MOJ SHQIPËRI E MOJ KOSOVË

0
808
Bajram Bashota

Bajram Bashota

MOJ SHQIPËRI E MOJ KOSOVË

A keni mend a keni kry’?
Pse s’ndërtoni demokraci?
Djalli po u çon kah anarshia
E kah hejnia e mos me u përfillë drejtësia
Parlament e qeveri si n’Kosovë edhe n’Shqipëri
A keni vesh a keni sy, kah po e çoni kët shqiptari?!

U votoi populli e mileti me u marrë vesh n’mes veti
Ç’jeni bërë si djajt e zi, si n’Kosovë edhe n’Shqipëri
Në demonstrata në borë e në shi me përmbysë këto qeveri
E n’Kosovë populli po thotë kufijtë nuk ka kush me i prekë
Me gjak të popullit, u vendosën për ta kanë vdekë

S’mud t’i prish kush veç njeri, që e ka nxanë gjaku
Në këta kufinj është ngulë bajraku
Kushdo që tenton me i prishë kufijtë që me gjak janë larë
Populli pa mëshirë do t’i quaj armiq e tradhëtarë.

ASKUSH S’TË SHPËTON

Askus s’të shpëton n’këtë botë
As në botën tjetër, o njeri
Vetëm shpirti i bardhë e jotja mirësi.

Askush s’të shpëton në këtë dhe atë botë
Vetëm zemra yte e pastër dhe shpirti i bardhë
Dije mirë, onjeri këtu është shpëtimi e madhja krenari.

Askush s’ka që e shpëton zemren e zezë e shpirtin e zi
As ar as argjent as arka me flori
Se ato e kanë kalitur zemren e zezë e shpirtin e zi.

Vetëm zemre e bardhë dhe shpirtbardhësia
Dhurata më e madhe për njerëzinë
Që madhëron e gëzon edhe Perendinë.

O NJERI DUAJE NJERIUN!

Se zoti të krijoi në këtë gjithësi
Të krijoi me dashuri, o njeri
Më të madhen mrekulli të kësaj bote
Që mendon, gjykon dhe vepron.

Zoti na krijoi ta duam njëritjetrin
Ta kalojmë jetën në këtë botë
Mos ta përbuzim njëri tjetrin
E mos ta urrejmë e ta zhdukim

Kështu e urdhëroi i madhërueshmi
Kështu nuk e don i Madhi Zot.
Të jetojnë njerëzit në paqë e në mirës
Tëmos ketë urrejtje përbuzje e gjakpirësi
Po të ketë paqë dashamirësi e harmoni
Dhe qenjën më të përsosur të krijoi ty, o njeri.

Pra këtë dhuratë prej Ti mos e keqpërdor, o njeri!
Se veç një zot është në këtë gjitjësi pa kufij
Ty të krijoi mrekullinë e kësaj bote mos e përbuz vetveten
Qeveris me vetveten duaje njeriun e kësaj bote, respektoje.

A DO MBLEDHIM MEND KOSOVË E SHQIPËRI

A do mbledhim mend Kosovë e Shqipëri
Me shekuj të ndarë e të përqarë e të sharë
Të coptuar të shkapërderdhur si voet e qyqës
Për bashkim menduem po pse s’vepruem si menduem?
A qimen e ujkut e patëm që s’na deshti Evropa e bota
Apo na kishin frikën që ishim trima e luftëtarë e mos po
e pushtojmë Evropën e botën?!
Dham ushtarë Evropës e botës, dham mbretër, princa e
gjeneral po për Shqipëri, Kosovë e Çamëri ç’bëre ti, o shqiptari?!
I le me krye në hi se ishe e zhytur në xhelozi, tradhëti e bajraktari
Na mashtruan armiqtë e zi s’na deshtën kurrë të bashkuar
Atdheun tonë lakmuan e me shekuj na pushtuan e s’deshten
as me sy me na pa veç na donin të përqarë e fukara se ashtu
armiku knaqet.
Po tash në këtë shekull të ri kah po ia mësyni oj shqiptari?!
A doni ta bashkoni mëmën Shqipëri apo ta leni në terr të zi?
Pa bashkim pa komunikim si vëllau me vëlla
Tash kur Evropa e bota marshon përpara ju shqiptarë ju hupt fara!
Që rrokur në mes veti sytë t’ia nxirni shoqishoqit
Veç për kolltuqe, hajni e tradhëti që e ka përfshi kjo dukuri — shemti
Kahdo që të sillesh në kët shqiptari që veç ndiellin kob e zi
Pa menduar fare për nënën Shqipëri që ka ngelë si është më zi
Si qyqja e natës pa demokraci në këtë shekull të ri që krejt botës
po i merr lakmi në prosperitet me plo begati, kurse ne të mjerët
me duar në gji e në varfëri duke besuar në të zezat parti jemi bërë
shkrumb e hi që s po këthjellet ky popull i zi
me rrokë timonin n’Kosovë e n’Shqipëri.

PARTI TË PËRPARIMIT A SHKATRRIMIT

Shumë shpresuem në ju parti
Dhe u gëzuem tham dolëm në demokraci!
Mjaft sundoj ajo byrokraci
U gëzuen pleq e të rinj
Tham do ta çojnë shtetin përpara
I përkrahi populli edhe ua dha votat
Se premtuen e çka s’premtuen
Por asgjë për popull s’realizuen
Vetëm vendin e shkatrruen
E vodhen e plaqkitën edhe çdo gjë e shitën
Askund s’zhvilluen ekonomi se të hollat
Në xhepa të vet i kanë shti
Dhe n’egzod e kanë qitë kët rini
Se s’patën as ujë ku me pi
E kanë marrë botën n’sy
Sihariq nga këto parti
I lanë nënat qyqe në votër
Tue u brengos për djemtë e ri
Mos u ndodh gjë n’at gurbet të zi
Zoti u vraftë moj ju parti
Na i muart në qafë ju rob e fëmij
Tue i rrejt për demokraci
Në dhe për së gjalli i keni shti
Ja keni bërë ma zi se mbreti
Po për ditë ju nam mileti
Mos i gjetshi kund derë veti!

SONDAZHE, SONDAZHE…

Ç’janë këto sondazhe për këto parti
Janë mashtrim për popullin me e lanë në terr të zi.

Populli s’është budalla po i sheh gjërat me sy
Si po shkatrrohet vendi sy a më sy.

Ç’janë këto mashtrime, ç’janë ketë dredhi
S’mund ta shesin te populli të mjerat parti.

Sondazhet janë mallkime për popull për shtet
Bandat bëjnë sondazhe për ineresin e vet.

Dhe parti ve u çojnë ujë n’mulli
Kështu e gënjejnë popullin, kjo është demokraci!

Dhe populli më nuk është budalla
Çka trillojnë paritë tash e nxen n’hava.

Moj ju shoqata që sondazh përditë bëni
Mos mashtroni popullin, mani more mani!

S’mund t’shitni popllit dushk për gogla
Se paritë shqiptare i mori mordja.