MISTERET E DOSJEVE TË SIGURIMIT KOMUNIST

0
773

Kapaku i kuq i dosjeve të sigurimit i mbërthyer me pranga të çelikta e zbërthejnë të burgosurit e vërtetë politik, demokratë modernistë eposikë të betuar antikomunistë.

Tregim nga libri “Masakrat e vërteta të komunizmit”

Sali Leka

Në fillim të këtij tregimi falenderoj kryeministrin Edi Rama me stafin e tij, që mbas 25 vjetësh mundësoi formimin dhe funksionimin e dikasterit jetik Autoriteti për hapjen dhe informimin e dosjeve të sigurimit komunist. Stafi i këtij Autoriteti dhe dikasteri të dobishëm, do të ketë shumë punë, telashe dhe peripeci të lodhshme për arsye se: Që nga viti 1992, në Shqipëri kanë bërë katastrofë dhe batërdi të llahtarshme me dokumentacionin shtetërorë, me dosjet e pronave kadastrale, të hipotekave zyrtare dhe arkivat speciale për veprimtarinë 45 vjeçare të strukturave të sigurimit komunist zuzarist.
Edi Rama me qeverinë meriton falenderim sublim edhe për reformën në drejtësi që sapo ka filluar, por reformën nuk mund ta shkëlqejnë dhe triumfojnë mbi kusarët, mizorët, zuzarët dhe kriminelët, as ata juristë frikacakë, spekullantë langarë dhe injorantë naiv, as ata prokurorë dhe gjygjtarë që kanë zhgarravitur llangosur dhe koklavitur dosjet e firmave piramidale kusare në vitet 1996-1997, dhe dosjet kriminale të Gërdecit me 15 mars 2008, që u vranë 26 burra dhe gra.
Edhe dosjet e katër burrave të pafajshëm që u vranë me 21 janar 2011 në Bulevardin e Tiranës duke ecur me duar në xhepa.
Një nga zyrat kryesore të reformës në drejtësi do të jetë këshilli i lartë i prokurorisë K L P por akoma nuk ka funksionuar.
K L P-në e domosdoshme e ka penguar partia pedeiste pengon zhgarravit, shkreton pa i hyrë gjëmb në këmbë, edhe kur është në opozitë nën maskën e opozitarizmit demokratik. Në fakt edhe kur ishte në pushtet, mazhorancë pushtet nuk ka bërë drejtësi, as demokraci, nuk ka afruar njerëzit e mirë fisnikë, kuadro dhe intelektualë të devotshëm, por i ka spostuar dhe larguar duke favorizuar dhe ngritur në funksione persoan të parsimuar të pa kulturuar me diploma të fallsifikuara.
Tani pedeizmi opozitarë i versulet Kozma Janos, kandidati potent për në këshillin e lartë të prokurorisë që ky dikaster jetik ka 25 vjet që lëngon, rënkon, qurravitet, jargoset dhe nuk ka funksionuar.
Dy pedeistë Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi ulurasin: Kozma Jano ishte agjent i sigurimit komunist që nga viit 1970 në Durrës dhe nuk duhet të legjitimohet në K L P-në e reformës së Edi Ramës. Bardhi, Bylyku dhe të tjerë si ata të dy na thonë: Tërë intelektualët, kuadrot, juristët e devotshëm, specialistët e aftësuar për të modernizuar dikasteret e shtetit me programe dhe alternativa të dobishme kombëtare ishin agjentë, survejues dhe rezidentë të sigurimit komunist.
Me këto sajime, trillime, zgërdhecka, mysibecka dhe gelbocka duan të pengojnë funksionimin e reformës në drejtësi dhe të rrëzojnë Edi Ramën në shkallët e kryeministrisë.
