Shkruan prof. Zymer Mehani
Poeti mërgimtar z. Sahit Shala tanimë është i njohur për lexuesit shqiptarë. Atë ne e njohim me vëllimet poetike “Lahuta e Kosovës”, “Zëri i shtegtarit”, “Valët e jetës” dhe “Malli e brenga”.
Në vëllimin “Malli e brenga” poeti Shala poezitë i ka thurur me tematikë dhe motive të ndryshme, si motivi social, motivi i atdhedashurisë, motivi i dashurisë, etj.
Që në faqet e para të përmbledhjes në fjalë të bien në sy poezitë, në të cilat është trajtuar motivi social, si në vargjet :
Kur po dal me mbesë për dore
Sa shumë pyetje po m’i bën
-Pse k’ta njerëz e shtrijnë dorën
As ka kush që t’u ndihmojëÇfarë t’i them k’saj mbesës sime
-Veterani pse s’ka këmbë
S’e mërzis këtë zemër t’vogël
Por në shpirt sa shumë më dhëmb-Pse k’ta fëmijë shesin cigare
Pse kaq njerëz në kafene
Fjalë e saj m’përvëlon fare
Çfarë t’i them mbesës së reHall më hall Kosova ime
Hallexhinj kalldrëmet plot
Kure tjerë me kokën hedhur
I kanë mbushë pjatat përplot
Këtë motiv e hasim edhe te proza“I papunë”, në poezitë “Dy mjeshtër” “Jetimi”, “Lokja”etj.
Në këtë përmbledhje poetike është trajtuar edhe motivi atdhetar, si në poezitë: “Për një shqipe-një flamur”,”Pranë varrit të trimit”, “Teli i lahutës”,”Për bashkim” etj.
Mjaft mirë është i trajtuar edhe motivi i dashurisë në shumë poezi të kësaj përmbledhjeje poetike, si në poezitë “Erdha”,”Bukuri, moj bukuri”,”Të kam thënë”,”Kur mendon se…”, ”Na bashkoi” etj.
Në vargjet e poetit Shala, çastet e pritjes së dashnorëve janë të gjata:
Kur më vjen si flladi i verës
M’bën të t’puth n’thellësi të zemrës
M’u molis zemra duke t’pritë
Njëmijë vjet m’u bë kjo ditë
Dhe
Vitet shdndërrohen n’dekada
Që kur s’të kam pranë
Ke pasë fjalë e llafe t’gjata
Qe kur ti s’i mban
Gjuha e poezive të këtij vëllimi të poetit Sahit Shala është krejt e pastër, pa shkarje nga standardi. Fjalori është i thjeshtë. Vargjet janë metrash të ndryshëm dhe përplot figuracion poetik. Po ashtu vargjet tërësisht janë të rimuara.
Edhe kjo përmbledhje poetike poetin Shala e dëshmon si penë premtuese në qiellin poetik të diasporës sonë, por edhe në poezinë shqiptare përgjithësisht.