Koment
Ne vitin që e lamë mbrapa kemi pasur disa ngjarje befasuese në botë, si sulmet terroriste ne Evropë, ”Brexit” dhe fitorja e Donald Trump-it. Ka pasur shumë mendime rreth këtyre temave. Për dike kan qene befasitë e vitit, për dike kan qenë me pak të befasishme dhe ata të cilët nuk janë befasuar më këto ndodhi, duke pasur parasysh zhvillimin e rrethanave politike në nivel botëror. Kur flasim për sulmet terroriste në Evropë, për nga menyra dhe metodat ishin vazhdimësi e sulmve terroriste nga lufta në Irak dhe në Afganistan… Me përmasat e rritjës fatale të terrorizmit në Evropë, nga analistët shikohen më shumë nga zhvillimet e luftës në Siri. Së pari kriza siriane e gjatë, dhe e pastaj edhe eskalimi i luftës kunder organizatës terririste të ISSI-it dhe lufta e qeverisë më rebelet.
Në këtë luftë u implikuan shumë palë, Rusia dhe Irani e mbeshteten diktatorin Bashar El Asaadin, kurse Amerika ishte shumë më e matur dhe ishte e interesuar që të luftohet terrorizmi duke mos e perkrahur regjimin e Asaadit. Shtrohet pytja logjike ku ishte Ballkani dhe Kosova në këtë mes? Çka punuan elitat tona politike për gjithë këto vite ? A numeruam më shumë dështime së sa rezultate pozitive. Sa u punua për të rinjët tanë?… E shumë e shumë pyetje hipotetike të cilat nuk nxjerrin ndonjë rezultat impresionues për qytetarët tanë. Ne Ballkan nuk ka shtet të formuar mbi bazat e të dretjës ligjore, mbi të drejtat dhe liritë demokratike. Gjeografia e vertëton së edhe Kosova është pjesë e Ballkanit, dhe së nga kjo logjikë provincialiste ballkanike nuk është duke u larguar, e do të ishte fat i madh që të largohet.
Vendi ynë ende nuk ka sovranitet, nuk është shtet i barabartë për të gjithë, nuk ka demokraci të mirëfilltë dhe nuk as liri njerëzore në kuptimin e plotë të fjalës. Po na ndjekë si hije e keqe kriza institucionale dhe politike. Po na ndjekin problemet e prodhura siq janë “Zajednica” dhe Demerkacioni. Problemi është së shtetin po e ndërtojmë mbi mashtrimet e kësaj kaste politike, e shtet nuk mund të këtë mbi bazat e mashtrimit. E vertëta është e dhembshme sa është është bërë e dhembshme edhe vete jeta në Kosovë. Nuk ka liri qytetare në atë vend ku zënë vend dhuna dhe shfrenimi pushtetarë. Nuk ka shtet ligjor në atë shtet ku e sundojnë bandat e gjithë farë llojeve. Nuk mund të kemi shtet funksional dhe demokratik më njerëz të cilët janë të predisponuar më plaqkitë dhe më dhunuar qdo vlerë shoqërore. Nuk ka mundësi të kemi shoqëri të shëndosh kur ajo shoqëri gjithnjë po shkon kah kriminalizimi.
Nuk mund të kemi shtet ligjor kur kemi gjyqetarë, prokuror, mjek… të korruptuar dhe të ndikuar nga politika ditore, ose kan shkuar aty më direktiva të partisë në pushtet. Për çfarë shteti mund të flasim kur gadi krejt është plaqkitur dhe vjedhur prona shoqërore ?!. Çfarë shteti kemi kur gadi gjysma e popullatës më të re për nga mosha në Evropë, janë të pa punë?. Si mund të lavdërohemi kur i kemi të gjithë këto predispozita në sferën e turizmit dhe nuk na vjen asnjë vizitor ?! Nuk vjen asnjë vizitor së hajnat politikë nuk i lënë biznismenet e jashtem të vijnë të investojnë, jo vetëm në sferën e turizmit po edhe në shuma fusha të tjera. Nuk i lejojnë sepse ua prishin bizneset e tyre të pista më bollëk që i kanë. Këta në krye të shtetit nuk janë gjë tjetër veq do dictator mirë të kamufluar.
Me qendrimin dictatorial edhe ua kan futur frikën qytetarëve të cilët deri tash së voni nuk kan guxuar të flasin lirshem për jetën politike. Gjithë ky krim i organizuar dhe korrupcion dhe pak kujt po i mungon një fije floku. Jemi bërë shtet i kotrabandes dhe shfercit më droga. Ka lulëzuar prostitucioni i pa kontrolluar… Kjo Kosovë i ka pasur mundësit për 17 vite të duket krejtë ndryshe, shumë më e bukur në mbrendi së bukuritë natyrore ia ka falë Zoti, dhe shumë më e zhvilluar ekonomikisht. Ka mundur ky vend të jetë më krim dhe korrupcion në suaza të normalitetit e jo të nivelit galopant. Nuk po i kushtohet rëndësi kulturës e cila është alfa dhe omega e një shoqërie demokratike. Janë katapultuar antivlerat në institucionet e kulturës gadi në të gjitha nivelet.
Duhet gjetur forca kreative politike të cilat luftojnë për një gjendje të përgjithshme shumë më të mirë. Duhet gjetur gjithashtu njerëz të cilët vertëtë dinë të mendojnë dhe të jetojnë për artë, kulturë dhe sport. Ata të cilët pushtetin e pas luftës e kan ngulfatur duhet të largohen. Mjaftë më me bazhibizuk të librezave partike e të cilët janë analfabetë potencialë. Ky popull është i vuyeshem por edhe ditur. Po vjen koha e ndryshimeve të mirëfillta, po vjen koha që vertëtë të punohet ndërshmerisht për shtet dhe për komb. Klosharët politikë të hudhen në bërllogun e historisë… Mjafë është bërë që të rinjët tanë të ikin në Perëndim si punëtorë krahu…