MOIKOM ZEQO (1949-2020) NJË ENCIKLOPEDI SHQIPTARE

0
332
Moikom Zeqo

Mehmetali Rexhepi

Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!… Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh… Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari…

I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh… Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern… Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme,edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore…

Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe, i shtjelloi me kompetencë përgjitësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme.

Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike… Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.