MIRE SE TË GJEJMË KOMUNA DI SANTA SEVERINAL’

0
1071
Gjin Musa - komuna Severinal

SHKRUAR NGA: EGZONA HALIMI DHE GJIN MUSA

Pasi kemi lene Romen pas dhe kemi bere qindra kilometra udhtim aty nga ora 22 kemi arritur ne qender te qytetit te Crotones kishte dal te na priste pergjegesi i kultures se komunes DR. BRUNO CORTESE, pasi jemi pershendetur perzemersisht marrim rrugen drejt qytetzes së S. SEVERINES.

Une se bashku me bashkshorten time akomodohemi ne dhomen e rezervuar, pershendetemi me doktor Brunon dhe i urojm njeri-tjetrin naten e mire dhe mire u takofshim ne diten e merkur.

Dita e sotme eshte nje dite jo si ditet e tera, zgjohem heret per te takuar miqet e vjeter dhe eshte e natyrshme qe fillimisht do te takoa mjeshtrin e madh HEVZI NUHIU i cili eshte edhe organizatori i ketij aktiviteti te pervjetshem.

Takimi me Hevziun eshte nje takim mes miqve dhe si zakonisht Hivziu qe shpejt e shpejt te me prezentoj ne kete aktivitet te njohur artistik.

EMIN SHAQJAL’
I lindur ne Tirane banues prej shum e shum vitesh ne Spezzano Albanese ne mesin e Arbresheve te Calabrise, piktor i njohur dhe pjesmarres ne disa ekspozita.

EGZONA HALIMI
E lindur ne Prizren kreu studimet e saj ne Facolta di Farmacia ne Perugia te Italise, por pasioni per artin e bukur mbetet githmon njera nder deshirat e jetes.

KU ESHTE HEVZI NUHIU ?
I lindur ne Presheve perfundoi studimet e larta ne Akademin e Shkupit dhe nga viti 1983 jeton ne mesin e Arbresheve te Calabrise, njeherit dhe shok i ngusht i mjeshtrit te madh Ibrahim Kodra. Hevziu eshte skulptor dhe piktor si dhe fitues i shum çmimeve kombetare dhe nderkombetare.

AGRON BEJTEL’i
I lindur ne Lushnje te Shqiperise, ka mbaruar Liceon artistik Prenk Jakova Shkoder.ka emigruar si pjesa me e madhe e shqiptareve dhe eshte integruar ne jeten dhe kulturen greke ,eshte i nohur ne pikture ne dy stile: akuarel dhe ne vaj. Ka nji bashkepunim te kenaqshem me koleget piktore te Greqis. Agroni kurre nuk vetekenaqet me veteveten, kerkon nga dita ne dite zgjerimin dhe bashkepunimin me koleget.

NIJAZI HASHANI DHE BASHKSHORTJA FRANCEZE MAGALI LE DOZEL’
Njaziu eshte i lindur dhe i rritur ne Kosove, i imigruar prej shum vitesh ne Paris te Frances ku aty ka krijuar jeten familjare dhe fatmiresisht burr dhe grua i perkasin te njejtes gjini te artit dhe kultures(Piktures). Ndihen shum krenar qe jane te ftuar ne kete aktivitet dhe punimet e tyre jane shum dinjitoz.

DATA 15 SHTATOR ESHTE DITA FINALE E KETIJE AKTIVITETIL’
Per 15 dite me rradhe keta artiste punojn me perkushtim per tu paraqitur me piktura sa me dinjitoze dhe te vlersuara te publiku. Eksposita do hapet ne mjediset e Kalase shekullore, me kete rast do te jene te pranishem autoritet e pushtetit lokal,njerez te srtit dhe kultures, gazetar dhe kameraman te televizioneve te ndryshme. L’immagine può contenere: 8 persone, tra cui Tereze Laska e Hevzi Nuhiu, persone che sorridono, persone sedute Atmosferen festive te ketije aktiviteti do ta pasqyrom ne numrat e tjere te gazetes.

Urojmë qe aktiviteti te permbush qellimin e tij te lidhjes se kulturave te kombeve dhe bashkesive. Shqiptaret e Calabrise kan ruajtur nder shekuj gjuhen, flamurin dhe zakonet dhe artistet piktor jan munduar qe keto vlera ti pasqyrojn ne veprat e tyre.