Për juristin e devotshëm, korrekt dhe konsekuent Kozma Jano, unë do të shkruaj ditë tjetër, ndërsa sot do të tregoj për disa gënjështarë langarë, shtrembalarë zuzarë dhe fallsifikatorë, sharlatanë obskurantë që kanë botuar nëpër gazeta tërkuza me sajime dhe trillime të stisura duke reklamuar si të përndjekur nga sigurimi përsekutorët dhe mizorët të rehatuar, të privilegjuar në kupolën e byrosë politike, duke daktilografuar, stenografuar dhe zbukuruar librat marksiste të Enver Hoxhës me raporte referate dhe fjalime demagoge revolucionare, antihumaniste, antifetare dhe antidemokratike të llahtarshme.
Fjalime të egra lapanjoze monstruoze tragjike.
Jemi në dekadën e dytë të shekullit XXI. Kupola komuniste enveriste ramiziste nuk funksionon as nuk sundon, por vepron kupola oligarkiste kriptokomuniste mediatike. Nuk funksionojnë as redaksitë e gazetave “Bashkimi“, “Drita“, “Zëri i rinisë“ dhe revista “Nëntori“, as televizioni publik i Tiranës i viteve 1970, me drejtor intelektualin modernist humanist Todi Lubonja, i burgosur në vitin 1973, por sot veprojnë simos më keq gjashtë redaksi gazete private skurrike kriptokumuniste dhe çdo ditë botojnë dhe publikojnë gënjështra dhe trillime të rëndomta sikur gjoja kanë ndodhur në vitet e shekullit XX, koha e skëterrit komunist.
Unë i kam shkruar dhe i shkruaj emrat e gazetave kusare dhe të televizioneve langare, por nuk i botojnë kurrë. As i kanë botuar. Kusari nuk publikon zullumet, kusarizmat as aferat kurruptive të vetë kusarit dhe të zuzarit.
Unë e kam provuar censurimin e mos botimeve: Theksoj se 2700 tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore nuk i botuan në kohën e skëterrit mizorist enverist-ramizist, dy kupolistë kryezuzaristë të tmerrshëm.
Katër gazetarë i kam rrahur, dy nuk jetojnë, dy jetojnë dhe do t`i rrah përsëdyti.
Do tu gjejë rastin dhe do t`i rrah në mes të Parisit. Të dy janë larguar nga Shqipëria, kanë shkuar në Europë dhe botojnë broçkulla dhe gelbocka të rëndomta, duke nxirë imazhin e shkëlqyer të popullit shqiptar.
Në Europë ka segmente mediatike skurrike, që as e kanë dashur, as nuk e duan shkëlqimin dhe mrekullinë e popullit shqiptar dhe, për interesat e tyre të pista botojnë mysibecka të ndyra.
Fjalë e urtë e popullit thotë: “I pisti lavdëron të ndyrin, gënjeshtari zgërdhec ngren lart shtrembalarin, gelboc, rezil”
Unë me shokët e mi të përndjekur, të përsekutuar nga mizoristët e kishim parashikuar rrëzimin e komunizmit, por nuk e kishim menduar vërshimin e arrivizmit dhe të anarshizmit kaotist abuzivist të shtrembaluc-këve, gënjeshtaruc-këve dhe të reziluc-këve të qelbëzuar edhe tani në shekullin 21.
Spekullantët, intrigantët narcizistë dhe gënjeshtarët zuzaristë i kanë shpallur garë njëri-tjetrit secili të gënjejë më shumë, të shpifi dhe të shtrembërojë faktet konkrete. Deri tani garën e shpifjeve, të shtrembërimeve e ka fituar i vetëshpalluri gazetar analist i letrave të sajuara mbas vitit 1991 Dashnor Kaloci, i cili trillon dhe shtrembëron sikur janë shkruar në kohën e komunzmit.
Kaloci ka dy vjet që boton libra me sajime dhe trillime neveristëse. Edhe në muajin tetor 2016 Kaloci mbushi tetë faqe gazete me gënjeshtra dhe sajime të rëndomta.
