Motivet që kanë islamikët në rastet e terrorizmit islamik dhe luftërave terroriste islamike!

1
1325

Tabela 1. Motivet në konflikte gjatë vitit 2013, ku 30 nga 35 konfliktet, kanë më tepër se një motiv.

Skënder Jashari

Bota islamike, sot ndodhet në luftën terroriste më të tmerrshme brenda vetes, për reformimin e saj, por edhe në luftën terroriste kundër botës. Islami politik (sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi islamizmi, që nga vitet 1815, e më pas, janë përdorur nga Rusia (pansllavizmi), për qëllim të shkatërrimit, luftimit dhe presionit kundër botës perëndimore (Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).

Motivet fetare, u theksuan sidomos pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti mes besimeve monoteiste në njërën anë islamit dhe në anën tjetër krishterimit dhe judaizmit1. Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin për 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik2.

Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste3. Religjioni është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme4. Nga kjo mund të shihet qartë që islamizmi, është ngushtë i lidhur me:

1. Terrorizmin islamik dhe
2. Luftërat terroriste!

Në 15 konflikte, gjatë vitit 2013, ishin motivet fetare mbizotëruese për Grupet Teroriste Islamike, prej tyre 5 konflikte ndodhën në vendet me shumicë muslimane5, nga kjo mund të kuptojmë që edhe aktet terroriste kanë poashtu motivet fetare islamike. Konfliktet në Irak dhe Sudan6, Nigeri (Boko Haram), ngërthejnë në vete theksueshëm motive fetare, madje gjatë vitit 2013, në të gjitha vendet islamike, ku ekzistojnë konflikte, motivi fetarë ka qenë mbizotërues7. Derisa në medie në vitet 2001 deri më 2016, në të shumtën e rasteve, kemi parë pothuajse vetëm akte terroriste dhe luftëra terroriste nga organizatat terroriste islamike.

Terroristët islamik, në çdo rast pothuajse prihen nga disa motive, mbizotërojnë motivi fetar dhe ai material, që janë të lidhur ngusht!
Motivi material, është edhe si motiv personal i terroristëve, por edhe i grupeve terroriste islamike, prej nga paguheshin së paku 400 dollarë në muaj për terroristin, për gratë e tyre nga 100 dollarë, dhe për çdo fëmijë të tyre nga 50 dollarë në muaj, gjatë viteve 2013-2015, në Siri. Interesi material, është si motiv, për një numër të terroristëve, që të përfshihen në veprimtari terroriste. Numër i madh i kriminelëve ordinerë janë përfshi në organizata terroriste kryesisht në Siri, Irak, Afganistan, që merren edhe me kontrabandim droge, por edhe plaçkitje-grabitje, vjedhje të popullatës civile.

Organizatat terroriste, por edhe ato të krimit të organizuar, aktet terroriste i shohin si burim fitimprurës8, për faktin edhe të koncesioneve financiare-materiale që qeveritë dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, kanë bërë. Grupet terroriste islamike (salafiste), kryesisht janë orientuar në rrëmbimin e personave, grabitjeve, kontrabandave me drogë, shitjes së skllaveve të seksit, me qëllim që të kërkojnë shpërblim dhe lirimin e terroristëve të burgosur9. P.sh: marrja peng për qëllim të zhvatjes, e lidhur edhe me kontrabandën me narkotikë, në Afganistan, gjatë tërë periudhës 2001-2011, ishte prezente.

Madje nga rrëmbimi i pengjeve (në bashkëpunim me grupe kriminale dhe milicinë sidomos në Afganistan, Irak etj.)10, në mes vitet 2003-2014, janë zhvatur 16 milion dollarë, dukuria e tillë ka tregu rritje në vazhdimësi. Krimi i organizuar, grupet terroriste islamike, në Afganistan, bashkëveprojnë12 edhe në akte terroriste edhe për zhvatje a qëllim fitimi material. Organizatat terroriste talebane, në Afganistan, në vazhdimsi gjatë viteve 2001-2011, rrëmbyen kryesisht qyetarë të huaj për t’i zhvatur12, si dhe me kontrabandimin e opiumit13, sidomos kontrabanda e tillë bëhej në drejtim të Pakistanit.

