Mizorët dhe fallsifikatorët e shkrimtarit Ismail Kadare

0
491

Tregim nga libri “Krimet mizoriste të komunizmit”

Sali Leka

Kanë botuar libra për krimet e komunizmit, por me sajime trillime dhe fallsifikime monstruoziste dhe asnjë kriminel mizorist gjakatar nuk kanë demaskuar, asnjë masakër makabre nuk kanë zbuluar as verifikuar ekzaktësisht.

Librat i kanë botuar vetë kriminelët,vetë mizorët, vetë falsifikatorët, vetë persekutorët, zuzaristët, që kanë burgosur interrnuar shtatë qind e pesëdhjetë intelektuale dhe 175 shkrimtarë modernistë të kultuaruar me kontribut te cmuar për drejtësinë, lirinë dhe demokracinë e sotme, por emrat e tyre nuk shkruhen në faqet e gazetave sharlataniste narciziste.

Kurse studio telvevizive reklamojnë emra të burgosurish ordinerë për motive të pista brutaliste, vulgariste, meskiniste, dhe nuk kanë bërë dhe as bëjnë as gjë antikomuniste por kanë vazhduar dhe vazhdojnë me procka dhe brockulla të rëmdomta, që kanë tromaksur dhe matufepsur akoma më shumë injorantët dhe mediokërit e skremuar.

Kurse unë jam i obliguar të tregoj ngjarjet e vërteta dhe të demaskoj pa hezitim gënjeshtarët dhe shtrembalarët e dy shekujve XX dhe XXI.

Kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit mizorist në kohën kur Shqipëria u sundonte dhe u shtypte nga klika uzurpatore gjakatare macabre enverste ramiziste despotike, hetuesit dhe operativit të sigurimit u fola: Letërsinë, artin, etikën dhe kulturën shembullore i dua me shumë se prifti dhe hoxha, kishën dhe xhaminë. Letërsinë e dua, e admiroj për të folur të drejtën dhe për të shkruar të vërtetën, nuk i dua për gënjeshtra. Kurrë jo!
E drejta e vërteta janë të dobishme për jetën njerëzore dhe jetike hyjnore.

Do të qëndroj i burgosur 40 vjet, I padëshpëruar, por me vullnet dhe guxim të vitalizuar.
Dua letra, stilolapsa dhe do të shkruaj tregime të vërteta me demaskime të drejta kundër maskarenjve, spekullantëve, intrigantëve, zuzaristëve,gënjeshtaruckëve, gëlbockëve dhe shtrembaluckëve, urithkucë të qelbëzuar.

Këto episode që tregova sot kanë ndodhur në shekullin XX, shekulli I masakrave të llahtarshme.
Tani jemi në dekadën e dytë të shekullit XXI por mënxyrat e llahtarisura nuk paskan të mbaruar. Maskarenjtë, intriguckit, gënjeshtaruckit e skremuar janë shtuar.

Botojnë libra me sajime dhe trillime monstruoze ashtu sic janë vetë.
Shtrembaluckit N.Buzi, D. Kaloci, K. Dervishi, Sh. Sinani kanë botuar libra të tëra me gënjeshtra.
1. “Dosja Kadare”
2. “Epoka Kadare”
3. “Kadare i denoncuar”
4. “Kadare me 101 dokumentet e Pallatit të Endrrave”
5. “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”

Këto libra i ka shkruar vetë Isamil Kadareja por I firmosin N.Buzi, D. Kaloci, K.Dervishi dhe Sh. Sinani që nuk ishin shkrimtarë, as kanë për tu bërë duke ekspozuar dhe reklamuar gënjeshtra dhe shtrembërimet e Ismail Kadaresë, mëkatari I katërt I Byrosë politike enveriste ramiziste.

Ingranazhet makabre të kësaj Byroje antihumaniste kanë burgosur dhe interrnuar 175 shkrimtarë dhe poetë të talentuar modernist të admiruar dhe liberalistë të merituar por u internuan, u persekutuan egërsisht dhe tmerrësisht.

Disa nga këta shkrimtarë të masakruar padrejtësisht ishin të njohur dhe shokët e mi të betuar Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni, Liljana Dovana,Dhora Leka, Fadil Pacrami,Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Pirro Kuqi, Ibrahim Uruci, Minush Jero, Jorgo Bllaci, Zydi Morava, Eqrem Biba,Faik Ballanca, Viktor Qurku.

Në fakt Romancieri Faik Ballanca dhe poeti Viktor Qurku vranë veten, kur u kërcënuan nga mizorët e censurës për mosbotimin e librave të tyre por I tmerruan me i pushkatuar.

