MONOLOG I DIJESËS

0
611
Rrustem Geci - vepra

MONOLOG I DIJESËS

I këndoj shqiptarët në 5 shtete,
këtu jam prej 15 mijë vjetësh,
jam zonjë moderne dhe e lashtë,
këtu e kam të shkruar historinë.

Kosovë, kam mësimin e epokave,
urtësinë e të mençurit dhe trimit,
Dijesa jam, bija e jote! Me rrezet
tua po bëjë këngën e bashkimit!…

Prej 15 mijë vjetësh jam Pellazgji
jam mbjellëse e grurit, shqiptare,
të gjakut e kam Homerin, Eskilin
dhe 4 Papët tanë të krishterimit.

Shqipëri, Tokë-Mëmë e atdheut,
thuaje fjalën e të paurtës tënde,
Dijesa jote është pakëz rebele,
jetën e dua me të gjitha të mirat.

Të mirat duhet t ́i ndajmë njëjtë,
papunësia është ende e frikshme,
Atdhe, kam mësimin e epokave,
dhe jam e paurtë në tokat e mia.

Atdhe Geci – Dortmund, 2019