Mos abuzoni me votën e mërgatës!

1
249
Vota e diasporës

Letër e hapur Qeverise Hoti, Komisionit Zgjedhor, Subjekteve Politike, Institucioneve për Mbrojtjen e Njeriut dhe Shoqërisë civile: Mos abuzoni me votën e mërgatës!!!

Dërguar nga Luan Asllan Dibrani

Me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të hapur, Qeverise Hoti, Komisionit Zgjedhor, Subjekteve Politike, Institucioneve për Mbrojtjen e Njeriut dhe Shoqërisë civile: Mos abuzoni me votën e mërgatës!!!

Përmes kësaj letre paraqes zërin e arsyes nga populli shqiptar nga brenda dhe jashtë Kosovës nga Diaspora Shqiptare, reagoj në emrin tim por edhe në emër të qytetarëve dhe masës së gjerë sidomos nga Diaspora shqiptare, mesa vijon: Mërgata shqiptare si asnjëherë më parë është shumë e interesuar që kësaj here të radhitet me kontribut e saj në zgjedhjet nacionale që po organizohen gjatë këtij muaji në vendin tonë.

– Sipas njoftimeve zyrtare kemi mbi 200 mije aplikues nga Diaspora. Pastaj ky numër zvogëlohet me shifrën prej 174 mijë aplikimeve, por ma vone kjo shifër u reduktua edhe njëherë në 102 aplikues!? Nga kjo vjen përshtypja se ka mjaft fakte për të dyshuar në abuzimet e anashkalimi qe po i behet Mërgatës këto ditë me mënyrat ma perfide nga e cila reagojmë me fuqinë e se drejtës qytetare te Mërgatës qe veprimet e tilla ti ndalin dhe mos të abuzojnë me votën e Mërgatës!

Vullneti dhe gatishmëria e Diasporës me aq aplikime shihet se kanë për qellim të bëhet ndryshimi nga një shtet i kapur ne një shtet demokratik. Nga kjo shohim se nuk është vetëm mërgata që e bënë ndryshimin, por është edhe vullneti i qytetarëve brendapërbrenda Kosovës.

Si mundesh ta justifikosh qëndrimin dhe veprimet aq te ulëta kundër Mërgatës, kur një anëtari të familjes i pranohet aplikimi ndërsa tjerëve jo?

Populli, qytetaret/ët e Republikës së Kosovës, me anë të votës së tyre të lirë, më 14 shkurt 2021 do e shprehin vullnetin politik në mënyrë demokratike për ndryshime rrënjësore në Republikën tonë parlamentare në formën e një qeverisje të pastër, të drejtë, të pa korruptuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive në Republikën e Kosovës, prandaj tërhiqni shantazhet, abuzimet dhe injorimin qe po i bëni Mërgatës sonë me shume vlera qe i parapriu Pavarësisë se Kosovës.

Nga shumë kontakte që patëm me bashkatdhetarë tanë, shihet qartë se çfarë padrejtësie e kundërligjshme po u bëhet mijëra familjeve, anëtarët e të cilave ishin të interesuar që të marrin pjesë në votime me të drejtën e garantuar për të votuar që në esencë është në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën!!! Si mundesh ta justifikosh qëndrimin dhe veprimet aq te ulëta kundër Mërgatës, kur një anëtari të familjes i pranohet aplikimi ndërsa tjerëve jo?

Diaspora Shqiptare është për ndryshme sepse qe dy dekada të qeverisjeve të juaja të dështuara, pjesë edhe aktor me rëndësi e të cilave keni qenë Ju zoti Hoti me partitë politike që keni varfëruar popullatën, e keni izoluar nga bota. Ju e keni cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës me politiken tuaj qyqare.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës po presim një qeveri me 14 shkurt ta dëshmoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar do të luftohen me vendosmëri dhe mund të zhduket kasta e zhvatësve të pasurisë publike e politikanëve të kriminalizuar, të hiqen nga pushteti shtetëror, me qellim që Republika e Kosovës të bëhet partner i besueshëm i botës demokratike, jo me anë të servilizmit, por duke dëshmuar vendosmëri dhe dinjitet te besueshëm për qytetarin e vet ,por edhe në instancat ndërkombëtare…

Herave tjera, çështja e votimit në Mërgatë, ka kaluar në heshtje, siç ndodhë, zakonisht, në shtetet e korruptuara! Por, kësaj radhe diç po ndryshon. Dhe, kjo nxori në shesh shumë “të palara”, fshehtësi të heshtura edhe përmes fushatës se këtyre ditëve me akuza kundër njeri tjetrit.

