MOS NA SHTREMBRONI HISTORINË E SË VËRTETES

1
715

(Jo, LDK-ja nuk ishte ajo që e organizoi këtë manifestim e demonstratë të parë, aq të madhe e aq të rëndësishme për çështjen kombëtare, sepse kjo veper nuk ishte e askujt tjeter përpos, e: „Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosoves“)

Më rastisi të shof një artikull i pubikuar para pak ditësh, në të cilin propagandohej vepra respektvisht aktiviteti i „Diaspores shqiptare“, me rastine 30 vjetorit të Demonstrates së parë shqiptare në Evropë, e zhvilluar dhe mbajtur në Bern të Zvicres, me datë 18. Prill të vitit 1981, për të cilen flitej se e paska organizuar LDK-ja, e njohur si „Lidhja Demokratike e Kosoves“, vepër kjo e organizuar nga atdhetarët e devotshëm shqitarë, si: Kadri Zeka, Hasan Mala, Hajdar Sadrija, Kadri Avdullahi, Zija Shemsiu, dhe ku janë harruar poashtu edhe shumë emra të tjerë, si: Time Kadrija, Fazli Veliu, Mustafë Xhemajli, Emrush Xhemajli, e ndër ta edhe Ajrullah Sherifi etj, emri i cilët nuk po përmendet askund, duke lënë tërësisht në heshtje e harresë veprimtarin e tij aq të gjatë, sa gjithë jeta që bëri, e që ishte ndër shokët më të ngushtë dhe krahu i djathtë i Hasan Males dhe të gjithë atyre që janë lartëpërmendur, duke sakrifikuar jo vetëm veten e tij, por edhe gjithë familjen e farefisin, për çështjen siç e quante ai: „Shqipërinë etnike“!

Edhe pse nuk përmendeshin emrat tyre, gjë që nuk është aq problematike, ngase askush prej tyre atëbotë, nuk luftonte për pasuri, karrierë apo lëvdata e dhurata, vlenë të theksohet se e keqja qendron aty ku nuk përmenden dhe nuk lartësohen askund, subjektet të cilave ju takonin oganizatorët e këtyre evenimenteve, me një rëndësi teper të madhe, për të rizgjuar kujtesen e tradhtive të mëdha të bëra shekuj më herët, nga fuqitë e mëdha, por edhe nga tradhtarët e brendshëm, të cilët na lanë të coptuar nën thundren teper barbare të fuqive të bashkuara sllave, siç kemi edhe sot, armiq të dëshmuar ndër shekuj, e të cilat ishin: Rusia, Serbia, Greqia, Maqedonija Mali i zi dhe shumë aleat të tjerë të tyre të asaj kohe, ku vlen të përmendet edhe Turqia!

Duke patur parasyshë se organizatorët e këtyre „Demonstratave“, që nga e para e deri tek ato më të spikaturat për çështjen tonë madhore kombëtare, kanë patur dhe kanë zhvilluar aktivitetin e tyre, nën subjektin më të njohur politik dhe revolucionar të asaj periudhe kohore, dhe e cila ishte e vetmja atëbotë në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, më duhet t’ju rikujtoj atyre që duan të bëjnë shtrembërime dhe ti informoj ata që këtë çështje nuk e dinë me saktësi, se ky subjekt politik kjo organizatë veprimtarie kombëtare e atdhetare, ishte:

„LPRK-ja“, e njohur si „Lëvizja Popullore për Republiken e Kosoves“! Në vitin kur është zhvilluar kjo “Demonstratë e parë“, e përkujtuar për mrekulli në artikullin e publikuar, nuk theksohet fare, se atëbotë, nuk ekzistonte një LDK, për të cilën atëherë as që ëndrronte ndokush se do të formohej ndonjëherë!

Kadri Zeka dhe vëllezerit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pastaj tashmë i ndjeri Hasan Mala, Zija Shemsiu, Kadri Avdullahi si dhe vetë Hajdar Sadrija, atëbotë, ishin aktivistë në kuader të Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosoves, prej ku tek më pastaj, pas themelimit të LDK-së, në vitin 1990- të, një pjesë e anëtarëve të Lëvizjes – të LPRK-së, për arsyet e tyre më shumë objektive, por edhe për arsye tjera të tyre subjektive, të cilat më së miri ata vetë i dinin, patën aderuar në LDK-në e Ibrahim Rugoves, derisa, shumica e aktivistëve të lartëpërmendur, si organizatorë të këtyre manifestimeve dhe demonstratave me karakter të paluhatshëm kombëtar, paten mbetur dhe ju qendruan besnik parimeve të veta dhe „Lëvizjes Popullore të Republikes së Kosoves“, duke mos u luhatur aspak, as nga parimet e veta politike dhe, as nga parimet e veta në detyren e nderit për mbrojtjen e interesave gjithëkombëtare shqiptare, në viset dhe për viset e trojet e veta etnike!

Prandaj jo, LDK-ja nuk ishte ajo që e organizoi këtë manifestim të parë, aq të madhe e aq të rëndësishme për çështjen kombëtare, sepse kjo veper ishte kryesisht pa asnjë mëdyshje e „Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosoves“.

Ismet Shabani

Pershendetje të ngrohta vëllazërore për mbare¨stafin e Redaksisë “Fjala”
Me nderime dhe pekushtim

Ismet Shabani

1 KOMENT

  1. O Ismet Al Shabani, dhe Disapora tjeter… po e perseris me dijeninë time per juve lprk, krkqk… e plot qisi partia pa lidhje si vijon:

    Dardan R. F. Gashi 18 Prill 2017 at 18:01

    O diaspora,

    Ne qe i duruam te gjitha torturat, diskriminimet, boksat, shuplakat, plumbat, tenkat granatat, …helmimet… edhe qindra mijera veprime anti-shqiptare dhe anti-njerzore… dhe qe perkunder te gjitha ketyre barbarizmave shkavellle… ne 1.3 Milion SHQIPTARË… vazhduam te jetojme ne keto kushte ne Kosove… e tua mundesojme juve frikacakeve te protestoni …juve qe iket ne diaspore dhe na latë neve te kacafytemi ne verzione te ndryshme me shkavellizmin… …e ju mos u lavdoni me nje demonstrate koti, dhe te sigurtë ne shtetet demokratike… e nese ndonje UDB-ash ju ka percjelllllë… pune e madhe… ne krahasim me vendin ku zhvillohej beteja per LIRI dhe per SHQIPTARI… ju keni ike pas shuplakes se pare …hop e ne Gjermani… pune e madheeeee.

    Asnje aktivitet i asnje partie apo levizjeje politike me emra koti siç kane Kkr, PkkKrk, Lpqk, Ldk, Pdk, Aak, apo qfaredo tjeter… nuk keni dhene as 0,00000001% per kontributin te lidhur me LIRINE DHE PAVARESINE EKOSOVES… ne krahasim me te gjithe neve, qe kemi qendruar ne Kosove gjithmone … dhe kemi shqipëruar edhe emrat, e jo si ju që mbani ende emrat e turkit…

    Pallavrat e juaja per patriotzem shitni neper oda, banhofa, disko klube…etj. etj…

    Kosoven e qliruan ata qe ndejten ne Kosove… dhe te cilet e binden AMERIKEN QE AJO DMTH AMERIKA TE E QLIROJE KOSOVEN… e sa per juve zvicranve, gjermanve, londonezve… AMERIKA KUUUUUUUURRRRR SE KISH LEVIZ NATO-n…

Komentet janë mbyllur.