13.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Minishengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Skënder MULLIQI

Ne Kosovë, po zhagitet për t’u bërë qeveria e re. Në Shqipëri Edi Rama, e pret armikun e shqiptarëve, përfaqësuesin e çetnikizmit në pushtet, Aleksandar Vuçiq. Këto dy ngjarje sigurisht së nuk kanë lidhshmeri, por të cilat janë tregues i mirë, së bartësit e politikave të dy shtetëve tona, ose janë tranua me ka krejt, duke ja bërë argatin djallit, ose me vetëdije po na dërgojnë në greminë!

Mos formimi i organeve në njerën anë dhe miqësia e re më Serbinë, neofashiste në anën tjetër, janë dy tabllot më të zymta për shqiptarët që po na ndodhin sot.

Të shesesh mend për të ditur në fushën e politikës, dhe të veprosh në këtë mynyrë hazarde, aspak
konceptuale, kjo nuk justifikohet në asnjë menyrë. Këta në Kosovë, janë zhytur më trurin e tyre të vockël, në batakun e ndarjës së posteve, së kush prej dy taborreve të merr pushtet më shumë së pala tjetër! Kjo maskaradë politike është duke na qite futën e zëzë edhe si popull. Minishengeni nuk është asgjë tjetër, veç një mashtrim i madh për shqiptarët në Ballkan.

Serbia ka plane afatgjate hegjemoniste, kurse nisma e Ramës më Minishengenin, po jua trason rrugën mirë serbëve për dalje në deti. Strukturat politike në krye të dy shtetëve tona, po ju intereson mbajtja e pushtetit, së sa punët e shtetit, edhe nese vjen në pyetje ekzistimi ynë në hapësirat ende të trazuara ballkanike.

Vuçiq duke u fshehur me Minishengenin, ka për synim rrënimin së pari të Shqipërisë, e pastaj edhe të shtetit të ri të Kosovës. Nuk do të ishte vëtem akt patriotik, por edhe mençuri e madhe politike e Edi Ramës, që të mos pranonte formulat antishqiptare të Vuçiqit.

Rama, e di së Kosova nuk është larguar nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj. Rama, nuk është që nuk e din mirë, së Serbia vrau dhe masakroi mbi 14 mijë shqiptarë. Kryeministri i Shqipërisë, e din edhe të dhënën tjetër se Serbia kurrë deri më sot, nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme të luftës. As qe serbët mendojnë ta pranojnë Kosovën si shtet.

Edi Rama, e din mirë për dhunimet e 20 mijë grave dhe motrave tona, edhe të Edit! Ende nuk janë kthyer edhe 1800 shqiptarë që kriminelët serbë i kanë bartur në Serbi. Jo vëtem udhëheqjet tona
që nuk po tregohen të dijshem e as atdhetarë, po nuk po tregohemi vigjilentë edhe shumica prej nesh.

Atë ditë kur Vuçiq, një përfaqësues i denjë i Millosheviqit, ka zbritur në tokën shqiptare, për
mbajtjen e Minishengenit, do të ishte dashur të ngritën në këmbë i madh e vogël, e jo të shohim vetëm disa protesta të vogla dhe reagime sporadike.

Rasti i mirë ishte që përfundimisht të hiqet nga rendi i ditës një nismë e tillë fund e krye antikombëtare duke e kthyer Vuçiqin mbrapa.

Të shetitet një pismilet si Vuçiq në germadhat e termetit, e hapur e pohon së Reçaku është inskenim, kjo është vrasje për të dytën herë të atyre që humben jetën në këtë fatkeqësi natyrore
dhe vrasje për të dytën herë edhe të te gjithë atyre që ranë në altarinë e lirisë dhe pavarësisë së
Kosovës. Minishengeni e faktorizon Serbinë në rajon, duke i dhënë aq shumë kurajo një çetniku i cili, shqiptarët i dëshiron t’i shohë të gjithë të vdekur.

Këto eksprimentime të rrezikshme duhet të ndalohen sa nuk është bërë tepër vonë. Në politikë
nuk ka miqësi, ka interesa. Shqiptarëve ju duhet integrimi i ndersjellë për t’u integruar pastaj edhe në Evropë, e jo minishengenat hileqare, të atyre që kurrë nuk i shuan pretendimet territoriale dhe zhdukjen e qenies tonë kombëtare…

- Reklama -

Më shumë shkrime

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.

Shkrimet e fundit