Mirë se erdhet në ferr!

0
543
Ilir Muharremi - Psycho

Ndëshkim për mëkatarët, kështu mendon kryepersonazhi në romanin triler “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Ai përveçqë i ndëshkon, i torturon, i detyron të përjetojnë dhimbjet ekstreme sepse dhimbjen e shijon si kënaqësi e kjo më së shumti përshkruhet në faqet 80, 90 të këtij romani. Aktet terroriste gjithmonë si shkak e përdorin religjionin ose ngjyrën, por në roman kjo nuk përdoret, personazhi shijon kënaqësinë teksa vret viktimat.

Prapë persoanzhi kryesor nuk ndjehet kriminel sepse mendon se ka të drejtë për veprën që e bën. Në vazhdim po ju sjellim një fragment ekstem nga ky roman:

A jam kriminel? Natyrisht se jo, vetëm luftova për ekzistencë, të ushqehem. Luanët sulmojnë në tufë, po ashtu edhe ujqit. Kur ngopen shtrihen dhe pushojnë. Por, unë do ngopem me mish njeriu që është shumë i shijshëm, ngjanë më tepër me mishin e peshkut dhe të derrit. Kombinim i përkryer. Më shijshëm bëhet kur i shtohet kripë, piper dhe hudhër. Pak edhe pikant, tamam i fitohet shija e mrekullueshme. Mishi i njeriut është shumë i këndshëm, ngjanë edhe me atë të viçit por, jo, nëse viçi është i njomë, mishi i tij është më i shijshëm se i lopës. Ka shijen e veçantë ky mish. Është i butë, shumë i butë si i derrit ose i dhisë. Shumë e preferoj pjesën e muskujve, kofshën ose pulpën e këmbës këto janë më të preferuat e mia. Ta copëtoj më parë, t’i mbështjell mirë copat dhe t’i fus në frigorifer…