‘Mos harro se në Evropë të gjitha i gjen, por dashurinë e vendit tënd kurrë’

1
670
Silvana Begaj

Shkruan Flora Xhemani Baba, 25 JANAR 2020

Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!

Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni, por edhe e akuzoni? Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore? Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati?

Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?
Po ikën dhe ti zysha?

Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh! Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?

Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar.

A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjeshë, por dashurinë e vendit tënd, kurrë. /KultPlus.com

1 KOMENT

  1. Me te lumte cupa Flora Xhemal Baba, sa shkruani në adresë të të larguave nga atdheu, apo ata që duan të largohen. Kjo është detyrë e cdo atdhetari të vërtetë. Ndodhem aktualisht në toronto të Kanadasë, pas fëmijëve emigrantë, që nga ato vitet e para të 90tës, qe si dihet largimi u bë dhe i deryruar… Fatmirësiht jetojnë vite në shtetij kanadez, shtet Human me te gjitha të drejtat qytetare. Faleminderit këtij shteti vërtet HUMAN… Po në asnjë mënyrë, nuk miratoj nonjë shprehie të pa kontrolluar,nga ndonjë që shprehet,-*nuk jetohet në shqipëri.*. Me shumë emigrante komunilkuar këtu, unë 83 vjecar, fatmirësisht *Pasues veteran* pranë, org tyre, këtu, mbi tre vjet krijuar, që sa di, mbi 75 djem e vajza, krah të moshuarve, janë bërë e përditë kërkojnë të bëhen, antare të këtij organizimi atdhetar, me nje diapazon tërë përfshirës – *Pasues Veteranë*, pa tjetër, ata te Luftës N.Cl.janë paraprirës.

    Me shumë të drejtë, pasuesit e Luftëtarëve atdhetarë që një vitet e shpallis së PV, Filluar që nga ata pasardhës te LIDHIES prizrenit e pasuesit si ata të periudhes se Kongresit Lushnjës apo të Rev e Qershorit 1924 me Fan S.Nolin e Madh ne krye deri ato të 1936 etj. dhënë jetën pjestarët e familieve te tyre, duhen pasardhësitn ndjekur rrugën e tyrë të jënë antarë te *PASARDHËSVE Vetaranë*. Ndihem krenar që jam Nip 83 vjecar i Kapedan Jano P.Xhoga Zavalanit të *Dangëllisë naimjane. rënë krzecetës që komandonte me 1913-të, në mbrojtie te PV. sapo shpallur më 1912 i madhi Ismail Qemali me shokë.

    Juve sa shpreheni e nderuar çupë Flora Xhemani Baba, ju faleminderit dhe si gjysh të uroj JETË të lumtur me atdhetarizmin DEVIZË. Suksese në punë sa kthyer në ATDHE. Ku si thoni Ju, dashurinë e atdhet se gjen vec aty tek DHEU i të PARËVE tanë në shekuj. (VO. Po jeni në Tiranë, mirë ju gjeca, biletën prerë, familjarisht…) Mrodhësitë ju shoqërofshin!

    Toronto 25-01-2020 – 83 vjecari – Guri Naimit -D.(Dh Xh.)

Komentet janë mbyllur.