Mos të vazhdohen bisedimet më palën serbe

0
797
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Së bisedimet më Serbinë nuk kan kuptim e tregoi ngjarja e fundit e kthmit mbrapa të trenit serbë në veri të Mitrovicës. Veriu nuk funksionoj deri tash si tërsi territioriale, nuk po funksinon as si tërsi politike. Beogradi zyrtar në vend të bisedimeve për çeshtje teknike dhe të mirëqenjës të minoritetit serb në Kosovë, imponoi bisedime të natyrës politike, të cilat i pranoj lehtë pala e Kosovës, me aminin edhe të strukurës së BE-së, nën mbikqyrjën e së cilës po zhvillohen këto bisedime. Koha gjithnjë është duke e treguar së bisedimet ishin më shumë në dëm së sa në të mirë të Kosovës. Këto bisedime për normalizim të mërdhjënjeve siq po thuhet, janë futur në qorrsokak. Serbia kurrë nuk iu ka përmbajtur marrveshjeve.

Serbët në vend të rrugës së mirëkuptimit zgjodhen rrugën e opstrukcioneve te vazhdueshme politike karshi Kosovës. Në njëren anë zhvilloheshin bisedimet kurse paralelisht më to nuk ndaleshin aktet e dhunes te strukturave paralele kriminale serbe . Barrikadat në lumin Ibër që 17 vite nuk u hoqën veq sa e ndërruan pamjën e tyre. ”Rojat e urës” për shumë vite jo vetëm që e bënë të pa mundur levizjën e lirë, por shpesh ata edhe rrahën dhe maltretuan shqiptarët, madje edhe ndërkombëtaret. Edhe shumë akte të dhunës deri në vrasje pamë gjatë këtyre viteve në veri nga ekstremistet serbë. Fill pas luftës e kam potencuar rrezikun e enklavizimit të Kosovës. Me Asociacionin e Komunave Serbe të formës etnike minoriteti serbë po i mundësohet herdo kurë ndarja.

Dihet së serbët edhe luftën përmes kriminelit Millosheviq e zhvilluan për Serbi të Madhe. Vet fakti së Millorad Dodik udhëheqësi i serbëve në BH-ne, para do kohe shpalli referendumin për shkëputje nga kjo republikë, ngjalli edhe më shumë apetetitet serbo mëdha në Ballkan. Nese Serbia nuk arriti më luftë ta formoi Serbinë e Madhe, nuk hoqi dorë nga ky koncept shovenist politikë as në kushtet e paqës. Nuk hoqi dorë sepse Serbia nuk u dënua për gjenocid nga TPI-ja edhe pse gjykata e Hagës pati një mori faktësh së forcat militare dhe paramilitare të Millosheviqit kan kryer gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë.

Gjithë ato vrasje dhe maskra në këto dy shtete nuk ishin gjë tjetër vetëm së akte të spatrimit etnik dhe shfarosjës në masë të gjerë. Kur Kroacia dhe Bosnja bënë padi pranë Gjykatës per Krime Lufte ne Hagë për gjenocid, Kosova kur nuk e bëri një punë të tillë. Nuk bëri padi as për dëmet e luftës, nuk kërkoi deri më tash as ndarjën e pasurisë dhe kthimin e pasurisë së grabitur nga Serbia. Elitat tona të pushteteve të pasluftës, u treguan të dobëta sepse ishin më shumë lakmitare për pushtet e më pak për shtetndertim dhe mirëqenje. Nuk patën kohë për çështje kapitale të kombit!…

Të kthehemi pak të ngjarja e fundit e kthimit të trenit shovensit serb, e cila ngjarje pa dyshim së lidhet më kronologjinë e deritashme të veprimeve te kriminelëve dhe paramilitarëve serbo – rusë në veri. Shpesh në fjalimet e tij presidenti serb, Tomisllav Nikoliq por edhe keryeministri, Vuçiq e thanë së Serbia do të mbrojë vendin sipas kushtetutës së saj. Edhe më hartimin e kushtetutës serbe të vitit 2006 Kosova nuk është hequr si pjesë e terriotorit të Serbisë.

Nuk u hoq nga kushtetuta sepse Serbia gjithnjë është duke i ushqyer apatetitet e saja së pavarësia si concept politike do të bjen poshte gjatë bisedimeve më palën e Kosovësose ankesimit te veriut me lufte. Serbia zyrtare është duke jetuar më ëndrrat e mesjetës duke mos e pranuar realitetin e ri të krijuar të pas luftës. Zatën Kosova më dhunë i është aneksuar ish–Jugosllavisë duke u shkëputur nga trungu i lashtë ilirik. Politika e çetnikizmit serbë në pushtet është toleruar gjatë nga strukurat e BE-së, madje kjo politikë jo reformiste u faktorizua shumë karshi Kosovës.

Kjo është një politikë dritëshkurtër serbe e cila vet do ti kushton Serbisë, edhe përkunder tendecës së hapur të kthimit të aleancave të vjetra në Ballkan dhe më gjerë. E hoqen Serbia nga preambulla kushtetuese e saj Kosovën është punë e tyre. Proceset politike në Ballakan nuk ka mundësi të kthehen në formen e viteve të 90-ta kur edhe filluan luftërat. Shqiptarët edhe pse më elita politike shumë të dobëta, si popull nuk do të lejojnë për asnjë çmim që sërish të okupohen nga serbet dhe ruset barbarë. Vashingtoni dhe Bruseli si qendra të vendosjës kanë investuar shumë për pavarësinë e Kosovës .Ato do të jan garant i mirë i funksionimit të shtetit të ri te Kosoves.

Çështja shqiptare nuk është përmbyllur më pavarësi te Kosoves, ajo përmbyllet kur të kthehen të gjitha trojet etnike të gllaberurara nga serbosllavet dhe grekët. Në këtë shekull do të nxiren jashta të gjitha rrënjët e shovenizmave. Edhe afër 75 përqind serbëve mendojnë së Kosovën e kan humbur. Elitat serbe sidomos ato pas vitit 1999 janë këmbëngulëse për ndarje të Kosovës. “Zajednica” dhe Demarkacioni me Mal të Zi, shumë na i kan komplikuar punët në këtë drejtim. Na i kan komplikuar së në krye të shtetit është një kastë e pa përgjegjshme politike…