Edhe mua më kërcënuan më thanë: “Nuk i botojmë librat e tua Sali Leka , shkrimtar dekadent, liberalist, modernist, reaksionar i rrezikshëm kundër partisë dhe komunizmit. Nuk i botojmë veprat e tua letrare artistike dhe do të pushkatojmë dhe groposim pa varr.”

Kurse unë as u tmerrova as u dëshpërova, as nuk u frikësova as nuk e vrava veten as nuk e vras.
Mizorëve dhe gjakatarëve i kam thënë dhe ju them as jam as isha trim. Jam do të jem vital iradin sublim. Kam demaskuar dhe do të demaskoj cdo zgërdheëc gënjeshtaruc dhe skurrik dredharak.

Në ato vite kisha 85 libra, sot kam 107 dhe nuk i urrej ata që nuk I kanë botuar këto vepra letrare të dy shekujvë XX dhe XXI.
Nuk urrej as ata që kanë 20 milion lekë dhe I shpenzojnë nëpër gazeta duke botuar gënjeshtra trillime të rëmdomëta, të neveritura.

Me shumë nderim dhe kujtim pë rata shkrimtarë dhe poetë që sot në epokën e bardhë të demokracisë nuk jetojnë por si ata dhe neve që jetojmë shumë kemi kontribuar për epokën që sot gëzojmë dhe do ta gëzojmë, pa cka nuk duan të na lejojnë ata që na kanë diskriminuar 45 vjet, diskriminim dhe keqtrajtim me ligësinë e ujkut.

Aq shumë intelektualë dhe shkrimtarë të burgosur në Shqipëri nuk janë burgosur as në Rusinë e madhe sllaviste staliniste, por këto masakra tragjike nuk i shkruajnë nuk i tregojnë shkrimtarët shtrembaluck Sh. Sinani, N. Buzi, D. Kaloci, K. Dervishi serviluckit dhe hardhuckit e Ismail Kadaresë.

Në kohën e diktaturës ashtu si e quajnë serviluckit por në fakt ishte koha e skëterrit mizorist. Ismail Kadareja ishte i katërti kupolist i Byrosë poltike mbas Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës dhe i pesti Kadri Hazbiu xhelati i egër monstruoz që ka burgosur dhe torturuar edhe 750 intelektuale të kulturuar me etikë shembullore njerzore.

Kadare dhe ata që janë si Kadareja nuk kanë bërë epokë ashtu si shkruajnë gënjeshtarët dhe shtrembalarët por ishte muzg dhe skëterrë.
Cdo lexues kurioz për të ditur se cfarë janë këto 101 dokumente të Pallatit të endrrave, por kur e lexon librin e Dervishit dhe Kalocit nuk shikon asnjë dokument autentik, as artistik as historik por faqet e librit janë mbushur me procka dhe sajime skandaloze.

Është e vërtetë se Kadareja ka botuar romanin “Nënpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, por askush nuk e ka diskriminuar dhe as denoncuar dhe as kritikuar kadarenë si shkrimtarë antikomunist dhe antirevolucionar kundër Enver Hoxhës, ashtu si gënjejne dhe trillojnë në faqet e këtyre librave që kanë botuar tani në shekullin XXI K.Dervishi dhe D. Kaloci. Në faqet e librit “Epoka Kadare” kanë shkruar gënjeshtra monstuoze, ja disa prej tyre:

Shkrimtari i madh Ismail Kadareja në kohën e diktaturës ishte i vetmi guximtar antikomunist dhe antirevolucionar dhe i doli ballë për ballë diktatorit Enver Hoxha, por ai nuk e burgosi nga frika se Kadareja ishte me famë dhe lavdi Botërore. Në Paris të Francës botoheshin librat e Kadaresë së madh”. Kurse unë theksoj të tëra këto fjalë janë trillime glorifike pompoze, hiperbolike të stisura dhe shtrembërime të pista. Unë e kam obligim me treguar fakte të vërteta kundra Enver Hoxhës nuk kanë dalë as kanë folur as 175 shkrimtarë të burgosur.

As unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka në ato vite me 85 libra i persekutuar tmerrësisht por se si kam shpëtuar nga plumbi i pushkatimit dhe i pagroposur pa varr, do ta tregoj në tregimet në vijim. Kurse sot argumentoj 85 librat e mia janë me poezi dhe tregime të vërteta të dobishme për jetën njerzore me fakte konkrete të drejta por mizorizmi I skëterrit të Kadaresë dhe të klikës së tij narciziste, monstruoziste, zuzariste nuk e donin të vërteten të mirën të drejtën dhe librat e mia nuk I botuan por I mbyllën I censuruan në shtëpinë botuese Naim Frashëri Tiranë.