Po citoj këtu disa sajime konfuze dhe kontradiktore me njëra-tjetrën. Kaloci shkruan: “Zbardhet letra që poeti i ka dërguar ministrit Kadri Hazbiu”. Poeti K.H denoncon kolegët e tij. Edhe shkrimtari H.K i shkruajnë ministrit të brendshëm dhe denoncojnë shkrimtarët Sabri Godo, Dhori Qirjazi, Koço Petriti, Klito Fundo, Gjergj Zheji, Roland Gjoza, Sadik Osmani, Niko Dako, Robert Petro, Faslli Haliti, Teodor Laço, Koço Ristani, Ymer Skënderi, Moikom Zeqo, Flora Mollaimeri.
Denoncimi në 14 mars 1974”.
Por faktet janë ndryshe. Asnjëri nga këta shkrimtarë nuk janë burgosur as internuar ashtu si u burgosën 125 shkrimtarë dhe u internuan, u masakruan, por emrat e tyre nuk i shkruan Kaloci. Në katër faqet e tjera të gazetës, Kaloci shkruan: “Ramiz Alia e fshehu letrën e K. H dhe H. K për Kadri Hazbiun. Kishte frikë nga Enveri. Denoncimi i poetit H. K kundër kolegëve shkrimtarë nuk i ra në dorë ministrit të brendshëm. U informua Ramiz Alia dhe e fshehu letrën me 1 tetor 1977. Shënimi i Haxhi Kroit me 01.12.1977. Shënimi i Jakup Matos me 17.04.1978.
Të tëra këto gelbocka janë trillime dhe sajime të Kalocit. Se letrat e shkrimtarëve edhe kur adresoheshin në Byronë Politike tek Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, më përpara lexoheshin nga drejtoria e sigurimit dhe ministri Kadri Hazbiu, i cili ishte i etur për të ditur gjithçka ndodhte. Unë i kam postuar dy letra Hysni Kapos, dy Ramiz Alisë, dy Mehmet Shehut dhe tre letra Enver Hoxhës, por i kanë lexuar organet e sigurimit, ministri Kadri Hazbiu, pastaj Hekuran Isai. Sekretari i Enverit Haxhi Kroi dhe instruktori i Komitetit Qëndror në Byronë Politike Jakup Mato nuk merreshin me letrat e shkrimtarëve, por merreshin instruktorët Ilo Kodra, Sami Gega, Guro Zeneli, Nezir Tafani dhe drejtoria e sigurimit me zv/ministrin e brendshëm Rexhep Kolli, me karrierë të gjatë shërbimi, i interesuar për të mësuar edhe fjalët intime midis burrave dhe grave të martuar.
Letrat e mia për Enverin, Hysniun, Mehmetin dhe Ramizin i lexoi dhe i mbajti sigurimi. Kopjet e letrave i dërgova për botim, por nuk i botuan, i censuruan.
Letrat e mia ishin me kërkesa të dobishme kombëtare dhe jo personale.
Fatmirësisht unë kisha shokë besnikë një mikun e Hysni Kapos dhe kopjet e letrave ia dorëzoj shokut Hysni.
Edhe babai im bisedoi dhe i tregoi shoqes Vito Kapo se ishte deputete në zonën tonë elektorale. Babai i nderuar ishte mendimtar dhe guximtar eposik dhe e kisha redaktor politik, ndërsa redaktor artistik, ideologjik kisha shokun Dhimitër Fullani.
Në shtëpinë botuese “Naim Frashëri“, intelektual me diapazon kulturor shembullor.
Me Mehmet Shehun u takova dhe i dorëzova kopjet e dy letarve. Mehmet Shehu më ktheu përgjigje pozitive dhe më garantoi se dy kërkesat e mia të dobishme do të plotësoheshin, por nuk e realizoi premtimin, se e vranë, në kulmin e aftësive dhe të përvojës së madhe për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë, aso kohe socialiste. Vrasja e tij makabre më ka indinjuar por nuk jam trishtuar. Unë nuk trishtohem përpara maskarenjëve dhe mizoristëve edhe kur ata shtohen, por akoma më shumë vitalizohem.
Vrasja e Mehmet Shehut ishte planifikuar dhe sofistifikuar prej vitesh nga ingranazhet vampiriste gjakatare enveriste, ramiziste klika e krimeve të pamëshirshme.
Për vrasjen monstruoze të Mehmet Shehut kam shkruar në librin “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit Enverist“
Mbas vrasjes së Mehmet Shehut, maskarenjtë zuzaristë mizoristë narcizistë të gelbockur filluan duke u shtuar, por nuk ka dikaster mediatik me i demaskuar, me i stigmatizuar, nuk ka organ specifik publik me i shkruar emrat e këtyre zullumqarëve monstruozë. Në Shqipëri sundon katrahura anarshiste e postdiktaturës kaotike. Tani Shqipërinë e ka pushtuar ligësia dhe egërsia antinjerëzore. Humanizmi dhe harmonia jetësore janë larguar nga zemrat e njerëzve. E vërteta, e mira, e drejta, janë larguar nga mendja e tyre dhe janë ngulur shpifja, gënjeshtra, dredhia, spekullimi dhe mashtrimi.
Dosjet makabre të sigurimit me ngjarje rrënqethëse janë shumë voluminoze dhe nuk mundet me i shkruar Kaloci i mangët dhe të tjerë si ai. Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Kur del texhali sheshit, kimetin e miletin e merr avdalli dhe misibeti i qimeleshit“. Tani në Shqipëri qimet dhe krundet e pista i çmojnë i paguajnë si flori. Të vërtetën, të drejtën e shkelin, e shtypin. Shpifjet, gënjeshtrat sajimet dhe trillimet i ngrejnë lart, i mbajnë për krahu se vetë ato nuk qëndrojnë. Tani në Shqipëri janë formuar struktura dhe organizma të posaçme për të mbajtur dhe lartësuar shpifjen, gënjeshtrën, sajimin dhe trillimet kriptokomuniste mizoriste Enveriste Ramiziste.
Kurse unë e kam obligim me betim dhe guxim të shkruajë të vërtetën të flasë të drejtën, të mirën e dobishme kombëtare ashtu si kam shkruar 85 libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme por nuk i botoi censura e tmerrshme, e llahtarshme tridhjetë vjet rresht 1961-1991, por Kaloci nuk shkruan për masakrat e censurës monstruoziste, por sajon trillime neveritëse nën maskën e demaskimit të komunizmit. Në një shkrim tjetër, do të tregoj ngjarje nga masakrat makabre të mbyllura, të kopsitura në dosjet e sigurimit. Por sot theksoj:
Pse nuk tregon Kaloci për shkrimtaren Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, që u burgosën, u masakruan egërsisht, ndërsa Flora Molla Imeri ka bërë kavalishëncë speciale! Edhe 14 shkrimtarët që Kaloci i ka piketuar si të denoncuar nga dy kolegë K. H dhe H. K ishin të preferuar të zgjedhur, të privilegjuar nga Enveri dhe Ramiz Alia. Në ato vite as K. H as H. K as unë shkrimtari Sali Leka nuk kishim guxim me denoncuar 14 shkrimtarë në parti dhe sigurim! 14 shkrimtarë të sistemuar dhe të rehatuar nga Enveri dhe Ramiz Alia, i cili ishte sundimtari absolut për letërsinë, artin, kulturën dhe propogandën revolucionare. Ashtu si ishin të zgjedhur të sistemuar të privilegjuar gazetarët Fahri Balliu, Vath Koreshi, Mantho Bala, Llazar Siliqi, Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Rudolf Marku, Qemal Sakajeva, censuristë narcizistë të veprave letrare dhe dramave teatrale të shkrimtarëve modernist demokratë humanistë të burgosur Fadil Paçrami, Kujtim Spahivogli, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Piro Kuqi, Zyhdi Morava, Frederik Sokoli, Minush Jero, Daut Gumeni, Dhimitër Xhuvani, Renato Rrapi dhe Sali Leka, me 725 poezi dhe tregime lirike erotike dhe eposike të mbyllura nëpër redaksitë e gazetave që i cituam më lart.
