(Dt. 05.12.2019, Shtesë e shkrimit, të datës 04.12.2019.
Nga fb u botua te Durrësi Bulevard, Tiranapost etj.)
Nga sa kam shkruar, kuptohet se me problemin “duhet apo nuk duhet që shteti të ndalojë ndërtimet në kënetë”, jam përballur tash 30 vjet, nga pozita e një drejtuesi të lartë politik, me ekspertë nga shumë vende të Botës, ku secili prej tyre ishte teknikisht shumë të kualifikuar për sigurinë e konstruksionet e ndërtimit!!!
Përse një shtet jokomunist, si ky që kemi sot, apo një “mësuese dherash”, u dashka të detyrojë sesi duhet të shpenzojë paratë e veta individi? Përse shteti u dashka të caktojë se sa duhet të jetë “raporti i kostos së themeleve me koston e gjithë ndërtesës” e të tjera të tilla ndërhyrje në liritë e individit?!
Një inxhinier duhet të respektojë në projektin e tij, standardet përkatëse, qofshin vendëse apo të huazuara, e kaq. Se pastaj është investitori, i zoti i parave, ai që duhet të vendosë nëse duhet ta bëjë apo jo investimin, me paratë e veta.
Kjo, se kush duhet të ketë të drejtën të vendosë për paret e veta e deri në çmasë, individi apo shteti, është një ndër çështjet politike që dallon të djathtën (unë, p.sh.) apo të majtën moderne (PS, p.sh.), me komunizmin (znj. Bozo, p.sh).
E ky është një nga boshtet e Postimit tim.
Nuk mund të bëhet diversion, duke përçuar ide politike komuniste, të kamufluara si “çështje teknike”, e kur gënjeshtra e “ndalimit absolut të ndërtimit në këneta”, me të cilën kërkohej fillimisht të imponohet zhveshja e individit nga e drejta për të vendosur ai individualisht për paret e veta, kalohet si pa gjë të keqe, në variantin “jo, nuk e kishim fjalën se ndalohet ndërtimi në kënetë, por…”
Edhe përjashtimi nga debati, me thënien bajate “t’i lëmë të flasin specialistët”, është një përpjekje mjerane për të përjashtuar konkurrencën në debat. Mos i shih gunën (diplomën), por punën”, është një fjalë e urtë…
Nuk po e zgjas me çështjet tjera që kam ngritur në Postim, por kini parasysh se idetë politike shpesh përpiqen t’i mbështesin në absurde teknike, siç u përpoq të bëjë znj. Bozo e të tjerë.
Them se një nga të mirat që solli Postimi im e shpërndarja e tij në disa masmedia, ishte pikërisht rrëzimi i kufizimeve komuniste, apo miteve, tip “në këtë lloj trualli nuk lejohet të ndërtohet, sepse e paskësh thënë …”
Them se dhashë një kontribut, duke e drejtuar debatin në këtë temë.
Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: [email protected]