MOS U DËSHPËRO EDI RAMA, SHEMBULL DHE MODEL I DEMOKRACISË

0
696

JENI DHE DO TË JENI KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Tregim nga libri “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa“.

Mos u inatos, mos u acaro në Parlament Edi Rama me shpifsit langaruc se kaloni në depression dhe nuk u shëron as Krishti as Muhamedi edhe sikur të ringjallen.

Mos bëni mat e bat me Lul Bashën. Ai nuk ka lexuar librat Biblike dhe Turatike që ishin dhe janë për të mirën dhe dobinë e njerëzimit, por ka lexuar librat e Marksit dhe të Stalinit, dy mizoristët, mëkatarët e antiiradinit.

Sali Leka

Unë nuk shoh televizion, merrem me studime, por ditën e enjte 31 janar dola në lokal për të pirë kafe e raki me dy shkrimtarë Velo Cfarku, Kujtim Dusha dhe dy intelektualë Maliq Buci, Ib Tafani.

Duke biseduar dhe kënduar se unë Kujtimi dhe Veipi këndojme shumë, shikuam dhe dëgjuam Edi Ramën në Parlament i sekëlldisur, duke bërë duel me sakrament dhe gazhel gënjeshtaruc shtrembaluc dhe me fallsifikatorë të stazhionuar të dosjeve familjare shqiptare të sigurimit komunist, të mbushura me sajime, trillime monstruoze edhe për babain e Edi Ramës skulptori i aftësuar Kristaq i nderuar I kulturuar. Dosjet e sigurimit komunist i shtrembërojë, i katranosi, i fallsifikojë akoma me keq Bashkim Gazi Dede në vitet e muzgut pseudodjathtist 1992-1997.

Dosjet e sigurimit enverist ramizist me shtrembërime dhe fallsifikime makabre për shkrimtarin dhe poetin Sali Leka, shokët e mi, poetë dhe romancierë Fadil Pacrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Ibrahim Uruci, Xhemal Broja, Faik Ballanca, Kapllan Resuli, Pirro Kuqi, Jakov Xoxa, Zydi Morava.

Na burgosën, na persekutuan, na diskriminuan egërsisht dhe tmerrësisht, por unë nuk jam dëshperuar, as nuk dëshpërohem.
Kam ndihmuar redaktorët letrare artistike Dhimitri Fullani, Perikli Jorgoni, Enver Bitri, Pirro Tase, Sejdin Kondi në shtëpinë botuese “ Naim Frashëri “ Tiranë. Këta redaktorë të aftësuar, të kuturuar, të papërtuar kanë daktilografuar në makina shtypi librat e mia me tregime të dobishme dhe poezi brilante. Edhe redaktorët shembullore Fatbardha Spahiu, Delie Marku, Brikena Simoni, Valbona Dushku, Jolanda Gjoni 25 vjet me punë të madhe, të shkëlqyer duke daktilografuar 85 librat e mia.

Unë nuk jam deshperuar as kur me akuzuan horr, don zhuan i lavireve i putanave.
Nuk jam dëshpëruar as kur fallsifikuan shkrimin e dorës dhe me akuzuan shkrimtari Sali Leka ka shkruar librin me titull “ Enver Hoxha vandal brutal drejton Shqipërine sikaike, rrakitike në det”.

Nuk u dëshpërova as kur na arrestuan me shokët e mi Haxhi Sulika, Ramazan Shkalla, Selman Voca. Haxhiu komunist e përjashtuan nga partia, e akuzuan për shpërthimin e dy minave në cisternën e naftës dhe shkrimin e parullave kundër partisë dhe shoku Enver. Kryetari i grupit terrorist, shkrimtari dhe poeti Sali Leka dekadent mikroborgjez, fetar, reaksionar i rrezikshëm.

Për të më frikësuar dhe tronditur me afruan tek dera e birucës Haxhiut. E kishin torturuar rëndë dhe lëngonte thoshte: “ Më torturoni, më vrisni po të doni. Nuk di të shkrep mina as me shkruar parulla.

Në birucën time erdhi shefi i ndjekjes krimeve dhe më tha: “ U arrestua Bajram Veliu, ka kryer akt terrorist, por nuk i tregon dy shokët e tij bashkëpunëtore. A e njeh ti Sali Bajram Veliun: më pyeti shefi ”. E njoh: I fola unë, kam pirë raki me burrin fisnik dhe kreshnik besnik Bajram Veliu. Shefi më tha : “ Kam njëzet vjet shef i krimeve por njeri si ti Sali Leka që shkruan tregime të vërteta për të mirën e të tjerëve, por gënjen kundër vetes. Të burgosurit mohojnë edhe vëllain edhe kushuririn dhe thonë nuk i njohim, ndërsa ti pranon për shok terroristin Bajram

Veliu. Vetë e rëndove veten, Jeni pjesëmarrës në dy grupe terroriste. Trego emrat e dy bashkëpunëtorëve të Bajram Veliut “.

