Nga MUSTAFA V. SPAHIU
MOS U NIS, MOS U NIS –
PO U NISE MOS U KTHE!
Më shklitën këmbët rrugës’historisë,
As vet s’e di – orëligën – s’e matēm!
Uratën as bekimin ogur s’e patëm
S’ia gjeta rrënjën katrore maturisë.
Kupën e Odinit e theva mirë e mirë!
Një poet hardallisht tinës më qeshi,
Vargun e pa shkruar ta thotë deshi,
Ballit djersët – sumbllash i djersirë…
Mos u nis mos u nis gjetheshkundur,
Mos druaj nga ugurzezat si shtriga
Po u nise mos u kthe as nga friga,as
Nga grabofçat ecin me maska tundur.
Mos u nis mos u nis edhe pa zjarrin,
Dushmani kur të sulet me rreptësi –
Para tij mbëltoi vjollcat për liri, sepse
Rrugës s’nisur eshtrat janë’n barin.
Po u nise mos u kthe ende i pashkuar,
Rruga ka pusira – mos ke tutë as frikë!
Radari i zemrës larg e heton çdo pritë;
Dyluftime e fitore ndodhin pa menduar.
Sa bukur u nise, i vlerëshmi udhëtar,
Nisja është një lindjesim i përtrirë, dhe
Pa buk’e ujë n’cak duhet për t’arrirë,
Kapto shtigje zgjidh detyrën shtegtar.
Nisja asnjëherë nuk është e gabuar, e
Kthehu me guxim me të ardhmen, E
bardha, e kaltra s’e marrin t’galmen,
E kuqja me të zezën rrin zbukuruar.
E mërkurë, 17 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire