Mitingjet, lufta, gjenocidi serb dhe Kosova

0
398
Baton Haxhiu, KS

Nga Skënder MULLIQI

Sikur virusi të ishte paraqitur në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar, kur filluan mitingjet e Millosheviqit kunder Kosovës.
Sikur të kishim pasur virus në Gazimestan kur krimineli i luftës lëshoi zëra për shfarosjën e shqiptarëve
Mitingjet e Sheshelit… ishin grishje i një lufte të tmershme, që do të ndodhte më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.

Lufta?

Nuk do të ndodhte ndoshta po aty të ishte koronavirusi.
Eh, korona na u paraqitë në kohën kur në shumë shtete në vend të demokracisë, na është instaluar fashizmi?!

Kosova.

Gjithëçka në shtetin e sapo lindur është e vonuar.
…Shumë probleme u grumbulluan, e na çrregulluan jetën
Kësaj i para prinë dhe i ndihmuan njerëzit e politikës
….Nuk e lanë këtë popull kurrë të rehatohet.

Lufta na solli shumë viktima të pafajshme të gjenocidit serbomadh

Lufta la tokën e djegur mbrapa nga serbët më kod gjenetikë të prishur.
Serbia e filloj luftën për qëllime të spastrimeve etnike. Bëri vrasje në menyrë sistematike dhe masive mbi civilë, e kësaj nuk i thonë asgjë tjetër, veq GJENOCID. Të gjitha këto serbët u përpoqën t’i minimizojnë, për ti ikur përgjegjësisë së gjenocidit. Bota demokratike u tregua e padrejtë, që e amnistoi Serbinë për krimet monstrume njerëzore. TPI-ja shumë pak kriminelë serbë vuri para bankës së drejtësisë.

Shumë kriminelë të luftës sot janë të lirë. Nuk mori vendimin e arsyeshem që Serbia të dënohet për gjenocid, dhe t’i paguan dëmet e luftës për 50 vitet e ardhshme, siç i pagoi krimet, Gjermania naciste. Masakrat e tmershme ne Bosnje, dhe masakrat ne çdo cep të Kosovës, janë dëshmia më e mirë, së Serbia kreu gjenocid.

Liderët botërër nuk e ngritën zërin e arsyes sa duhet, që të ruhet njerëzimi dhe civilizimi, si postulatët më të larta të te drejtave elementare njerëzore, të siguruara më konventa të ndryshme ndërkombëtare. Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme duhet të njxerrin mësime nga krimet dhe gjenocidi, për paqën në botë, të gatshem që të dënojnë dhe t’i ndalojnë krimet dhe gjenocidet mbi bazat fetare, raciste, ideologjike e etnike.

Kosova pat fatin e keq që politika ra në duar të pushteteve që vepruan më metoda korruptive, e të cilat po i gëzojnë të gjitha privilgjet e mundshme.Liderët partiakë me decenie po bëjnë tregëti politike.

Këtyre të pa dobishmive, kurrupcioni ju ka mbetur arma e vetme. Atdheun e kan mbrojtur gjithmonë njerëzit e vullnetshem. Nuk e di a i ka mbetur këtij populli fuqi për ti ringritur vlerat morale ? Kush do të thoshte që ky popull, që për lirinë e vet, investoi shumë, do të katandisët në këtë gjendje politike dhe ekonomike? Vëtem njerëzit e pastër dhe të ndërshem mund të bëjnë kthesa pozitive në Kosovë.

Tipat si Baton Haxhiu, të cilët kërkojnë amnistimet e krimeve te gjenocidit serb, pse ate apo edhe dikend tjetër nuk e kan prekur, janë pazar pa hanxhin. Ka kjo tokë ende njerëz të cilët i dalin Zot atdheut. Kosova nuk është vu në ankand public, siq po mendon ky mediokerr. Ku e merr të drejtën dhe guximin BatonHaxhiu të flasë në emer të Kosovës dhe në emrin e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, grave të dhunuara, por edhe të atyre të gjallëve që luftuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës!