asnjë klike mizore uzurpatore.
Tregim nga libri “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa“
Të nderuar Hashim Thaçi Edi Rama, Gramoz Ruçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli.
I nderuar Genti Cakaj i aftësuar për diplomaci politike dhe historike.
I nderuar Baton Haxhiu i aftësuar me kontribut të çmuar për letërsinë artistike mediatike kombëtare eposike.
Të nderuar shtatëqind e pesëdhjetë intelektualë të kulturuar me kontribut të çmuar për demokracinë e vërtetë shembullore, për Atdheun, Shqipërinë dhe Kosovën Dardano Arbnore.
Emrat tuaj do ti shkruaj në tregimin në vijim me dialog dhe bashkëbisedim, por sot e kam obligim të theksoj me betim dhe vullnet iradin ilmin: Ah sikur të ishin si juve shtatëmijë e pesëqind djem dhe burra mendimtarë vizionarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.
SALI LEKA
Shqipëria dhe Kosova, populli shqiptar në të dy anët e kufirit defakto kanë nisur bashkimin, por dejuro do të vonojë, do të shkojë deri në vitin 2025, ose në vitin 2028. Do të vonojë dhe do ta pengojnë klikat mizore zuzare kusare uzurpatore, me stërvitje dhe instruksione makabre mizore.
Këto klika antinjerëzore mëkatare gjakatare nuk janë formuar në vitin 2013 as në vitin 2018, por janë krijuar në vitin 1878, dhe penguan qeverinë e Abdyl Frashërit me qëndër në Prizren. Në vitin 1881 klikat monstruoze shkatërruan qeverinë e Abdyl Frashërit dhe vranë maskaruan djem dhe burra kosovarë, kreshnikë luftëtarë dhe besnikë Atdhetarë, me në krye Idriz Seferi, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Ramadan Zaskoli, Mic Sokoli.
Klikat e tmerrshme antishqiptare penguan Isa Boletinin mos të shkonte në Vlorë me 28 Nëntor 1912, dita e shpalljes pavarësisë dhe u formua qeveria Ismail Qemalit, por e shkatërruan klikat në Janar 1914.
Ismil Qemali u strehua në Itali, pastaj vdiq në mënyrë enigmatike.
Shqipërinë dhe Kosovën e uzurpuan klikat mizore zuzare mercenare kusare të llahtarshme.
Kreshnikun besnik Atdhetar Isa Boletinin e vranë në vitin 1915.
Klikat gllabëruan qeverinë e Ismail Qemalit dhe spostuan nga administrata zyrtare qeveritare djemtë dhe burrat kosovarë, trima luftëtarë që luftuan shtatë vjet dhe fituan kundër gjeneralëve otoman Dervish Pasha dhe Shefqet Pasha, por nuk fituan kundër dy klikave, njëra e vendosur në qytetin e Durrësit dhe tjetra në qytetin e Dibrës.
Shtatë vjet luftë e ashpër në Kaçanik, Gjilan, Gjakovë, Deçan, Prizren, Pejë, Drenicë, Preshëvë dhe kudo në Kosovë u derdh gjak, u vranë djem dhe burra, vajza dhe gra kosovare dhe emrat e tyre duhet të shkruheshin me germa të arta.
Emrat e këtyre dëshmorëve Atdhetarë Kombëtarë të dekadës parë shekulli XX 1906-1912 nuk i regjistroj qeveria e Vlorës, as nuk i paraqiti në Europë, për të kërkuar dëmshpërblim, nga perandoria otomane. E penguan klikat makbethiste që rrinë nëpër qytete dhe furnizohen me sulltanete e zijafete nga banditë kusarë, mercenarë zuzarë që rrinë nëpër pyje dhe shkurre.
Kështu stafetën e luftës dhe fitores mbi Dervish Pashën dhe Shefqet Pashën, e mori Serbia dhe Bullgaria që nuk kishin derdhur as dy pika gjak as nuk ishin vra as serb, as bullgar.
Neve sot nuk dimë as emrat, as numrin e djemve dhe burrave të Kosovës që vaditën me gjak, luginat e Kaçanikut, Gjilanit, Preshevës, Drenicës, Pejës, Gjakovës, por dimë historinë e shtrembëruar, sikur otomani u largua nga Ballkani nga Serbia dhe Bullgaria, por e vërteta është: Po të ishin aq trima serbët dhe bullgarët kishin mbrojtur Kostandinopojën në vitin 1451, qytet multi etnik me shtatë kombësi dhe tetë minoritete edhe Serb, Bullgar, Moldav, Maqedon, Shqiptar dhe Helen.
Në vitin 1912 otomani u largua vetë nga Ballkani, por donte të mbante Kosovën dhe e sulmoi me ushtri të motorizuar me në krye dy gjeneralë luftarë, Dervish Pasha dhe Turgut Pasha.
Me shumë së në Kosovë asgjëkundi në Ballkan nuk u derdh gjak në dekadën e parë të shekullit XX-të.
Mbas luftës së parë botërore 1918, dy klikat mizore akoma nuk janë shkulur, por janë sofistifikuar dhe kamufluar me propagandë të infektuar mediatike televizive të skremuar kaotike.
Po citoj sot disa fjalë hipokrite të klikës regresive e ngulur në Tiranë, në vitin 1943 që gumzhit dhe llomotit çdo ditë “Shqiptarët u mbytën nga varfëria. Do të largohen nga Shqipëria. Nuk e durojnë kamxhikun e Edi Ramës. Edi Rama me qeverinë e vodhi Shqipërinë. Edi Rama me oligarkët e përzuri rininë në emigracion dhe vetë sundon me korrupsion“.
Me këto fjalë janë mbushur dhe faqet e gazetave katër vjet rresht nga viti 2015.
Këto fjalë janë proçkat e klikave zuzare.
E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë.
Populli shqiptar në të dy anët e kufirit në pragun e dekadës tretë të shekullit XXI është shumë më i pasur se në kohën e otomanizmit obskurantist, të monarkizimit zogist, dhe të komunizmit enverist-ramizist.
Emigracioni 20 vjeçar popullin shqiptar e ka pasuruar, modernizuar, por edhe kulturuar dhe dituruar me vullnet të forcuar për drejtësi dhe demokraci.
Kurse klika zuzare mercenare kusare njëqind vjeçare duke lënguar, dhe vajtuar ka inicuar dhe skeduar protestën studentore me 8 Dhjetor 2018, me kërkesë dhe ultimatum për lëvozhga skorrore.
Në fakt nuk është protest studentore për kondita shkollore. Studentët duan kondita, por kanë edhe detyra Atdhetare kombëtare historike.
Ka student që janë pajisur me diplomë histori dhe gjeografi, pa mësuar. Por duke paguar dy milion lekë dhe ulëret nëpër studio televizive “Jam i varfëruar, po vdes nga uria, të shporret qeveria, të largohet Edi Rama me vullnet ose ta largojmë me fore e kudret neve studentët e mjeruar, të robëruar nga oligarkët e majmur”.
Këto fjalë janë të rëndomta, të neveritura edhe për ata njerëz që kanë shkollë shtatë vjeçare, por studentët që i kanë blerë diplomat pa mësuar, pa u kualifikuar, pa u profilizuar janë më të mangët, më të padituruar, më të pa aftësuar sesa ata që kanë shkollë fillore.
Qeveri Atdhetare shembullore më të mirë se qeveria e Edi Ramës dhe e Ramush Haradinaj Shqipëria dhe Kosova nuk ka patur që nga viti 1913, as mbas luftës parë, as mbas luftës dytë botërore, as mbas komunizmit enverist ramizist. E Theksoj komunizmi enverist ramizist se ishte më i egri, më tragjiku se komunizmi Ruso Sllav, Hungarez, Polak dhe Kubanez.
Populli shqiptar në të dy anët e kufirit, por klikat mizore uzurpatore nuk duan qeveri atdhetare kombëtare jetësore paqësore, por duan kërdi, batërdi me shkretime anarshiste kaotike ashtu si kanë bërë që nga vitet 1943, 47, 67, 73, 81, 82, 83, 87 dhe 1997.
Klika mizore e Tiranës në vitin 1933 vrau në Selanik të Greqisë Hasan Prishtinën.
E vrau Ibrahim Temo gjakatari mizorist.
Hasan Prishtina intelektual mendimtarë vizionarë me kontribut të dobishëm për kombin Shqiptarë, duhej të ishte kryeministër i Shqipërisë dhe i Kosovës, por e vrau klika anti Atdhetare antikombëtare zuzare mercenare.
Kështu ka vazhduar 120 vjet janë vrarë dhe masakruar burrat e kulturuar, të dituruar me kontribut eposik për kombin shqiptarë fisnik i uzurpuar i sunduar i shtypur nga ingranazhet makabre të klikave monstruoze.
Neve që jetojmë sot nuk mundemi me i ringjallur ata djem dhe burra që janë masakruar që nga viti 1878 por me i kujtuar me nderim mbarkombëtar.
Në Gusht 2018 ishte 85 vjetori i vrasjes makabre i Hasan Prishtinës dhe duhej të kujtohej me ceremoni, por askush nuk foli nëpër televizione as nuk u shkrua në gazeta. Muaji Gusht duhej t’u shpallte muaji i Hasan Prishtinës.
Muaji Dhjetor 2018 ishte 37-vjetori i vrasjes tragjike mizorike i Mehmet Shehut kryemnstri i Shqipërisë socialiste i masakruar 18 Dhjetor1981.
Muaji Dhjetor duhej t’u shpallte muaji Mehmet Shehut inisiatori dhe projektuesi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën në vitin 1982, por e helmuan natën në gjumë, pastaj i zbrazën plumbin në gjoks.
Gjatë viteve 1982-1983 u burgosën, u torturuan, u persekutuan intelektualë dhe shkrimtarë të kulturuar me kontribut të cmuar, por u akuzuan komplotistë me grupin armiqësor të poliagjentit Mehmet Shehu, midis të cilëve edhe unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka cel. 068 38 55 304
Adresa ime në kohën e mizorizmit skëterrist ishin malet, livadhet dhe pyjet e Atdheut.
kam punuar nëpër fshatra të shtatë rretheve të Shqipërisë socialiste. Më kishin ndaluar mos të punoj dhe mos të banoj në asnjë qytet të Shqipërisë.
Sot aq sa neveritem nga shtrembalucët dhe gënjeshtarucët që shkruajnë e thonë „“Jemi përndjekur dhe përsekutuar, por në fakt kanë punuar dhe jetuar të privilegjuar nëpër qytete, nëpër komitete partie, komitete ekzekutive, nëpër dikastere, kryesi fronti dhe kanë internuar djem dhe vajza, burra dhe gra të pafajshme dhe duan akoma me i stërmunduar.
Në tregimet në vijim do të shkruajë fakte konkrete për vrasjen e Mehmet Shehut, por klika enveriste-ramiziste që ka uzurpuar televizione dhe gazeta nuk kanë për t‘i botuar, por sot theksoj: Kreshniku dhe besniku Mehmet Shehu u vra me dijeninë dhe aprovimin e bashkëshortes Fiqirete Sanxhaktari.
Një fjalë e urtë e popullit shqiptarë mendimtarë vizionarë thotë: “Mos i bjerë anash e anash, por fol drejtpërdrejtë që të dalë e vërteta. Po i re anash e anash del e shtrembura dhe gënjeshtra“.
Për vrasjen e Mehmet Shehut kanë shkruar mijëra fjalë por i kanë rënë anash e anash dhe asgjë e vërtetë nuk ka dalë.
