Mjerë Zoti, “truprojat” e të cilit janë njerëzit që Ai krijoi

0
458
Gjergj Kastrioti - shqipe

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovë Lindore, keqpërdoret liria e fesë. Në të ardhmen, Zotit do t’i duhet të mbrojë vet emrin e Tij. Pas vitit 2001, në tokat tona brenda dhe jashtë kufirit të arbrit, filluan të futin hundë organizatat “humanitare” (gjoja se bamirëse) nga shtetet islame vehabiste, të lidhura me terrorizmin. Fundamentalistët ekstremë islamik armiqësor shqipfolës, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm hoxhallarësh kokëkrisur, të pamoralshëm e të pakarakter, që më tepër besojnë në rublën ruse dhe dinarin serb e aspak në Zot, kërkojnë instalimin e sheriatit aziatik në trojet tona stërgjyshore pellazge-ilire-arbërore. Këta krijesa të pafytyrë, të paguar nga shërbimet e huaja, punojnë për shpërbërjen e vendit dhe kombit tonë. Nëse ne i lejojmë…

* * *

Shqipëria (përfshirë Kosovën dhe trojet tjera), zyrtarisht dhe praktikisht është shtet laik, në të cilin kisha-xhamia është e ndarë nga shteti, ndërkohë që shkolla është e ndarë nga feja. Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje e fuqishme dhe e gjerë çlirimtare në të gjithë vendin, dhe jashtë atdheut ku jetonin arbëreshët. Kjo lëvizje patriotike, me rrënjë në të kaluarën liridashëse, por sipas nevojës edhe luftarake, vazhdoi edhe pas formimit të Shqipërisë londineze 1912. Dhe, me zgjuarsi u orientuan në situata shumë të komplikuara e ndërlikuara të gjendjes ndërkombëtare, sidomos në Evropë, kontinentin ku me miliona vite gjendet Iliria. Përpiluan-praktikuan një strategji dhe taktikë të përshtatshme për lëvizjen kombëtare në mënyrë që të realizojnë programin e tyre të gjithanshëm, ku u përfshinë edhe lufta ideologjike e politike, iniciativat diplomatike, veprimtaria arsimore e kulturore etj.

Si tipar themelor ideologjik dhe politik ishte atdhedashuria, patriotizmi. Kontradiktat kryesore, thënë më mirë, mospërputhje mendimesh e interesash a mospajtime të ndryshme, ishin ato midis popullit tonë të shtypur dhe pushtuesve. Në këto mosmarrëveshje bënte pjesë sidomos rreziku i madh i zëvendësimit të pushtimit turko-osman nga ai i fqinjëve grek, serb e bullgar. Qëllimi madhor i tyre ishte çlirimi dhe mbrojtja e domosdoshme e atdheut. Rilindësit e kishin shumë të qartë se pa një propagandim gjithëpërfshirës gjithkund ku jetonte populli jonë, pa ndeshjen me errësirën mesjetare të shkretëtirës, pa një unitet të çeliktë dhe zgjim kombëtar, ishte shumë vështirë të sqaroheshin masat e gjera popullore, që prej një gjendje letargjie (gjumi) të hidheshin në një luftë për jetë a vdekje.

Pengesa më e madhe për realizimin e këtyre idealeve patriotike të Rilindësve ishin fetë, që u ishin imponuar shqiptarëve prej pushtuesve të huaj. Megjithatë, pavarësisht nga këto ndryshime, Rilindësit bashkoheshin në një gjë: Ata vinin Kombësinë mbi Fenë. Karakteristikë për Rilindësit qe një tolerancë fetare jashtëzakonisht e madhe. Kjo ndikoi që, në programet e tyre politike për ardhmërinë e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës nga shteti dhe të shkollës nga feja, në pajtim me kërkesat e Sami Frashër-it. Rilindësit, si politikanë, e shihnin qartë se ndasitë fetare u shërbenin armiqve. Goditjet kryesore që i jepnin keqpërdorimit-keqkuptimit të fesë, ishte angazhimi i tyre i palodhshëm për largimin e errësirës dhe përhapjen e dritës: diturisë, arsimit e shkencës.

* * *

Ligësia (e keqja) në errësirën e mendjes së armiqve të brendshëm, nuk mund ta prekë mençurinë e shqiptarëve të vërtetë: pa dallim feje, fisi, krahine, partie, klani, vendqëndrimi. Duke u përpjekur të na gjunjëzojnë (në emër të armiqve të jashtëm prej nga edhe paguhen), vendosin në ne qëndrimin tonë origjinal të luftës. Në një pozicion ku jemi më të fortët sepse atëherë e adhurojmë vetëm Zotin tonë pellazg-ilir-arbëror. Nuk e kuptojnë që ne kemi qenë më të fortë kur na persekutonin.

Shqiptarët nuk duhet assesi të lejojnë që një grup budallenjsh të shkatërrojnë për të gjithë të tjerët. Patjetër t`i luftojmë, për t`i futur burg të gjithë kokëkrisurit e kombit, kudo që gjenden, pa përjashtim; sepse padyshim janë ata që përpiqen të mbjellin përçarje-urrejtje fetare midis shqiptarëve, me qëllim që të minojnë ekzistencën e Kombit dhe Vendit.

PS: Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në tokat arbërore do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë!