Moti i ligë, Donald Trump dhe vdekja e Astrit Deharit?!

0
970
Astrit Dehari

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Moti i keq në rajon i përcjellur më vershime dhe dëme të konsiderueshme, vrasja institucionale e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, dhe zgjedhja per president të Amerikës e republikanit, Donald Trump janë tri ngjarjet të cilat e karekterizuan këtë javë. Të tria ngjarjet edhe pse nuk lidhen asnjëra më tjerën shumëçka kan ngjashmëri. Kan ngjashmëri për faktin së familjarët dhe shumë kush në Kosovë, në përjashtim të pushtetarëve tanë u kan rrjedhur lotët si shiu nga dhembja e madhe për humbjën e një jete rinore në burgun e Prizrenit. Dhe, pikëllimi tjeter i karekterit politik i shumicës së shqiptarëve jo vetëm të Kosovës për të cilët bëri aq shumë ishte humbja e betejës për presidente të Amerikës të zonjës, Hilari Klintonit.

U pikëlluan shumica sepse ishim shumë të lidhur emocionalisht më bashkëshortët Klinton të cilët kurrë nuk do harrohen për kontributin e tyre madhor për Kosovën e pavarur. Humbja e garës për presidente të parë femër në Amerikë, nuk do të harrohet lehtë edhe pse asnjë brengosje nuk duhet ta kemi së mos ndoshta presidenti i ri Trump nuk do ta përkrahë çështjën shqiptare në Ballkan. Politika amerikane nuk bazohet vetëm më një peridhë të caktuar kohore. Ajo është politikë konstante e cila nuk lëviz shumë në politikën e jashtme.

Interesat e shqiptarëve përputhën edhe më interesat amerikane në rajon dhe më gjerë. Kurrfarë skepticizmi nuk do të duhej të mbretëron së do të zvetnohet intersimi i administratës së presidnetit, Donald Trumpit për shqiptarët në rajonin e Ballkanit ende më shumë probleme të pa zgjedhura etnike dhe të natyrës politike. Këtë e konfirmuan edhe ambasadorët amerikan në Prishtinë dhe Tiranë, Delawie dhe Lu. Trump është presidenti i 45 i cili do të inaugurohet më 20 janar të vitit 2017 në shtëpin e Bardhë. Mediat, politikanët dhe elita intelektuale në Amerikë trimufin e Trumpit në garën presidenciale e kan parashikuar si mjaftë të vështirë, kur dihet së Trump nuk kishte përvojë të madhe në politikë. Por sjellja e tij jo shumë prej politikani gjatë gjithë fushatës duket tash pas zgjedhjës së tij, së ajo ka qenë konformë sjelljës dhe të ndijesimit politik edhe të shumicës amerikane. Zgjedhja e tij për president ka qenë shumë e logjikshme, sepse amerikanet kërkojnë figura të reja politike pas mandatit të tretë pa marr para sysh së për çfarë përsonaliteti politikë bëhët fjalë.

Do të kishte qenë ndoshta një lloj presedani politik sikur Partia Demokratike të fitonte edhe mandatin e tretë që ta udhëheq shtetin më të fuqishem në botë, edhe pse analistët e shumtë politikë kan menduar së Trump nuk ka çka kërkon në maratonen për të hy në Shtëpnë e Bardhë. Shpesh janë tallur më Trump duke thënë së ai nuk i di postulatet elementare në politikë. Megjithate doli së ai ka ditur më mirë ta përcëpton situatën dhe mentalitetin amerikan në kohë dhe hapsirë. Kjo tek e fundit është demokracia e mirëfilltë amerikane e cila është në shkallë shumë të lartë.

Ajo që duhet të na bregos neve si shteti më i ri në Evropë, është mos ndijesia dhe mos puna e kastës politike në pushtet. Sigurisht së administrata e Donald Trumpit do të kërkojë për bashkëpunim me figura të tjera të pa kompremetuara politike në shtetet e rajonit. Do të kërkojë figura tjera pa afera të korrupcionit dhe të krimit të organziuar, si dhe keqpërdorimeve të tjera të shumta. Sigurisht së Thaçi dhe Rama nuk do të janë shumë rehat në postet e tyre të larta, sepse iu janë shkëpur lidhjet korruptuese dhe tenderuese karshi disa përsonaliteteve më ndikim në Amerikë. Largimi i ish strukturave nekomuniste të cilat gjinden në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe vende te tjera të rajonit, do të ishte konform edhe kërkesave të popujeve të lodhur nga gjendja sociale dhe ekonomike.

Për të mirën e përgjithshme do të ishte që ky pushtet në Prishtinë për çka na intereson më shumë, të largohet sepse është bërë tashmë i pa durueshem. Këto struktuara shumica prej tyre edhe kriminale nuk e kan vendin në udhëheqjën më të lartë të shtetit. Në atë vend ku vriten njerëzit në dorë të pushtetit, kur vritën njerëzit pas luftës dhe kurrë nuk zbulohen dorasit, nuk ka përspektivë të ndritshme. Rinia gjithnjë e më shumë po e kërkojnë përspektivën sa më largë Kosovës. Këtë logjikë largimi masovik nga vendlindja e ka instaluar qëllimisht ky pushtet që ta zbusin pa punësimin enorm në Kosovë.

Këto veprime të tyre karshi proceseve politike dhe karshi proceseve ekonomike janë veprime anti njerëzore së pari, dhe së dyti janë veprime edhe antikombëtare.Nga vatrat tona shekullore në mënyrë përmanente na kanë larguar regjimet kriminale dhe të huaja të serbollavisë, e tash po na largojnë regjimet tona, të cilat e varfëruan popullin si ta kishin marrë modelin e gjunjëzimit të renegatit të kombit, Ali Shukria. Si të shpjegohen veprimet e pushetit ndryshe kur edhe mbrenda lokaleve policore gjejnë vdekjës njerëzit tanë ? Ku është besimi në organet tona pastaj?! Çfarë shteti po ndërtojmë kur askush deri më sot nuk dha përgjegjësi politike dhe as përgjëgjësi morale ? Askush. E ishte dashur të japin edhe përgjegjësi penale. Kjo është mjerimi ynë politikë, është mjerimi ynë edhe kombëtar. I fundit që gjeti vdekjën në duar të institucioneve tona është, Astrit Dehari, dhe veq deklarata qesharare jemi duke degjuar nga organet shtetërore.

Heshtja e popullit përball një pushteti të deligjitimuar është heshtje varri… Është heshtje që na vret përditë nga pak ….Është heshtje e cila do të duhej të ndërpritet më zgjedhjet e radhës nacionale si altenativë e vetme për të dalë nga kriza e përgjithshme, e cila po mbretëron tash e një kohë të gjatë…Përfudimisht ishte dashur të hudhën në plehun e historisë të gjithë ata të cilët nuk bën gjë të hajrit për shtet dhe komb, veq së i plotësuan më të madhe egot e tyre të sëmura përsonale …