Mos dalja masovike në zgjedhje, ishte në shërbim të profiterëve dhe liderëve radikal të politikës

0
279
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Skënder MULLIQI

Pak është eleboruar tema, pse më shumë së 50 përqind që kan të drejtë vote, po i bojkotojnë zgjedhjet? Dita e zgjedhjeve për këta qytetarë duket si ditë e rëndomtë. Gjysma e votuesëve nuk po marrin pjesë në përcaktimin e të ardhmës dhe shfrytëzimit të ndodhive të rëndësishme politike, duke mbetur anash një procesi politik shumë të rëndësishem. Armata e të painteresuarëve, të demoralizuarëve, e të frustruarëve, duket së nuk i kan parapëlqyer kandidatet dhe partitë politike.

Mos përcaktimi për ndonjë opcion politik dhe identifikimi me te, apo edhe shkaqët tjera, kan qenë thirrje për bojkot. Ky mos interesim për dalje në zgjedhje nacionale dhe në zgjedhje lokale, e ka dëmtuar vendin. Gjendja në një shtet nuk ndryshon duke mbajtur anën e bojkotit, por inkuadrimit në secilin proces politik e shoqëror, e kështu edhe pjesmarrja active në zgjedhje. Ky opurtunitet do të thosha, nuk i ka kantribuar proseve demokratike, dhe as proceseve zhvillimore të Kosovës.

Kjo mos dalje në votime, veç sa e ka theksuar krizën, madje po shohim edhe kthime mbrapa. Mos dalja nuk duhet të shikohet si problem individual, por duhet të shikohet si problematikë shoqërore- politike për vendin. Nese ne nuk i ndihmojmë vetit, nuk duhet pritur së nga anash na rregullohen punët. Kjo pjesë e madhe nuk e kan bërë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i bindur së sikur të kishim pasur dalje më masovike në zgjedhje, nuk do ti kishim tash gjithë këto probleme politike dhe probleme të tjera zhvillimore.

Duke e shikuar së secila ditë po na bëhët më e vështirë së tjera, përcaktimin për dalje masovike duhet shikuar si rrugë te vetme, që ta kemi një elitë politike në shërbim të qytetarëve. Bojkotuesit tradicional janë bërë shpina dhe dekori i mirë i partive politike në pushtet. Pse më ju dhënë një kënaqësi të tillë? Përgjigjën në këtë pyetje më së miri është ta gjejnë ata vet. Sigurisht së ka pasur njerëz të tillë apo organizata që i kanë koontribuar shumë bojkotit të zgjedhjeve, më qëlllime të caktuara politike.

Kjo nuk është dashur të pranohet. Kjo iu ka mundësuar kësaj elite politike të grabisin para më bollëk, të kan privilegje dhe fuqi politike të madhe. Gjithashtu ju ka mundësuar të sillën në mënyrë të rrezikshme dhe brutale. Këtë nuk mund ta vënë në dyshim askush. Mos daljen në zgjedhje nuk duhet kuptuar si zgjedhje e të keqes, apo të zgjedhjes më të vogël e të keqës. Por, zgjedhjet mbahen dhe kan kuptim për alternativa të mira dhe productive politike.

Dr. Ibrahim Rugova mbetet zgjedhja me e mirë nga ana e qytetarëve, së kishte edhe dalje më masovike në atë kohë. Nese bëjmë matjen e të mirës dhe të negativiteve të mos daljes të 50 përqind të qytetarëve në votime, primatin e ka kjo e dyta, që ka krijuar një shtet të varfër, më të varfërinë në Evropë. Pësha e të keqës është shumë e madhe, dhe shkon në anën e profiterëve dhe liderëve radikal të politikës.

Kjo elitë politike janë mëkataret të cilët kan inspiruar gjerat më të mbrapshta, që kan mundur të na ndodhin pas luftës. Pse kemi një gjendje të tillë gadi kolapsuese nuk mund të lirohen nga faji, ata që po i bojkotojnë zgjedhjet… E tash më pak do të përballeshim më figura të kompremetuara politike. Dhe, nuk është i njejtë rezultati 40 ose 45 pro daljes në zgjedhje, e 55 përqind kunder daljës në zgjedhje… Kjo praktikë e keqe ishte dashur të ndërpritët për të mirën tonë…