Ministrat e rinj, zbulojnë skandalin me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ja 10 kriteret e NATO-s, për të qenë anëtar

0
464

Pamfleti.net, 30 dhjetor 2018

Ministrat e rinj, zbulojnë skandalin me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ja 10 kriteret e NATO-s, për të qenë anëtar

Ekspertët e Sigurisë Kombëtare në Qeveri, Kuvend e Presidencë dhe Këshilli Sigurisë i NATO, në kuadër të sigurisë rajonale, kanë kërkuar zbatimin e ligjit, por të gjithë presidentët, kryetarët e kuvendit dhe kryeministrat e Shqipërisë të 20 viteve të fundit, kanë mashtruar NATO-n, me të dhëna false për anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke bërë ministra ish-spiun sigurimi e agjent të huaj, emigrantë, persona me emra të ndryshuar, me shtetësi të huaj e dy-shtetësi, individë të penalizuar, madje edhe 3 krerët e shtetit, nuk i plotësojnë kriteret

Emërimet e reja, që bëri Kryeministri Rama në qeveri, kanë zbuluar një skandal të rëndë shtetëror anti-kushtetues, i cili vazhdon qysh prej vitit 2000, lidhur me përbërjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kriteret për të qenë anëtar i tij, ndryshuar 4 herë, me Ligjin Nr. 8671, datë 26.10.2000, me Ligjin Nr. 9322, datë 25. 11. 2004, me Ligjin Nr. 64/2014, datë 26.06.2014 dhe me Ligjin Nr. 98/2015, datë 23.09.2015.

Sipas standardit dhe rekomandimit “konfidencial” të NATO-s, lënë detyrë treshes President-Kryetar Kuvendi-Kryeministër, thuhet, se personat që emërohen dhe dekretohen në funksionet shtetërore, të cilët sipas Ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000, përbëjnë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duhen “filtruar” para caktimit në këto poste, sipas 10 kritereve të detyrueshme.

Sipas skandalit që është denoncuar në “PAMFLETI”, qysh prej vitit 2000, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka patur dhe ka në përbërje, anëtarë që nuk duhet te jenë pjesë e tij, mbasi nuk plotësojnë 10 kriteret e përcaktuara nga ligji dhe të rekomanduara për zbatim të detyrueshëm, nga Këshilli i Sigurisë i NATO-s.

Referuar kritereve strikte, përbërja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka qenë dhe është akoma, me anëtarë, “CV”-ja e të cilëve, ka të dhëna faktike, që bien në kundërshtim të plotë me 10 kriteret ligjore dhe rekomandimin e detyrueshëm të Këshillit të Sigurisë së NATO-s, madje jashtë kritereve janë edhe 3 drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar, ish emigrantë me tepër se 1 vit, me emra të ndryshuar e me dosje penale.

Përbërja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Ligjin Nr. 8671, datë 26.10.2000 (neni 10)

1. Presidenti Republikës (Kryesues)
2. Kryetari i Kuvendit (Anëtar)
3. Kryeministri (Anëtar)
4. Ministri i Mbrojtjes (Anëtar)
5. Ministri Punëve të Jashtme (Anëtar)
6. Ministri i Drejtësisë (Anëtar)
7. Ministri Brendshëm (Anëtar)
8. Ministri Financa-Ekonomisë (Anëtar)
9. Ministri Energjisë e Transporteve (Anëtar)
10. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare (Anëtar)
11. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (Anëtar)
12. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit (Anëtar)
13. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (Anëtar)

Ja 10 kriteret, për të qenë anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (cilët nuk i plotësojnë?)

1. Të mos jetë ish-bashkëpunëtor, i Ish-Sigurimit të Shtetit.
2. Të mos jetë ish-agjent, ose agjent aktual, i shërbimeve të huaja.
3. Të mos rezultojë, pjesë e misioneve jo shqiptare, jashtë vendit.
4. Të mos ketë qenë, rezident (banues), më tepër se 1 vit jashtë Shqipërisë.
5. Të mos ketë shërbyer as si punonjës i thjeshtë, në shërbime sigurie private e publike, gjatë kohës së qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Të mos ketë shtetësi të huaj, ose dy shtetësi paralele.
7. Të mos jetë i dënuar, apo penalizuar nga drejtësia për çdo lloj vepre, gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve shtetërore.
8. Të mos jetë, pjesë e asnjë përfaqësimi fetar.
9. Të mos jetë ushtrues e zotërues biznesi, ose pjesë e ndonjë grup-biznesi brenda dhe jashtë Shqipërisë.
10. Të mos ketë ndryshuar e fshehur identitetet personale, për çfarëdo motive, apo shkaku.