“MOS RRÊJË RROK,.. JÉ “NDER’I KOMBIT”!…

0
940
Fritz Radovani

KANGË ME ÇIFTELI:

Nga Fritz RADOVANI, ZemraShqiptare.net

Fjala e një Kleriku apo fetari në Shqipni gjithmonë asht kenë besue pa asnjë diskutim.

Koha solli ndryshimet e veta e bashkë me ta edhe ndryshimin e “besueshmenisë”, që sot bahet shumë e diskutueshme nga rrethanat historike per secilin njeri. Fatkeqsisht, kjo ngjet sot edhe me Klerikët tanë ashtu si me besimtarët. Ndoshta, asht krijue një ide tek ata, se të gjithë po rrejnë, ose ma e zbutun me gjuhen e njësueme “gënjejnë”, kush ma pak e kush ma shumë, “pse na të perjashtohemi nga shoqnia mashtruese e politikanëve apo prof. dr. e akademikëve, që kanë rrejtë e gënjye tash 68 vjet, e askush nuk po i kundershton ata?” – Fatkeqësi shumë e madhe!

Ardhja e Eshtnave të Imzot Nikollë Kaçorrit në Atdhe mbas 95 vjetësh, i varrosun në Vienë në vitin 1917, me perpjekjen shembullore dhe të pakursyeme të qytetarit shkodranë Pjeter Gjergj Logoreci dhe klerikut Don Pren Kola, me daten 9 Shkurt 2011, kur arritën në aeroportin e Rinasit, me Eshtnat e Imzot Kaçorrit, hapi një kapitull të turpshem aq sa të pabesueshem nga shumë shqiptarë, që e dinin (edhe pse i lanun në heshtjen e varrezave austriake), se Imz. Nikollë Kaçorri, asht një Atdhetar po aq i Madh sa ata që “thohet” se na sollen Lirinë dhe Pavarsinë kombëtare me 28 Nandor 1912, ndonse të gjithë pa perjashtim duhen rreshtue mbas Atdhetarit Imzot Nikollë Kaçorri.

Sot ky kapitull i “çvleftësimit apo i urrejtjes fetare” ka perfshi shumë Atdhetarë, tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli, At Mati Prennushi, Imz. Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi, Don Zef Ashta, Preng Previzi, Imzot Lazer Mjedja, Prof. Ibrahim Rrugova, Prof. Filip Fishta, Prof. Karl Gurakuqi, Don Ndoc Nikaj, Imz. Preng Doçi, Dr. Risto Siliqi, Prof. Namik Ressuli, Mësueset e para shkodrane, Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja, Tina e Nikës e sa e sa të tjerë, që nuk zehen me gojë, edhe pse punuen gjithë jeten të rrezikuem nga kafshimi i pashpirtë i ujqëve turqë, sllavë e grekë të pamshirëshem e gjaksorë.

Parathanja e 100 vjetorit Pavarsisë fillon me ardhjen, “pritjen” qeveritare dhe ate fetare të Eshtnave të Imzot Kaçorrit në Rinas, me daten 9 Shkurt 2011, ndonse qytetari Pjeter Logoreci me daten 27 Janar 2011, ka njoftue zyren e Argjipeshkvisë së Tiranës per daten që do të mërrijnë në Rinas. Në kjoftë se Rrok Mirditës nuk i kujtohet data e 27 Janarit 2011, z. Pjeter Logorecit i kujtohet edhe personi që ka ngritë receptorin e telefonit… Po desht ia kujtojmë!

I vetmi Klerik Katolik që ka dalë në Rinas me pritë Eshtnat asht kenë Imz. Damjan Kurti, i cili ka lëshue edhe dokumentin e marrjes në dorzim. Janë kenë familjarë, bashkfshatarë të Imz. Kaçorrit si dhe shumë qytetarë nga Durrësi, të cilët kanë shoqnue Eshtnat e Atdhetarit vet.

Rrok Mirdita (me detyren e Argjipeshkvit të Tiranës, mbas vitit 1993), deklaron, me 30 Tetor 2012 në http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/30/sjellja-me-eshtrat-e-kacorrit-rrok-mirdita-…“Ka qenë befasimi më i madh në këto vite që unë kam qenë në Shqipëri. Nuk ishte aspak dinjitoze dhe nuk dua të gjej fajin, sepse thonë se faji është jetim. Unë jam gjetur përpara një fakti të kryer në këtë rast dhe jam njoftuar vetëm momentet e fundit. Jam informuar për ardhjen e eshtrave të tij vetëm një ditë më parë. Kisha menduar se do të kishte një ceremoni të madhe, ashtu siç ndodhi dhe kisha parë në përcjelljen e At Zef Pëllumbit. Nuk dua të hyj në detaj por kjo ka qenë një befasi e madhe për mua…”
Ma poshtë po Ju paraqes dokumentat origjinale që tregojnë të verteten:


Dokumenti i marrjes në dorzim nga Imz. Damjan Kurti, Në Kishen e Durrësit, me daten 9 Shkurt 2011.

* * *

Lexues i Nderuem! Besoj se këta dokumenta nuk kanë nevojë per asnjë koment.

Melbourne, Nandor 2012.