si duket kjo frikë e instaluar është duke u mundur, që është një fitore e demokracisë dhe është fitore e lirisë së shprehurit, edhe pse ende largë domenit çfarë e kërkon një vend normal dhe demokratik. Edhe shumë gazetarë në zë kan heshtur bukur gjatë karshi fenomenit të vrasjëve politike po ashtu nga frika.

Njeriun si çënje, dhe çdo çenje tjetër në këtë botë e ka falur i madhi Zot, dhe vëtem nga ai duhet ta kemi frikën . Gjithnjë e më shumë është duke u rritur vetëdija që duhet domosdo njeriu ti kundërvehet çdo të lige, që gjendja të ndryshohet për të mirë. Secilen ditë po jemi dëshmitar së po lajmërohen njerëzit, të cilët kan pësuar nga strukturat e caktuara kriminale në një formë apo formë tjetër. Kur kërkohet më ngulm e drejta legjitime ajo një ditë do ta jap edhe frytin e vet. Njerëzit janë duke e kuptuar gjthnjë e më shumë së kan qenë të manipuluar, dhe së janë kapur siq thotë një fjalë e popullit për kashte.

Duhet gjetur guximin dhe fuqinë për ti dalur përpara çdo akti barbarë . Secilin në krye të shtetit duhet ta kaplojnë ndjersët nga fuqia e shoqërisë. Këta që e kan marrë pushtetin kan menduar që më shtetin e tyre dhe më populin e vet, e kan fuqinë dhe mundësinë që në pakufi të manipulojnë. Nese deri më tash kan vepruar ashtu , kjo nuk do tu zgjatë gjithmonë. Do të dalin njerëz të cilët nuk do dorëzohen para kërcnimeve për tu larguar nga puna, dhe nuk do tu frikësohen as masave të tjera represive të pushtetit. Fitorja kunder frikës, është fitorja më e madhe para çdo dhune çfarëdo qoftë ajo …Po kuptohet gjithnjë e më shumë nga të gjithë, së ata matan rrugës janë “zagarë”?!…