Agron Prebibaj dhe Mhill Gecaj.
ADMINISTRATORI I NIKAJ-MERTURIT, GJOVALIN GjELOSHAJ ATLETI I PALODHUR, KRENARI PËR MALSINË E MIRË
Pinjolli familjes së races së fortë shqiptare, i gjenezes së shkelqyer, është krenari për Nikaj-Merturin kur te drejton qendrestari, i palodhuri, besniku i te gjithëve, bashkëpunues e fjalëmbajtja vyrtuti që e rrit burrin e pushtetarin. Është Gjovalin Gjeloshaj i me të cilin krenar po ta kesh shok, mik e drejtuesi më bashkëqytetarë. Krenarari me Ju Gjovi! a.prebibaj.
– Pjesë nga fjala e Zotit Gjeloshaj në Curraj Eper –
Sot, kjo ditë fatlume, e ndritur e historike, do të hyjë në analet e historisë si Dita e Rrugës për Currajt e Epër! Dhuratë prej burrave të këtij djepi madhështor, bekuar nga i madhi Zot!
Në këtë ditë të veçantë për Currajt e Epër e Nikaj-Mërturin, më lejoni të ndaj me ju emocionet dhe kënaqësinë që ndiej për këtë nderim të madh që i bëhet krahinës tonë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Zoti Ilir Meta, i cili na nderon sot me praninë e Tij.
Kjo ditë e shejtënueme Tetori, është realizimi i një ëndrre të projektuar ndër shekuj, i një premtimi që ju dhamë në vitin 2015, sot bërë realitet. Makinat hipën në Qafë Mrrethit dhe zbritën në logun e Kishës, bash në zëmër të Currajve T’Epër, këtij djepi legjendar lavdie, origjina e plakut të maleve – Heroit të Popullit Bajram Curri, vendlindja e trimave e burrave që i bënë nder Nikaj-Merturit, Malësisë së Gjakovës e Kombit Shqiptar, si Balec Gjoni, Kukel Ndou, Gjelosh Rama, Mark Elezi, Syl Avdia, Pal Nika etj etj, e deri te Kryekomisari Nikollë Vatnikaj, breza të tanë, atdhetar e patriot të shquar – intelektual të spikatun.
Kjo vepër madhështore, u realizua në sajë të vullneteve shpirtnore të bashkuara, sikur motivet në beteja, fjala-fjalë e besa-besë e burrave të Currajve si: Mhill Gecaj, Lek Vatnikaj, Gjergj Prebibaj, Agron Qokaj, Ndue Vatnikaj, Ndue Perpepaj, Mhill e Gasper Prebibaj dhe ne veçanti Skender Përpepaj qe eshte sposponsorizuesi kryesor i ndertimit te kesaj vepre madheshtore e shumë të tjerë fisnik e bujarë, që i bënë dhuratë këtë stoli, trojeve të shtrëjta, çuan përpara amanetin e të parëve, për të menduar, punuar e realizuar vepra që të lulëzojnë e të përparojnë këto votra të bekuera, stolisur nga dora e Perendisë, trashëgimi e juaja shekullore.
Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që e ideuan, morën vendimin, kontribuan finaciarisht, dhe zbatuan këtë projekt pikërisht në vitin madhor, jubilar të 550 vjetorit të ngjitjes në Parajsë, pranë fronit të Perendisë, Kryeheroit të Kombit Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).
Në emër të Nikaj- Merturasve kudo që ndodhen, falenderojmë Kryetarin e Bashkisë Zotin Besnik Dushaj, për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer në të gjithë transformimet që po përjeton krahina jonë dhe katundi Curraj – Epër.
Motra e vllezër, miq e dashamirë – ju sot erdhët në Sofrën bujare të Currajve Epër si dasmorë, e nusja jonë e bukur e ka emnin RRUGA E MAKINËS CURRAJ EPËR, prologu i një zhvillimi e transformimi historik, patriotik, atdhetar e kulturor. Shpresojmë se 100 kullat sot, në të ardhmen të bëhen 200 kulla mikpritëse turistike, e ky katund i lavdisë Eposit Kreshnikëve, të jetë muzeu i së ardhmës, bijtë e bijat e kesaj treve madhështore të kthehen në troje, t`i japin jetë biznesit familjar- turistik, dimër e verë, me këto bukuri të pashoqe në Shqiperi, rajon e në Europë.
E gëzofshim rrugën e re!
Rrofshin trojet tona me burra e gra, djem e çika, niper e mbesa!
Lulezoftë e përparoftë Curraj- Epër, kjo vatër heroizmi, legjende dhe Eposi Historik e Kulturorë!
Lavdi Nikaj- Merturit, Kombit Shqiptar, jetës dhe veprës madhështore të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skenderbeu)!
Faleminderit, e Zoti u bekoftë o dasmorë të cilivizimit, të përparimit, të ngulmimit këtu, në trojet e të parëve!