Dukuria e rrëmbimit me qëllim të zhvatjes edhe në Irak, gjatë kësaj periudhe është në rritje të vazhdueshme. Madje në Filipine, njihet dukuria e shpërlarjes së parave të fituara përmes veprës penale të rrëmbimit për qëllim të zhvatjes14. Grupet terroriste islamike, edhe Aby Sayyaf, aplikuan marrjen e pengjeve-rrëmbimin, me qëllim të fitimit të shpërblimit prej tyre15. Në mesvitet 2007-2008, në ujrat e Somalisë, kanë ndodhur 140 incidente, shumica e të cilave kishin për qëllim rrëmbimin me qëllim të shpërblimin16. Derisa gjatë vitit 2011, marrja e pengjeve përmes akteve pirate, në Somali, tregon rritje të numrit të rasteve, si dhe rritje të numrit të pengjeve të vrarë.

Aktive tregohet organizata terroriste islamike Al-Shabaab, e cila vepron në Somali, por edhe në shtetet fqinje. Ngjajshëm dukuri e tillë, rrëmbime pengjesh, me qëllim përfitimit financiare, kontrabandë droge etj kryhen edhe në Gjirin e Guinesë17, po ashtu edhe në Deltën e Nigerit, megjithëse aktet e tilla janë në rënije. Brigadat e Kuqe në Itali dhe Fraksioni i Armatës së Kuqe në Gjermani, në vitet e 70, të shekullit të shkuar, vetë-financoheshin përmes veprave penale të grabitjeve të armatosura (kryesisht të bankave)18. Këto fraksione majtiste në Europë, vepronin nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik! Në analizimin e këtyre rasteve shohim që Bashkimi Sovjetik, paralelisht dirigjoi majtizmin në Europë dhe botë, por edhe islamizmin radikal (gjegjësisht terrorizmin islamik)!

Tashmë viteve të fundit, kemi pa, që edhe në Republikë të Kosovës por edhe më gjerë, Serbia drejtëpërdrejt apo edhe tërthorët dirigjoi, ndihmoi, rekrutoi, radikalizoi, ekstremizoj, financoi, armatosi terroristët islamik! Derisa po ashtu vetë terroristët islamik të Serbisë (në Trojet Shqipëtare, e kryesisht në Republikë të Kosovës), dëshmuan që kishin lidhje të ndryshme, qoftë farefisnore, krushqie, biznesi a agjenturore me shtetas a shtetin serb, shkaku i së cilës shkuan në luftërat terroriste islamike a në akte terroriste islamike!

Referenca:
1. https://www.usip.org/sites/default/files/PWJan2006.pdf faqe 1, (20.05.2017).
2. Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy, 2015, faqe 21,
3. Po aty, faqe 23,
4. http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 8, (20.05.2017).
5. Po aty, faqe 13.
6. https://www.usip.org/sites/default/files/resources/sr201.pdf faqe 2, (20.05.2017).
7. http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 7, (20.05.2017).
8. http://undocs.org/S/2015/366 faqe paragrafi 34, (20.05.2017).
9. http://www.unodc.org/documents/terrorism/09-86635_Ebook_English.pdf faqe 51, paragrafi 134, http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2016/11/Global-Terrorism-Index-2016.2.pdf faqe 84. (20.05.2017).
10. http://rapporter.ffi.no/rapporter/2004/03105.pdf faqe 11. (20.05.2017).
11. https://www.state.gov/documents/organization/122599.pdf faqe 143(20.05.2017).
12. http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Afghanistan/Afghan_Opium_Trade_2009_web.pdf faqe 104
13. http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2016/11/Global-Terrorism-Index-2016.2.pdf faqe 55(20.05.2017).
14. https://www.state.gov/documents/organization/239561.pdf faqe 183, (20.05.2017).
15. http://www.unodc.org/documents/southeastasiaandpacific//Publications/2016/Radicalisation_SEA_2016.pdf faqe 13, 15,61, 86, 87, (20.05.2017).
16. http://www.unodc.org/documents/commissions/CCPCJ/CCPCJ_Sessions/CCPCJ_19/A-CONF213-03/A-CONF213-3_E.pdf faqe 3, paragrafi 1. (20.05.2017).
17. http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/tocta/West_Africa_TOCTA_2013_EN.pdf faqe 49-50, (20.05.2017).
18. http://www.unodc.org/documents/terrorism/09-86635_Ebook_English.pdf faqe 51, paragrafi 135, (20.05.2017).

1 KOMENT

  1. Islami ka lindë si terror, dhe u rrit si terror. Prandaj mos e amnistoni kete levizje terroriste, duke shpikur motive tjera te terrorit.

    ISLAMI ESHTE TERROR

Komentet janë mbyllur.