Ismail Kadareja nënkryetari i frontit të internimeve bashkë me kryetaren Nexhmije Hoxha kanë projektuar masakra të llahtarshme për internimin dhe diskriminimin e njerëzëve të mirë fisnikë të kulturuar, humanistë teuratistë të admiruar, kulakëzime të familjeve tradicionale shqiptare, masakrime dhe groposje pa varr në brigjet e lumenjëve dhe në pellgjet e mocaleve. Kanë interrnuar edhe shkrimtarët portë dhe dramtaurgë Xhemal Broja, Ibrahim Uruci, Kujtim Spahivogli, Minush Jero, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Janulla Rrapi nëna e poetit Renato Rrapi, i cili u burgos, u torturua dhe sot as nuk flet as nuk shkruan, aq shumë e kanë tmerruar.

Shkrimtarët Musine Kokalari, Kujtim Spahivogli, Sejfulla Maleshova vdiqën në interrnim të sëmurë pa u mjekuar.
Del pyetja dhe duhet të përgjigjemi: Kush duhet ta demaskojë mizorizmin enverist? Shumë i egër vampirist!

Sot dy kupolistët e mëdhenj të byrosë politike Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk jetojnë por veprojnë kupolistë të vegjël të klikës së tyre të strehuar në gjashtë redaksi gazete dhe gjashtë televizione dhe cdo ditë me spekullime dhe mashtrime.

Vazhdojnë të botojnë akoma libra të Ismail Kadaresë por tani e kanë kthyer fletën me lavdërime pompozike si libra antikomuniste dhe antirevolucionare. Në fakt Kadareja I kishte dhe I ka librat të tëra sipas doktrinës marksiste revulocionare dhe janë botuar me fondet monetare të bankës shqiptare në kohën e mizorizimit enverist ramizist.

Del pyetja, pse i ka botuar?

Përgjigjja: I kanë botuar librat e Kadaresë ishin dhe janë sipas oreksit të egër vampirist sadist, enverist ramizist.
Kurse 85 libra të shkrimtarit Sali Leka nuk I botuan por I fshehën I mbuluannë magazinën e kartoneve në shtëpinë botuese Naim Frashëri në Tiranë.
Në këtë ngrehinë ishin strukur si brumbuj të qelbëzuar, shtrembalucë dhe gënjeshtarucë të infektuar nga virusi narcizist të jargosur dhe nihilist të pështirosur.

E theksoj e përsëris 85 libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme të dobisme për jetën njerzore të shkëlqyera brilante të mahnitshme me kulturë shembullore.

Këto 85 libra dhe 2700 artikuj mediatikë në redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita Zëri I Rinisë dhe revista Nëntori” nuk I botuan.
Nuk I botuan se mizorizmi enversit, aq sa ishte I egër, I lig monstruoz ishte dhe frikacak alabak skandaloz.
Mizorizmi I censurës dhe katrahurës së tmerrshme enveriste frikësohej deri në palcë dhe në gjak nga dalja në publik e poezive liriko estetike dhe erotiko eposike brilante të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.

Dikasteret propagandistike komuniste kanë botuar pa ndalim librat e Kadaresë me lavdërime pompoze për komunizmin proletar revolucionar me në krye shokun Enver Hoxha, udhëheqës legjendar I pamposhtur nga klasat borgjeze kapitaliste të përmbysura armiqësore të rrezikshme. Me këto fjalë ishin mbushur librat e Ismail Kadaresë, fjalë poshtëruese ofenduese dhe diskriminuese kundër shtatë mijë pesëqind djem dhe burra vajza dhe gra të burgosura të interrnuara nëpër kampet e skëterrit.

Me këto fjalë të egra brutale dhe vulgare shkrimtari narcizist Ismail Kadare persekutonte dhe diskriminonte shtatë qind e pesëdhjetë intelektualë dhe njëqind e shtatëdhjetë e pesë shkrimtarë të burgosur të masakruar midis të cilëve dhe unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka. Për këto 175 shkrimtarë të burgosur të maskaruar nuk kanë shkruar as dy libra, por kanë botuar pesë libra me 600 tregime nëpër gazeta me sajime trillime për të paraqitur Ismail Kadarenë shkrimtar disident antikomunist dhe antienverist.

