Biri i dashur i vendlindjes Bashkim Doko Beqiraj kishte lexuar një publikim për botimin e librit për vendlindjen Kropisht, në të cilin unë kam përshkruar vlerat shpirtërore të gjyshërve,prindërve dhe bijve e bijave kropishnjote. Kërkoja ndihmë nga ata që do kishin dëshirë ta botoja këtë libër me 500 faqe dhe me qindra fotografi të familjeve të 26 fisve të Kropishtit.. Ishte i vetmi që më dërgoi mesazh, duke shprehur dëshirën për të paguar gjithë shpenzimet që libri të botohej me 300 kopjo me ngjyra dhe të shpëndahej falas.. Bashkim Beqiraj nuk është i pasur, por ka shpirtim me shumë pasuri shpirtërore e dashuri për vendlindjen Kropisht.
Zakonisht ata që kanë pasuri financiare janë kopracë e skllevër të parasë e nuk dhurojnë bamirësi. Me mirënjohje e falënderoj birin e vdendlindjes Bashkim Doko Beqiraj për sponsorizimin e librit “Kujtime për vendlindjen Kropisht”.. Në mesazhet që shkëmbenim, ndieja emocione për dashurinë që djali Bashkim Beqiraj ka për vendlindjen Kropisht. Ai punon në dheun e huaj, për një jetë më të mirë dhe me shumë humanizëm sponsorizoi daljen në dritën e botimit të librit të vendlindjes.
Duke lexuar informacionet për jetën e djalit Bashkim Beqiraj të kapin emocione. Ishte nxënës shkolle në vendlindje dhe njëkohsisht punonte. Ishte një sakrificë mbinjerëzore. Që kur ishte fëmijë formoi para kohe karakterin punëdashës për nevojat e jetës, sfidoi vështirësitë e shumta. Edhe pse ishte 12 vjeç, kur u largua nga jeta babai, djali para-adoleshnt ndjeu përgjegjësi për të ndihmuar nënën Elisaveta Beqiraj, që të përballonin vështirësitë e jetës pa baba. Ata që kanë vuajtur në jetë bëhen të fortë mendërisht e fizikisht.
Bashkim Beqiraj në Bolzano Itali
Duke lexuar informacionet për jetën e djalit Bashkim Beqiraj të kapin emocione. Ishte nxënës shkolle në vendlindje dhe njëkohsisht punonte. Ishte një sakrificë mbinjerëzore. Që kur ishte fëmijë formoi para kohe karakterin punëdashës për nevojat e jetës, sfidoi vështirësitë e shumta. Edhe pse ishte 12 vjeç, kur u largua nga jeta babai, djali para-adoleshnt ndjeu përgjegjësi për të ndihmuar nënën Elisaveta Beqiraj, që të përballonin vështirësitë e jetës pa baba. Ata që kanë vuajtur në jetë bëhen të fortë mendërisht e fizikisht.
Kishin kaluar pesë vite që jetonte me mungesën e babait të tij të shtrenjtë.. Në atë kohë të vështirë të ndryshimeve politike, në kushtet e papunësisë dhe anarshisë, tek djaloshi 17 vjeçar Bashkim Doko Beqiraj po piqej ideja e një emigrimi të vështirë, pa mbështetje ligjore. Dhe në ato momente bluante në kokë vendimarrjen për t’u larguar, për të cilën shkruan:
“Në vitin 1991 vendosa të iki në emigracion. Ika e shkova në Greqi dhe nuk tregova që do ikja. Mbas 3 muajsh, u lidha në telefon me familjen. Në muajin maj 1994 erdha në Itali, ku banoj edhe tani, në Bolzano. Mbas 6 muajsh të vështira, gjeta punë në një ndërmarrje druri. Këtu mësova të gdhendja në dru. Punova 21 vite si skuptor. Në vitin 1997 u njoha me një vajzë. Në vitin 2001 u martova dhe krijova familjen me bashkshorten Romina Beqiraj. Fillova jetën e gëzuar familjare, e cila më lumturoi me lindjen e vajzës së shtrenjtë Sofia në vitin 2017…”
Prindi Bashkim Doko Beqiraj ka formësuar karakterin e fortë, duke mposhtur vështisitë me punë e vetëm me punë dhe nëpërmjet punës me zotësi, këmbëngulje, vullnet të hekurt e me dije, ka fituar me talentin e tij specilitetin e artit skulptor, duke qenë duarartë me veprat që krijon.
Jam befasuar nga energjitë e tij për punë, por më shumë më ka mahnitur shpirti tij bamirës. Është tepër i veçantë, me një botë shpirtërore të pastër. Është shumë human. Ka ndihmuar bashkëfshatarët kropishtnjot për dokumeta e sistemim në punë dhe këtë të mirë nuk e ka bërë për interesa egoiste, por mirësia i buron nga zemra, ashtu siç ishte babai tij i nderuar Doko Sali Beqiraj, që shpërndante vetëm mirësi. Bashkim Beqiraj është sinonimi i mirësisë, atë nuk e ka skllavëruar kopracia e parasë, por rrezaton fisnikëri e humanizëm.
Bashkim Beqiraj në studion e punës krijuese
Biri i dashur i vendlindjes Kropisht, Bashkim Doko Beqiraj është me vizione e kulturë qytetare europiane dhe nuk harron kurrë vendin ku ka lindur e është rritur me mundime dhe konkretisht jo vetëm sponosorizoi botimin e librit ”Kujtime për vendlindjen Kropisht”, por kishte udhëtuar nga Bolzano për të Tiranë për të marrë tek shtëpia botuese Tiranë librin “Kujtime për vendlindjen Kropisht” dhe e kishte shpërndarë falas në vendlindje Kropisht Vlorë.
Në një mesazh biri vendlindjes Bashkim Beqiraj më shkruante midis të tjerash :
“Unë e vlerësoj shumë këtë që bëni për fshatin tonë Kropisht, se për fat të keq sot njerëzit kanë ndryshuar shumë. Nuk e kthejnë kokën mbas, por mendojnë të ecin përpara, por të vetmuar…”
Duke e falënderuar me shumë mirënjohje i uroj jetëgjatësi me lumturi në familje!
Me respekte e mirënjohje
Qatip Mara
Nju Jork, 03 tetor 2021