Kryesore – 24/03/20
Lajm i mirë për Shqipërinë. Gjatë takimit virtual të ministrave për Europën është arritur një marrëveshje për të hapur bisedimet me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta. Më në fund është dhënë drita jeshile në Këshillin e Ministrave për Europën gjatë videokonferencës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga kjo përfiton Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor. Urime për Tiranën dhe Shkupin, e keni merituar”, shkruan ministri gjerman për Europën, Michael Roth në Twitter.
Edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përgëzoi vendet anëtarë për arritjen e një marrëveshjeje.
“Përgëzoj me gjithë zemër edhe dy vendet. Ky vendim i dërgon një mesazh të qartë dhe të pastër Ballkanit Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter. /Opinion.al