Të tilla sajime dhe trillime mediokre kanë botuar Minella Aleksi, Mexhit Prenci, Agim Baci, Roland Gjoza, Alfred Papuciu që nuk ishin shkrimtarë as në shekullin XX dhe as kanë për tu bërë duke botuar procka dhe brockapër të paraqitur shkrimtarët komunistë marksistë si Kadareja por sot e nxjerrin të vuajtur të stërmunduar, të lodhur duke ngjitur cdo ditë shkallë të byrosë politike me u takuar dhe me u përqafuar me Enver Hoxhën,Ramiz Alinë, Mihal Bishën dhe Kadri Hasbiun. Në ato vite të shekullit XX parti komuniste kishte në 81 vende të botës në Europë,Amerikën latine, dhe Azi, por partia komuniste e Tiranës ishte më e egra për të mos thënë më gjakpirëse vampiriste e pamëshirshme.

Sali Leka, Cel 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Sktrukturat e byrosë politike me ingranazhet makabre të instaluar në drejtorinë e shtypit me në krye kupolistin Ramiz Alia dhe drejtorin e kulturës në ministrinë e arsimit Mantho Bala bashkë me urithkit të strehuar në shtëpinë botuese Naim Frashëri dhe në redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori kanë organizuar burgosjen, internimin dhe përsekutimin mizorist të 175 shkrimtarëve, poetëve dhe dramaturgëve të talentuar, të kulturuar.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Ç’farë po na dëgjojnë veshët dhe po na shohin sytë”. Tani që nuk kemi kupolë të madhe të byrosë politike dalin kupolistë të vegjel si grenthi M. Aleksi, M. Prençi, K. Ujkaj, K. Dervishi, D. Kaloci, Sh. Sinani, A. Papuçiu, A. Baçi, R. Gjoza dhe duke shkruar sajime dhe shtrembërime për të zbardhur imazhin e kuq të shkrimtarit enverist – ramizist Ismail Kadare, ish nënkryetari i frontit regresiv të internimit të njerëzve edhe të vajzave, grave dhe fëmijëve.

Kryetare e këtij fronti agresiv ishte Nexhmije Hoxha. Ky front antihumanist dhe antidemokratik ishte organi dhe struktura kriminale më e egër e mizorizmit të diktaturës dhe censurës uzurpatore gjakatare e pamëshirshme.

Kurse nënkryetari Ismail Kadare botonte libra me tregime revolucionare për të shtypur dhe për të masakruar më shumë njerëzit e deklasuar, të kulakëzuar borgjezët dhe reaksionarët e burgosur të internuar që mos të ngriheshin në kundërrevolucion për të rrëzuar fitoret e komunizmit madhështor me në krye Eruditin dhe gjeniun e Marksit dhe Stalinit shoku Enver Hoxha.

Kurse tani kupolistët e lartëpërmendur kanë 20 vjet që shkruajnë dhe botojnë gënjeshtra skandaloze sikur Enver Hoxha e ka sharë, e ka ofenduar, e ka sulmuar Ismail Kadarenë. Në fakt Enver Hoxha Kadarenë e ka lavdëruar, e ka shpërblyer.

Po tregoj vetëm një rast: Në fjalimin publik që foli enver Hoxha në Elbasan në Kombinatin Metalurgjik Ismail Kadarenë e lavdëroi shumë e ngriti në kupë të qiellit për romanet e botuar:
1. “Dimri i Madh”
2. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
3. “Qyteti pa reklama”
4. “Muzgu i perendive të Stepës”
5. “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”

Këto 5 libra Enver Hoxha i vlerësoi si vepra letrare artistike revolucionare marksiste madhështore por M. Aleksi, M. Prençi, K. Ujkaj, K. Dervishi, D. Kaloci, Sh. Sinani, A. Baci, A. Papuciu, R. Gjoza i quajnë libra antikomuniste antirevolucionare dhe aq paradoksale i quajnë antienveriste.

Po të sihin këto libra antikomuniste dhe antirevolucionare dhe antienveriste
Enver Hoxha Ismail Kadarenë e burgoste, e internonte ashtu si burgosi dhe masakroi 175 shkrimtarë dhe I. Kadarenë e varte në litar ashtu si vari poetin Trifon Xhagjika.

Midis këtyre shkrimtarëve isha edhe unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka me të njohurit dhe shokët e mi shkrimtarë të talentuar dhe dramaturgë të kulturuar Fadil Paçrami. Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Minush Jero, Zydi Morava, Jorgo Bllaci, Piro Kuqi, Fatbardha Spahiu, por sot faqet e gazetave mbushen me fallsifikime dhe shtrembërime të rëndomta nga ata që as ishin shkrimtarë dhe as kanë për tu bërë duke shkruar gënjeshtra dhe fallsifikime.

Tiranë, Shtator 2019