Edhe Enver Hoxha në vitin 1973 u sëmur për vdekje nga mjeksia makabre me dijeninë e bashkëshortes së tij Nexhmije Xhunglini dhe Ramiz Alisë.
Nga viti 1973 deri në vitin 1985 janë burgosur, pushkatuar dhe masakruar burra fisnikë të kulturuar edhe komunistë të admiruar me kontribut të çmuar për atdheun, kombin, drejtësinë dhe demokracinë e vërtetë.
U masakruan nga klika mizoriste ramiziste-nexhmeiste të maskuar me emrin e enverit, por Enveri nuk dinte asgjë as kuptonte por rënkonte lëngonte.
Sot kjo klikë mëkatare e shekullit të njëzet ka në Tirane kater gazeta dhe katër televizione dhe nuk publkojnë asgjë të vërtetë.
Nexhmija dhe Ramiz Alia kanë sëmurë për vdekje zonjën Liljana nusen e djalit Sokol Hozha.
Unë me shokët e mi ish të burgosur të vërtetë politik isha dhe jam antikomunist dhe antimizorist i betuar, i pafrikësuar, i padëshpëruar por kurrë nuk jemi bashkuar as bashkohemi me ata gjakatarë që bëjnë masakra edhe në vetë gjirin e komunizmit, duke shkaktuar tragjedi të tmerrshme të llahtarshme edhe kundër rracës së tyre ateiste, paganiste, marksiste obskurantiste monstruoziste.
Në vitin 2016 me rastin e 35-vjetorit te Mehmet Shehut 2 redaksi gazete botuan 2 tregime të mia me fakte konkrete për masakrën e natës 18 Dhjetor 1981.
Falenderoj shumë stafin e gazetarëve të betuar për të drejtën dhe të vërtetën për botimin e këtyre dy tregimeve për kreshnikun dhe strategun e shekullit te XX Mehmet Shehu por kam akoma ngjarje të vërteta për punën e tij të mirë të dobishme me vite dhe dekada.
Fatkeqësisht në Shqipëri nuk janë vlerësuar njerëzit me kontribut të çmuar edhe kur jetojmë, por mbas vdekjes e mbas vrasjes jo vetëm që nuk kujtojnë dhe nderojnë por i damkosin i akuzojnë i deskrititojnë në mënyrë makabre dhe mëkatare zuzare.
Mbas vrasjes së Mehmet Shehut, Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit u shtuan zuzarët, mizorët, fallsifikatorët, gënjeshtarët, langarucët, dredharakët, shulamakët dhe shtrembalakët e shtrembëruar dhe të llumzhuar të dy shekujve.
E theksoj dy shekujve XX dhe XXI për arsye se ata që nuk jetojnë i morën në varr mëkatet mizoriste, kurse ata që jetojnë jargosjet monstruoze i zbrazin nëpër studiot televizive anarshiste kaotike negative regresive dhe i botojnë nëpër gazeta llumzhiste, por nuk publikojnë asgjë pozitive, asgjë të dobishme për të mirën e kombit shqiptar fisnik human në Ballkan, por i shtypur, i stërmunduar, i keqtrajtuar nga shtrembalakët dhe duan akoma me e shtypur kombin shqiptar, duke formuar parti plitike, anarshiste kaotike në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.
Dredharakët shulamakët dhe shtrembalakët e dy shekujve
Me keqardhje për ju Naser Rugova Festim Halili dhe të tjerë që mbani poste dhe funksione partiake dhe shtetërore në Shkup dhe Prishtinë, por asgjë të dobishme nuk keni bërë për popullin e Shkupit dhe të Prishtinës.
Në fakt nuk jeni vetëm ka edhe të tjerë si ju të dy gënjeshtarë, shtrembaluc, por nuk ju pranon njeri as për argat hardhuc
Filloi muaji Janar 2019. Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë e ka nisur punën për sëmbari. Në Dhjetor 2018 bëri ndryshimet në qeveri. I bëri në kohën e duhur. Ndyshime të domosdoshme dhe shumë të dobishme. Me intelektualë dhe ministra të aftësuar, të profilizuar, disa prej tyre me origjinë familjare krahinore atdhetare kombëtare kosovare.