Unë shefit i fola: Bajram Veliun e kam shok, nuk e mohoj kurrë, as nuk e besoj që ka bërë akt terrorist, por nëse e ka bërë e ka bërë vetëm. Ai ështeë burrë kreshnik. Mos arrestoni të tjerë së janë krejt të pafajshëm. Shefi më tha: “ Do të arrestojmë dhe dy të tjerë për të lehtësuar Bajram Veliun se i vetëm dënohet me shumë”. Unë përsëri i fola: Nëse është kështu të lirohen të tërë edhe Haxhi Sulika, Ramazan Shkalla dhe Selman Voca. Të dënohen vetëm unë dhe Bajram Veliu për dy akte terroriste. Edhe Bajram Veliu nuk pranon më të arrestohen të tjerë se e përballon vetë burgun. Haxhi Sulikën shtrojeni dhe mjekojeni në spital dhe mos e ktheni më në birucë as ka shkrep mina, as nuk ka për të shkrep, as ka shkru parulla as ka për të shkru, sepse nuk ka arsim. Arsim kam unë por nuk shkruaj parulla por shkruaj libra me tregime dhe poezi të dobishme për jetën njerëzore.

Shefi doli dhe erdhi hetuesi dhe më tha: “ Sali, Haxhiu i tregoi të tëra që ti je kryetari i grupit ”. Unë i fola: Shoku hetues provokimet janë të dobishme por unë e njoh Haxhiun dhe ai më njeh mua, nuk shpifim dhe as nuk gënjejmë as kundër njeri tjetrit as kundër të tjerëve por mjekoni plagët dhe më torturoni mua dyfish edhe për Haxhiun. Sesi vazhduan torturat me mua, me Selmanin dhe Ramazanin do të shkruaj në një tregim në vijim por sot tregoj për Bajram Velin.

U burgos shtatë vjet, edhe në sallën e gjygjit shpifën kundër Bajram Velit 14 dëshmitarë gënjeshtarë zuzarë me lloj lloj trillimesh “ Armiku i popullit Bajram Veliu na imponon të duam Amerikën imperialiste dhe Europën kapitaliste“.

Prokurori i tha: ” Unë ty Bajram Veliu të dënoj shtatëdhjetë vjet, aq terrorist i rrezikshëm jeni por ligji e ka shtatë. Une jam zbatues i ligjit “.
Bajrami i tha: “ Edhe shtatëdhjetë më dënoni! Unë isha jam dhe do të jem Bajram Fisniku dhe kreshniku, Bajram vigani dhe humani, Bajram besniku vatani”.

Haxhi Sulika jeton por i sëmurë, i rraskapitur nga plagët e torturave.
Shkrimtari Velo Cfarku tha: “ Sali, ti ke shkruar,Shqipëria me Edi Ramën në vitin 2040. A nuk frikësohesh se duke qëndruar në pushtet shumë vjet Edi Rama bëhet diktator i eger si Enver Hoxha”.

Edhe unë shokëve u tregova: Enver Hoxha ka bërë krime tragjike, por nuk janë treguar dhe as nuk i tregojnë, krimet i bëri por nuk i bëri se qëndroi dyzet vjet në pushtet. Njeriu nuk bëhet kriminel tragjik se qëndron gjatë në funksion publik, por do të shkruaj ditë tjetër pse Enver Hoxha jetoi dhe vdiq kriminel.

Sot e kam obligim të theksoj Edi Rama nuk ka për të bërë krime as tragjedi as masakra si Enver Hoxha, edhe sikur të qëndrojë në pushtet 120 vjet, por do të bëjë mrekulli madhështore me jehonë botërore.

Ashtu si unë deri tani kam shkruar 85 libra të mira, të dobishme dhe akoma më të mira do të shkruaj.
Kur u zgjodh Edi Rama kryetar i partisë socialiste unë me shumë gëzim dhe betim u anëtarësova në partinë socialiste.
Shokëve, miqëve dhe të njohurve u kam thënë dhe u them: Antarësohuni në partinë socialiste se është dhe do të jetë parti shembullore pastërtore moderniste.

Me kaq për sot kemi akoma në vijim, viti 2019, viti i tregimeve të vërteta faktike të dobishme dhe me poezi eposike brilante të larmishme.
Ata që nuk i duan do të lëngojnë dhe do të vajtojnë.
Unë skam vajtuar as vajtoj, por kam kënduar dhe këndoj.
Kam kënduar dhe kur isha i burgosur, i përsekutuar në skëterrin mizorist.
Edhe shokët dhe shoqet e mia kanë kënduar, këndojnë dhe do të këndojnë.
Shokët dhe shoqet e mia mendimtare guximtare, viganesha kreshnike si fratesha teuratike.

Sali Leka, Cel 0683855340
Tiranë, Shkurt 2019