Siç është pritur, mërgimtarët tanë janë shumë të zhgënjyer me tretmanin që po iu bëhet nga këto institucioni përkatës kompetent lidhur me këtë të drejt elementare të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këto barriera qe po i krijohen Diasporës, po shfaqen pikërisht nga paragjykime se Diaspora po e voton Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Nga paraqitjet e tyre me program është dhe do të mbetet qeveria më e drejtë, më efikase, më e pastër, më e përgatitur profesionalisht e intelektualisht, më e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe më e suksesshme në historinë e shtetësisë së Kosovës prandaj Diaspora ka këto pretendime qe atdheun e vet, mos ta sheh te nëpërkëmbur nga zhvatësit e shtetit qe 20 vjet…

Prandaj, ne qytetarët aktiv të votuesit të Republikës së Kosovës, me këmbëngulje dhe me vendosmëri, kërkojmë nga ju personalisht që, në cilësinë e ushtruesit te detyrës se Qeverise aktuale, po ashtu Komisionit Zgjedhor, Subjekteve Politike,Institucioneve për Mbrojtjen e Njeriut dhe Shoqërisë civile iu tërheqim vërejtjen mos abuzoni me votën e mërgatës!!!

Është absurde dhe skandaloze qe Vota e arritur e mërgimtarit qe po na kushton me mëditje dhe shpenzime me koston sa ju qe i keni siguruar një punëtori me te ardhura mujore te abuzohet apo hedhet në koshin e plehrave !

Kërkojmë nga ju të ndaloni veprimet kundërkushtetuese, të lini anash lojërat e rrezikshme politike dhe konjukturale, me kërcënime, shantazhe, manipulime që degradojnë funksionin e shtetit?.

Ne nuk duhet të lejojmë që të nëpërkëmbet, të devijohet dhe të stërkeqet vullneti ynë politik i shprehur përmes votës së lirë dhe demokratike. Qëllimi i kësaj kërkese është e respektohet dhe mos te manipulohet me votën e arritur te mërgimtarit.

Është absurde dhe skandaloze qe Vota e arritur e mërgimtarit qe po na kushton me mëditje dhe shpenzime me koston e një shume mujore, ju qe i keni siguruar një punëtori me te ardhura mujore të abuzohet apo hedhet në koshin e plehrave !

Edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, populli nuk ka gjet një mbështetje të duhur në ish qeveritë e juaja, prandaj në këto momente nuk është as e udhës tu nënshtrohem interesave tuaja por ndërgjegjësohuni dhe hiqnu nga ndikimet e juaja dhe pazarllëqeve te juaj ne mes veti në dëmin e Kosovës!

Pas takimeve me përfaqësues të subjekteve te ndryshme në shoqërinë e Diasporës në disa shtete të Evropës dhe Amerikës, ju drejtohemi Ju, të emërtuarve lartë në institucionet e lartpërmendura që ta shqyrtoni, madje, me urgjencë, nguti, kërkesën tonë, për zbatim të ligjit postar botëror të votës se mërgimtarëve qe shpresojmë se vota jonë do te jetë përcaktuesi i fitores ne këto zgjedhje.

Mbetemi me shpresë qe mirëkuptimi do te has ne vendimin e drejt qe Mërgata mos të anashkalohet, injorohet dhe e poshtërohet ,nga zyrtarët politik qe 20 vjet, qe na vodhën dashurinë ndaj Atdheut të shtrenjtë Kosovës.

Letër e hapur po iu dërgoj unë i pa kënaquri Luan Asllan Dibrani, qytetar i kombit shqiptar, veprimtar shumë vjeçar në shërbimin e kauzës sonë për çlirimin e Kosovës, publicist i pavarur, ish i burgosur politik nën pushtimin serb, piktor, anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe në shume forume tjera.

Shtutgard, Gjermani, 08-02-2021

1 KOMENT

  1. perkundrazi mergimtaret jane ata sikuir ti, qe abuzoni me Kosoven, sepse ju e urreni Kosoven… sidomos ti qe ke ike qe 38 vite nga Kosova dhe si zakonisht shitesh njefar patrioti fakenews… e ne te vertete ti e urren LIRINE e Kosoves… sepse tani ne ne Kosove jetojme ma mire se ti qe ke dezertue nga Kosova.

    Ju nuk duhet te votoni nese nuk jetoni ne Kosove per me shume se 20 vite… sepse ju asgje nuk perfitoni nga vota e juaj… por votoni me shprese se hordhite barbare islamokomuniste e zhbejne Kosoven.

Komentet janë mbyllur.