MOS E VAJTONI 20%-in BOMBONIN PARTIAK

0
204
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Nana ime e therte pulën
kur këndonte si gjel
)

Nana ime e therte pulën
Kur këndonte si gjel.
Bir, ajo ndjell kob. Robëri.

Gjelit i ka hije kënga. Zgjimi
Thirrë, herët Agimin mbi gardh…

(E shaj Veten Sot
dhe lëvdoj Ty
)

E shaj Veten Sot. Dhe, të lëvdoj Ty
Sesi, munde t’i bëhesh Nuselale:
Një Poeti të çmendur. Bohemi?!
Gjithë jetën me Ty kalojë DitëNatën
Dhe, ende nuk gjeti shteg për në Liri.

Po, e shaj Veten Sot. E pabesueshme
Shkaku, se: Nuk kam Nuse. As, Liri…

(Gomari kur pëllet mes rruge
mbi shpinë ka samarin
)

Gomari, është gomar. Pëllet, nateditë
Edhe këngëtar. Edhe, poet Oborri.
Edhe, mbi shpinë e ka samarin. Barrë
Shkaku, se: është gomar. E do samarin.

Edhe Sot, gomari e do samarin. Taxhinë
Problemi, se: ka lindur gomar grazhdi.
Përpiqet, barrën ta hudhë në lumë
Po, nuk mundet. E k lidhur pronari.

Gomari, pajtohet me samarin. Barrën
Përpiqet ta hudhë në përrua. Lumë.
Nuk mundet. I zoti ia ka lidhë këmbët
Vështirë, do t’i zgjidhë: hudhë barrën
I duhet t’i çlirojë këmbët. Flukë samarin…

(Asgjë nuk di Sot për Ditën e Djeshme)

Fatëkeqësisht, Jam; në burg Shtëpiak:
Koronavirusi, pas dere. Truproje.
As, me shi. Breshër. Diell. Dimëra.
Apo, me raki rrushi. Dy shtama verë
Mike, që Dje: Ringjallën nën Rrap.

Asgjë, nuk di Sot: për Ditën e Djeshme
Enesërmeja. Dita e Zgjimit: Rilindas…

(Goci Kërçovës dhe
Goca e Kumanovës
)

Dashka, i thotë në Ulqin Poetit C. D.
More, goci: Mos më shpallë dashuri!
Poeti, plumb i përgjigjet: Oj, çiko
Unë, nuk jam gocë! Po, jam burrë.

Cuca e Kërçovës ia shkrep rafall:
Po, ku di unë: A je goc, a je cucë?!…

(Mos e vajtoni 20 % -in
bombonin partiak
)

Popull me disa Parti Politike Shqiptare
E plot Universite shtetëror dhe privat.
Tituj shkencor, blerë në “Qafë-Thanë”
Me disa Klube. Shoqata të shkrimtarëve
Edhe, nëpër katunde. E pak shkrimtarë.

Popull, që me vite thirret në 20 % -in
E përdhosën arsimin. Dhe, kulturën:
Me ministra. Partzanë, besnik partiak.
Që: Jo, nuk kanë një libër në shtëpi
Po, edhe “heber” nga arsimi. Kultura.
Përmëkeq, nuk kanë lexuar përsëgjalli.

Fatkeqësisht, që merret me arsim. Kulturë
Shkencë. Letërsi. Dhe, nuk kërkon vlera.
Po, ende thirret dhe e vajton 20 % -in
Realitet, që nuk arrihet Sot e as Mot:
Me bagazhin e tyre politik. Arsimor
Aqmëpak shkencor. Dhe, artistik partiak.

Mos e vajtoni 20 % -in! Bombon partiak
Po, vlerat e arrira shkencore. Artistike!…

(Ende lehin qentë me zgjebe
pas meje si armik
)

Po, ende lehin qentë me zgjebe
Nateditë pas Meje. Janë tërbuar:
Tinëz, më sulen pas shpine. Tinëz.
Nuk ka problem. Ata kanë atë punë
Ditën. Dhe, natën lehin pas një Poeti.
Nuk prish punë. Unë jam Dielli
Ata deri Dje, lehnin pas Hënës.

Po. Unë jam Dielli. Armiku i tërbimit
Dje, lehnit pas Hënës. Sot, pas Diellit…

Shkup. 05 mars, 2021