Mos e prekni Bulqizën

0
892

Mos e prekni Bulqizën

Dionis Xhafa

Në qytetin minator
zbritën kapitalistët
me makina, rumë e zetorë
e pushtuan Bulqizën.

Prekën kromin e nëndheshëm
e shitën, e morën, e drobitën,
e mohuan bukurinë, dritën
e diktuan errësirën.

Shtypja bie mbi punëtorët
një qytet i tërë nën zgjedhë
fat i zi i popullatës
punë e lodhu, e vetëm hesht.

Hesht prej mposhtjes, poshtërimit,
mall i gjallë të mos dish se ç’është
T’i hapësh rrugën mjerimit
që të kall e që të vdes.

Mos e prekni Bulqizën
është një zë, një ulërimë,
por se pushtet i të fortëve
e nxin dhe e mbyt.

Nëse monizmi hëngri bijt’ e vet
dhe e nxorrën të dështuar,
kapitalizmi more shokë
është i egër, është i ndytë.

Këtë tokë, që s’e pushtuan
turq e serbë të bërë bashkë,
ja shqiptarët e masakruan
veç ia dhanë plumbin në ballë.

Mos e prekni Bulqizën
kromin, lotin, djersën
se hakmarrje e nëntokës,
tjetërkund ka për t’iu dalë.

Bij’ të nënave kallën nën dhe
se u zunë poshtë nga miniera
janë lule të këputura
fantazma të errësirës suaj.

Janë meteorë në qiell
lapidarë sa një kështjellë,
ne viktima të nëntokës
ju për ne jeni të huaj.

Mall e lot janë bërë bashkë
në kromin e Bulqizës,
dhimbja ndihet ditë e natë
dhe në Klos, Mat e Dibër.

Se iku kohë e monizmit
dhe këta vepruan krejt ndryshe,
e çuan në orgazmë,
këtë kapitalizëm.

D.Xh