Mjerë ne, mjerë Shqipëria e Madhe !

0
179
Hartë - Ballkan

shkruan Fahri Xharra

Ç’na duhet Shqipëria e Madhe ose Shqipëria Etnike, kur edhe 50 vjet me këtë qëndrim tonin qoftë nga politika, akademitë dhe një përqindje shumë e madhe e shqiptarëve jemi të pa vëmendshëm se ç’po ndodhë me ne në skenën ndërkombëtare, çka po shkruhet për ne dhe si po na trajtojnë të huajt edhe ne vetveten do të mbesim si pila pa pupla e gatshme për zierje.

Nuk e kuptoj qëndrimin e heshtjes së historianëve tanë ndaj shkrimeve dhe botimeve që po bëhen sot dhe janë ber në 200 vjetët e kaluara.

E ndjeva një natë një Akademik të Shqipërisë duke thënë që mua nuk më interesojnë mediumet sociale ! Po. e ka shumë keq. Nuk do të thotë të merr pjesë, por së paku të sheh se ku qëndrojmë ne e ku të huajt; fqinjët tanë me përvetësim total të historisë sonë.

Rrjetet sociale na japin pasqyrën më reale se kush jemi, sa na duan dhe sa na respektojnë si komb. Mediumet e tilla janë mjet ideal i spiunimit dhe pasqyrimit të mentalitetit të sotëm shqiptar

Unë, vazhdimisht i përcjelli botimet e ndryshme serbe, bullgare, turke sllavomaqedone dhe ato greke. Aty shihet puna e akademive të tyre, edhe pse nuk shkruhet nga autorët akademik por postohen nga figurat e njohura publike të atij kombi ose atij shteti. Ne heshtim, ne jemi në gjumin e arushave dhe me barkun plot të vjeshtës mendojmë të dalim në verë…

Po e shkruaj në origjinal atë që e lexova sot:

SERBIA AT THE TIME OF EMPEROR VARDIL
Map of the Serbian Empire, from the end of the 5. th and the beginning of the 4. th century before Christ, at the time of the Government of the Serbian Emperor Vardil. In his time Serbia reflected in Adriatic and Black Sea, Macedonia was later incorporated (which is not shown on the map), so it was reflected in the White Sea (Aegean Sea) Borders of Vardilova Serbia before Macedonia’s joining, marked with strong green The capital of Vardilova Serbia was Skadar.

The source and the name of the piece:
Naslov: Universal Historic and Geographic Atlas: composed of one hundred a maps giving the divisions and territorial changes of the various nations at the main times of their history, with a notice showing all the important facts, and the indication of where they happened…

Publisher: Librairie universelle
Year of edition: 1845.
Original from: University of Ghent”

Serbia prej Alpeve deri në Karpate, nga Budapesti deri në Selanik e deri në Bosfor, prej Bosforit në Detin e Zi

Serbia në kohën e Perandorit Vardil ( Bardhyl ) Hartën e publikuar, të tokave të Perandorisë Serbe që nga fundi i shek. 5 BC e deri në shek.. 4 BC, në kohën e Perandorir serb Vardilit ( Bardhylit fxh ).. Në kohën e tij Serbia Serbia lagej në Adriatik dhe në Detin e Zi. Maqedonia ( e Aleksandrit të Madh fxh), iu është bashkangjitur më vonë dhe nuk shihet në hartën e postuar. Kryeqyteti i Serbisë së Vardilit ishte Shkodra.

Burimi hartës : Universal Historic and Geographic Atlas, 1845
Vjedhja e etnografisë shqiptare

Simboli i sferës qiellore si motiv i veshjes popullore serbe e rrethit të Pejës ( Kosovë ) është i njëjtë me atë të Perëndeshës Lidiase të shek. 7 BC ( para Krishtit ) https://www.pinterest.com/pin/231020655860364799/

Si e komentoni? Si ju duken këto postime të serbëve në mediumet e tyre . ( Duh Starih Srba )

Duke e lexuar shkrimin “Monedha e mbretit iliro-shqiptar ‘ΒΑΡΓΥΛ’ i nxjerr sërish bojën gjuhës greke “ të Z. Aleksander Hasans i shohim lojërat greke në mohimin e historisë sonë.

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.

Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrėzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinė e tij, qė e kishte qendrėn rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anė tė kryengritjes, i pėrkrahur nga shumė luftėtarė, tė cilėt e mbėshtetėn, meqė ai ishte i paanshėm.

Politika e shtetit ilir gjatė gjithė kohės sė dinastisė sė Bardhylit pati si qėllim pėrfshirjen nėn sundimin e vet edhe tė atyre tokave tė banuara nga ilirėt qė ishin tė pushtuara nga maqedonasit. Pėr t’i çliruar kėto toka, Bardhyli mundi tre mbretėr maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirėve tribut vjetor.

Nė vitin 360 p.K., kur maqedonasit u pėrpoqėn ta ndryshonin kėtė gjendje me luftė, mbetėn tė vrarė 4000 maqedonas, sė bashku me mbretin e tyre, Perdikėn. Pėr tė dobėsuar ndikimin e maqedonasve nė kufijtė jugorė tė tyre, nė Epir, enkelejtė lidhėn aleancė edhe me tiranin e Sirakuzės. Vetėm kur Maqedonia, me nė krye Filipin II, arriti tė shuante grindjet politike nė vend, pozita e ilirėve ndaj fqinjėve lindorė u dobėsua.

Nė vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse nė moshė 90-vjeçare, u vu nė krye tė ushtrive ilire dhe pėrballoi sulmet maqedonase, tė cilat mė nė fund e detyruan tė lėshonte tė gjitha qytetet qė mė parė i kishte pasur Maqedonia nė varėsi. Pasardhėsit e Bardhylit vazhduan kėtė politikė, por ata nuk arritėn tė çliroheshin plotesisht nga varėsia maqedonase. (https://do24news.com/monedha-e-mbretit-iliro-shqiptar)

Fahri Xharra, 17.10.21

Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.