MOS U TREMBË EDHE TI DO TA KESH NJË VARR

0
545
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Nesër nuk u sjellë lule njeri
lëvdata partiake mbi varr)

Edhe, dua të më kritikoni. Shani
Asgjë, nuk më thatë: përsëgjalli:
Punë tjetër, është:”Rilindja Shqiptare”!
Nderime. Fjalë koti patetike. Dhe, lule.
Veç, helmimeve. Djegëjes shtëpive
Shqipërisë. Dy-tri herë me radhë:
Tinës, Gjirit Zanave Maleve. Kalasë.

E di. Nesër, pas vdekjes do turreni
Para kamerave televizive, te Varri.
Ende, mashtroni popullin shqiptar:
Lule vjollce, lëvdata partiake Zjarri
Nuk kam, as një gotë raki Rrushi?!

Hi-hii-hiii. Mashtroni, zhvishni veten
Lëkurën si gjarpëri te “Përroni Thanës:
Burimin, ku ka raki. Ujë Burimi Poeti
I Ditës Nesërme. Poezisë rebele erotike.

I lumtur do isha, edhe Sot të më shani
Më zi se Dje. Shpëtoni Nënën Parti.
Palaço, ju! Që, e pështyet të vërtetën.
Përpiqeni të më shpëtoni Mua si Poet
Nga Ferri Dantes. Zjarri “Xhehnemit”:
Pavetëdije, varrosni. Dhe, shani veten.

Mos u trembëni! Edhe, ju do keni një varr
Pa problem, me gjithë tesha. Apo, lakuriq:
Politikanë. Shkrimtarë. “Analistë” politik…

(Pispilosje para Pasqyrës)

Ikën ato vite rinie. Çmendurie
Arratisje me Mike. Bregliqeni:
Strugë. Poradec. E, Prishtinë.
Det. E, maleve mes Dimri. Akulli
Pa nxemje, në dhomë. Nata flakë.
Zjarri në shtrat. E prisnim Diellin
Ditën e Nesërme. Libra Dashurie!

Dashuri, edhe urrejtje. Nateditë
I bëmë bashkë para syve Xhadisë:
Pispilosje, para kamerave. Pasqyrës
Ditës Nesërme, në Baba Tomorr…

(Miken e helmuat dhe
fluturoi në Qiell)

Pas ikjes, Gruas Time besnike në Parajsë
Përkrahëses, sime në Jetë Poete. Poezi.
Ishte: Mikja ime F. Breg Liqeni: Poezi.

Pasmesnate, me telefon u paraqitë Mikja:
O, burrë! Ke, mbetur vetëm me Poezinë.
E di ti: Unë, jam xheloze. Dhe, nuk të lë
Përsëgjalli. Shtrat, me atë Rrospi Xhadi
Liri. A, mund të martohemi: Unë, dhe Ti?!

Qesha, Unë natën. Ne, jemi në një Shtëpi
Vështirë e kemi ta presim Ditën e Nesërme.
Dyert, i ke te hapura krah më krah. Liri.

Asgjë, nuk dija për Miken. Befasoi Poezia
Pas një kohe Poezie erotike, në Korçë:
“A, mund të martohemi: Unë, dhe Ti”?!

E kërkova. Hëngrëm drekën e fundit Poetike
Bregliqe. Unë, ika për pushime, Durrës.
Ajo, u kthye në Shqipëri. Poezinë Erotike…

Një vit më vonë, më bafasoi lajmi publik:
Sot, papritmas edhe një Mike, iku në Poezi…

(Imzot për Mua nuk keni
ende një Zanë Mali)

Përçudi, armike pas shpine m’i ndërsyet:
Edhe, Rakinë e Rrushit. Dhe, Poezinë.
Nateditë, vras Veten me Dy Gra besnike
Imzot, a nuk keni për Mua një Zanë Mali
Mes lisave malit, të më japë pak gji?!

Herë pas here, e kam përplasur kokën
Rrugëve Shkupit. Edhe, në Shtëpi:
Xhadinë, me Dy Gratë e saja Besnike.

Rrospinë, që Dy Gratë e saj besnike
Sot, m’i ndërseu në Luftë pas shpine.
Shkaku, se: këto Dy Gra kurtizane
Luftë, moti kanë shpallur mes vete.

Që, të dyja më duan për burrë besnik
E, Unë dua një Grua tjetër: LIRINË!…

(Mos u trembë edhe ti
do ta kesh një varr)

Patjetër, edhe ti do ta kesh një varr
Arën e Babait. Rrëzë, Çukës Ilire.
Edhe, do të hyjsh brenda pa brekë
Këpucë. Fjalime politike. Çmime.
Siç, të lindi Nana. Varrosi Partia.

Nuk do të kesh pas shpine. Rrugaçë
Rrufjanë. Polici letrare. Poezi. Mike:
Vlerësojnë si Poet partitë politike.
Partizanët e tyre gjysëmanalfabetë:
Fjalime patetike. Çmime shtetërore…