Ministra me vendbanim nga Kosova tabani i Atdheut, bedeni i kombit.
Kosova me djem dhe burra, vajza dhe gra kreshnike besnike që për 100 vjet në shekullin e njëzet kanë derdhur gjak më shumë sesa Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Shqipëria. Po po më shumë!
Nga viti 1908 dhe deri në 1998, ishte shekulli i përgjakjes së Kosovës, i burrave besnikë të kombit, Isa Boletini, Sulejman Vokshi, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Ideriz Seferi, Mic Sokoli, Ramadan Zaskoci, Bajram Curri dhe i shtatëdhjetë e pesë mijë djem dhe burra, vajza dhe gra që u flijuan në tabanin e Atdheut dhe u stolisën përjetësisht me flamurin e Skenderbeut.
Fatkeqësisht emrat e tyre dëshmorëve shehidë të bekuar nuk i kanë shkruar as Fadil Hoxha, as Mahmut Bakalli, as Ibrahim Rugova, as Bujar Bukoshi. Ibrahim Rugova ka shkruar libra, Fadil Hoxha ka shkruar trakte marksiste dhe referate komuniste, por nuk kanë shkruar emrat e burrave kreshnikë që vaditën me gjakun e tyre Dardan Vigan livadhet, pyjet, luginat, kodrinat e Gjilanit, Sharrit, Radikut, Kaçanikut, Preshevës, Suharekës, Kurshumlisë, Prizrenit, Gjakovës dhe Prishtinës.
Në pranverë 1945 u zhvillua lufta e përgjakshme dhe u shkaktu masakra e llahtarshme. Katër mijë e pesëqind djem dhe burra kosovarë vaditën me gjakun e pastër kombëtar pllajat dhe bjeshkët e Pejës, Mitrovicës, Drenicës, Deçanit, Rugovës, Tropojës, Dukagjinit, Pukës, Koplikut, Hotit, Tuzit dhe Tivarit.
Akoma më keq mbasi i vranë, i masakruan, i damkosën si rebelë, dallkaukë dhe bazibozhukë të Shaban Polluzhës dhe Hysen Lutanit kreshniku dhe besniku i Atdheut.
I damkosën me referate komuniste marksiste Ramiz Alia dhe Fadil Hoxha, dy eksponentë të komunizmit mizorist në Ballkan, që 40 vjet masakrat gjakatare antihumane, antishqiptare i mbuluan me slloganin demagogjik antinazist dhe antifashist.
Kurse e vërteta qëndron dhe do të qëndrojë pa u lëkundur.
Nazizmi në Shqipëri dhe në Kosovë qëndroi 12 muaj.
Fashizmi qëndroi 24 muaj.
Komunizmi, mizorizmi, marksizmi dhe monstruozizmi sunduan në Shqipëri dhe në Kosovë gjashtëqind muaj dhe ka bërë dyqind herë më shumë tragjedi të mterrshme kundër shtatë milion shqiptarëve në të dy anët e kufirit, i ngulur në arteriet dhe venat e gjakut të djemve dhe burrave, vajzave dhe grave shqiptaro kosovare, guximtare dhe krenare edhe përpara litarit, plumbit, mizorit dhe zuzarit.
E vërteta qëndron dhe do të jehojë në shekuj, Edi Rama me partinë socialiste në Dhjetor 2018 filloi goditjen e piramidave kufitare të ndryshkura mespërmes tokës Atdhetare që nga viti 1913.
Urime shumë urime Edi Rama me qeverinë, partinë socialiste me popullin shqiptar e Kosovar në të dy anët e kufirit.
Punë të mbarë me qeverinë e progresit, të zhvillimit, të modernizimit.
Qeveria që do të forcojë dhe do të konsolidojë ligjshmërinë juridike, drejtësinë jetike dhe demokracinë publike, por janë idhnuar grupimet rrakitike, anarshiste kaotike dhe rënkojnë, lëngojnë, vajtojnë “O bo bo çna gjeti, po na prishet stabiliteti. Edi Rama me Genti Cakaj po u jep territore Serbisë. Edi Rama po na shton skorroret e varfërisë, pol argon prej Shqipërisë ajkën e rinisë”.
Këto fjalë që fliten nëpër televizione janë krejt broçkulla të pista.
Të vërteta, të pastra janë fjalët në vijim: Deri në vitin 2021 do të funksionojë rregullisht ligjshmëria juridike, drejtësia jetike, demokracia publike dhe do të kthehen në Shqipëri pesëqind mijë emigrantë me pasuri të madhe kolosale për familjet e tyre por edhe për Atdheun, kombin se do të hapin firma dhe banka me fonde monetare të dobishme.
SHËNIM EKSKLUZIV
Kurse Arlind Qorri shtrembalaku dhe shulamaku i sunduar, i komanduar nga dredharakët e llumzhuar del nëpër televizione e thotë: “Nuk e ndalojmë protestën studentore derisa të rrezojë Edi Ramën me qeverinë e krimit, ashtu si rrezojë Azem Hajdari Ramiz Alinë në 8 Dhjetor 1990.
A.Qorri nuk e din që Azem Hajdarin e instruktoi vetë Ramiz Alia që të protestojë kundër partisë së punës.
Qorri nuk e din që partia demokratike dejuro u shpall në 12 Dhjetor 1990, por defakto, 300 anëtarët e P.D-së, u caktuan nga R. Alia 30 ditë përpara në 12 Nëntor.
Qorri nuk e din që për kryetar partie R.Alia me gishta firmosi Azem Hajdarin, por me duar vulosi Sali Berishën dhe i hodhi në sulm frontal kundër njëri-tjetrit.
R.Alia ishte më dredharak, më shtrembalak, se dhelpra.
Po tregoj një ngjarje të lashtë dymbëdhjetë mijë vjçare, por aktuale edhe për shekullin XXI. Dy vëllezër të lodhur duke udhëtuar u ulën për të pushuar në zallishten e lumit. Aty notoj dhelpra me bishtin djathtas, majtas, lart dhe poshtë.
Dy vëllezërit pyetën njëri-tjetrin, “A e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin?“
Ashtu duke u pyetur filluan të godasin me gurë sho-shoqin, derisa u copëtuan dhe njëri vdiq, tjetri mbeti sakat tërë jetën.
A.Hajdari dhe S.Berisha 8 (tetë) vjet rrjesht u përleshën u kacafytën deri në pikën e fundit të gjakut.
A.Qorri nuk e din kush nuk i ka botuar 85 (tetëdhjetë e pesë) librat e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka me dy fakultete.
Unë as jam frikësuar, as jam dëshpëruar, as kam kërkuar dhe as kërkoj poste dhe funksione në parti dhe qeveri, por Arlin Qorri me gjys fakulteti kërkon të bëhet rektor Universiteti duke ulëritur si raketaku ibreti, shulamaku dhe mysibeti.
Unë kur isha në vitin e tretë dhe të katërt në fakultet kam shkruar 5 (pesë) libra me betim iradin dhe vitalitet po nuk i botuan.
Kurse A.Qorri i mangut ulluk i shtrembër nuk shkruan libra por flet procka, brockulla, vickla. A. Qorri as din as kupton që studiot televizive që ai zbraz jargë të pista funksionojnë me fonde monetare të vjedhura, të grabitura.
Disa nga këto televizione në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë nuk kanë pronarë shqiptarë, por maskohen mbas emrave Shqipëri dhe Kosovë, por në fakt nuk u shkëlqen shpirti për Kosovën dhe Shqipërinë, as nuk u dhemb zemra për kombin shqiptarë.
Tiranë, Janar 2019