Shkrimtari Sali Leka i spiunuar nga gjashtë zuzarë zgërdhec urithkë të gelbocur.
Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, të spiunuara nga katër shpifësa zuzaristë shkrimtarë dhe gazetarë të mopelsur, të llahtarisur me parrullën staliniste bolshevike: Shumica të sundojë dhe të shtypë pakicën menshevike!
Në ato vite Shqipëria kishte 350 shkrimtarë dhe gazetarë të quajtur bolshevikë, kurse 125 shkrimtarë që u burgosën quheshin pakicë menshevike dekadente mikroborgjeze dhe na diskriminuan edhe mbas burgut, në pamundësi me na shtypur dhe me na sunduar egërsisht, por na stërmunduan tmerrësisht.
Mizorizmin e atyre viteve duan ta rikthejnë oligarkistët obskurantistë që financojnë botimin e librave të Kalocit, me gënjeshtra të pista që ia diktojnë gelbockit financiaristë. Se Kaloci nuk din asgjë vetë! Pse nuk i tregojnë Kalocit oligarkët obskurantë për llumzhumet makabre të Fahri Balliut në Elbasan, Librazhd, Pogradec edhe Gramsh me instruktimin dhe aprovimin e Ramiz Alisë?! Pse nuk u burgos Fahri Balliu kur organet e hetimit diktuan dhe zbuluan kusarizmat e gjelit të kuq të revolucionit!? Kështu e quante Ramiz Alia “urithin” e tij Fahri Balliu!
Këto ngjarje të vërteta dhe të tjera janë shkruar në dosjet e sigurimit, por nuk di me i lexuar Kaloci, por edhe nëse i lexon, nuk e paguajnë, nuk e reklamojnë të vërtetën. Akoma në Shqipëri reklamohen gënjeshtra, sajime dhe shtrembërime.
Në kohën kur sundonte Enveri me Ramizin nuk u burgoste fajtori, as krimineli, as mizori, as kusari, por u burgoste fisniku, eposiku, modeli shembullori, mendimtari dhe guximtari.
Me kaq për sot, por do të vazhdoj ditë tjetër, do të tregoj akoma për kusarin e kalibrit Fahri Balliu. Kusarizmat e tij galopante i dijnë Guro Zeneli dhe Sami Gega, por kanë heshtur dhe janë ngritur lart, si pleshtat dhe morrat njerëzit e pistë, kusaristë të ndyrë e të qelbur.
Shkrimtari Sali Leka Cel: 068 38 55 304
Stafetën e antikomunizmit sot e kanë rrëmbyer përsekutorët mizoristë të shkrimtarëve dhe intelektualëve demokratë modernistë të burgosur, të përsekutuar. Këta zuzaristë sharlatanistë kanë mbushur faqet e gazetave me gënjeshtra, trillime dhe shtrembërime për të paraqitur si të përndjekur, të përsekutar shkrimtarë, që as janë burgosur as internuar, por janë favorizuar edhe privilegjuar nga kupola e byrosë politike komuniste enveriste ramiziste.
Me shumë nderim dhe kujtim për shkrimtarët dhe dramaturgët e burgosur që sot nuk jetojnë, por edhe mbas vdekjes duan me i diskretituar se të vdekurit as flasin, as reagojnë, as kanë avokat mbrojtës.
Janë burgosur dhe internuar 125 shkrimtarë dhe 750 intelektualë të përkushtuar për drejtësi dhe demokraci, zhvillim, progres dhe modernizim të Atdheut.
Me shumë admirim për ata që jetojnë dhe kontribojnë për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë shembullore triumfatore me të drejta të plota njerëzore, por akoma më keq edhe sot duan më na rraskapitur dhe stërmunduar zgërdheckit, gelbockit, fallsifikatorët, mizoristët dhe përsekutorët zuzaristë që kanë rrëmbyer stafetën e antikomunizmit…

Janar 2018