Mos i pastroni kurrë veshët me shkopinj pambuku!

0
560
Pastrimi i veshëve

Nga Revista Drini6 Gusht 2019

Një burrë në Mbretëri të Bashkuar për pak humbi dëgjimin, pasi pastroi veshët me shkop pambuku, duke përfunduar kështu në dhomën e emergjencës.

31-vjeçari mori një infeksion shumë të rrezikshëm në kafkë, pasi një copë e pambukut të shkopit mbeti brenda veshit të tij, pa e kuptuar ai, thuhet sipas një raporti të publikuar në BMJ.

Ai filloi të kishte dhimbje të mëdha në veshin e majtë, duke dëgjuar gjithnjë e më pak me të gjatë 10 ditëve sa kishte dhimbje, transmeton Gazeta Express.

Burri përjetoi edhe dhimbje të mëdha koke, aq të mëdha sa që edhe volli nga dhimbjet. Pasi gjërat u përkeqësuan, ai u hutua komplet dhe filloi të humbte pothuajse krejt dëgjimin. Madje, ai nisi t’ua harrojë edhe emrat njerëzve.

Në spital, ai tha se kishte dhimbje të mëdha veshi dhe se kishte përjetuar humbje të dëgjimit. Për ta kuptuar se çfarë ishte puna, mjekët ia bënë një skanim CT dhe një MRI. Skanimi tregoi se brenda kafkës së tij ishte formuar lungë dhe se brenda kanalit të veshit kishte baktere shumë të dëmshme, transmeton Gazeta Express.

Mjekët vendosën se duhet të ndërhynin. Brenda kanalit të pacientit ata gjetën një copë pambuk. Kjo copë kishte mbetur si pasojë e shkopit të pambukut, të cilën ai e kishte përdorur për të pastruar veshët.

Ata e nxorën copën, pastruan kanalin e veshit dhe hoqën disa qeliza të infektuara nga bakteriet e dëmshme. Dhe tani, ai nuk përdorë më kurrë shkop të pambukut, për të pastruar veshët. /Express