Nga: Pirro Prifti, Tiranë – Revista Drini – 23 Dhjetor 2019
Nuk është për t’u habitur, por është për të ardhur keq se si disa liderë të Kosovës përfshi Hajradinaj, Albin Kurti, Isa Mustafa dhe disa politikanë radikalistë nga LDK dhe VV ndoshta dhe ndonjë tjetër në një kor së bashku me të korruptuarit që përbëjnë Opozitën e Rrugës në Shqipëri, çuditërisht të përfshirë në këtë gërmadhë mediatike dhe avokatin inatçi Ngjela, të ngritur në kor së bashku mallkuan, shanë, u hakërryen kundër takimit të katër liderëve të Ballkanit perëndimor në Tiranë.
Dalin disa pyetje: Përse kjo histeri kundër takimit? Është bërë takimi pa miratimin e BE dhe SHBA? I ka thirrur Edi Rama dhe ka vepruar në kokë të vet? A është ky takim kundër Kosovës? A është ky takim për të bërë një Jugosllavi të re? Apo ka ndonjë kuptim tjetër.
Konspiracioni i ngritur nga ‘Usta i paudhi’ i opozitës shqiptare të rrugës, ka hedhur në luftim të gjitha mediat dhe profesorët e rrugës kundër takimit.
Po le të spjegojmë se çfarë është Mini-Shengeni Ballkanik, për të cilin kundërshtohët kaq shumë nga politikanët injorantë të Kosovës dhe nga disa Opozitarë të rrugës të drejtuar nga Usta i Paudhi.
Nisma e Shengenit Rajonal shihet si strategji, që jo vetëm do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik e shoqëror të rajonit, por edhe kohën e anëtarësimit në BE. Minishengeni Ballkanik realizon: Një Ballkan Perëndimor që synon të garantojë katër liri themelore:
– lëvizjen e lirë të njerëzve,
– lëvizjen e lirë të mallrave,
– lëvizjen e lirë të shërbimeve
– lëvizjen e lirë të kapitaleve.
Në fakt, Mini-Schengeni Ballkanik nuk e zëvendëson integrimin në BE por përshpejton integrimin, për t’u bërë anëtarë të BE-së.
Nisma për krijimin „de jure” dhe „de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Merkel, në gusht 2014, kur lanҫoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.
Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të BP thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini-Schengeni është një „Berlin plus”.
Kryeministri Rama sqaroi se: “Ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë” procesin e integrimit në BE dhe krijojmë” në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve; vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.
(https://tiranatoday.al/mini-schengeni-ballkanik-rruga-drejt-zhvillimit-dhe-be/).
Kjo është me pak fjalë Projekti Minishengen. Atëhere t’ju japim përgjigje histerisë Anti-Shengen të iniciuar nga drejtuesit kosovarë, por edhe Opozitës tonë të rrugës, e cila vepron taktikisht njëlloj si diktatori Enver, kur godiste armiqtë e Partisë, duke e parë kundërshtarin si armik që duhet asgjësuar, dhe jo si opponent në sistemin demokratik, me të cilin duhet të diskutosh dhe të arrish një opsion të pranueshëm.
Së pari, Projekti Shengen është projektuar nga BE dhe jo nga Edi Rama, pra këtu politikanët e paditur kosovarë, nuk ia thonë të vërtetën popullit kosovar.
Së dyti, gabimet dhe fajet e politikaneve injorante te Kosoves – te cilet jane takuar shume here me serbet nga 2017 e deri më sot, dhe nuk u kane kerkuar asnjehere, qe te kerkojne falje per genocidin ndaj kosovareve – mos ta kalojnë fajet e tyre tek qeveria shqiptare dhe Edi Rama. Faji eshte pikërisht tek politikat e gabuara të politikanëve kosovarë.
Së treti, Shqiperia përsa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ka te drejten ligjore dhe morale te marre pjese ne rregullimin e marredhenieve Kosove-Serbi, si pale qe i eshte marre territori ne 1913 nga Serbia.
Së katerti, politikanet kosovare duan qe ta perdorin Kosoven si ‘pashallek turk’, dhe te mos pyesin askend, se si të veprojnë brënda territorit kosovar, por harrojne se Kosova u çlirua nga NATO, dhe se kane detyrime si ndaj NATO-s, BE, SHBA, dhe Shqipërisë.
Së pesti, shpresojme qe populli i Kosoves te kuptoje se disa politikane të Kosovës, qe i kane hypur asaj siper, jane radikaliste dhe nuk e duan as BE, e as Shqiperine, por duan pashallek osman, qe ta drejtojne e te bejne qejf vete.
Shpresojme qe keta radikalistë, populli i Kosoves t’i heqe qafe me votë, dhe te ndihmohet nga BE dhe Shqipëria për të ecur në rrugën e duhur.
Së fundmi, Minishengen eshte per levizjen e lire te popullit.
Përse nuk e duan këtë politikanët kosovarë?
Mund të shikojmë me shqetësim gjithashtu shtrembërimin që i bëjnë problemit kundërshtarët në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që fajin e tyre të mos sukseseve në negociata dhe në realizime brënda Kosovës, ta zhvendosin dhe t’ia faturojnë Tiranës, duke e mbështjellë këtë faj me kostumin e Nacionalizmit dhe të tradhtisë ndaj atdheut, duke hedhur monedhën e pa vlerë të gjoja krijimit të një Jugosllavie të madhe nga ky Mini-Schengen.
E gjitha kjo, është gënjeshtër për të mbuluar pa-aftësinë politike të politikanëve të Kosovës. Këtij Konspiracioni i është bashkangjitur edhe opozita e rrugës shqiptare e cila nxin me akuza bardhësinë e rezultateve që mund të arrijë Projekti Mini-Schengen.
Sidoqoftë më groteskja na vjen nga avokati i lodhur Ngjela, i cili fshihet pas parrullave pro-amerikane për të këmbëngulur se fjalët e tij na qënkan të vërteta. I gjori Avokat që nuk u bë dot Ministër në qeverisjen Rama dhe Berisha dikur. Mllefi i postit i ka rritur helmin thumbit.
Shiko çfarë thotë avokati i tromaksur në një shkrim të tijin tek gazeta liberale.al: “Tani, pas pavarësisë së Kosovës, forcimi i segmentit shqiptar Tiranë – Prishtinë, është në fakt rrëzimi historik i hegjemonisë serbe si pushtuese territoresh të gjera shqiptare. Pikërisht në këtë pikë vjen e shfaqet “Shengeni Ballkanik”. Por Kosova nuk e pranoi. As Parlamenti shqiptar nuk do ta votojë, keni për ta pare“?! Vetëm inat e xhelozi, se sa analizë.
Këta krijojnë një konspiracion të gjallë dhe fantazi idiote dhe fraza pa kuptim. Pa kuptim sepse forcimi i segmentit shqiptar Tiranë – Prishtinë automatikisht do të dobësojë Serbinë si jashtë Mini-Schengenit ashtu dhe brënda Mini-Schengenit, sepse duke u përfshirë Kosova në Mini-Schengen do të forcohet faktori shqiptar më shumë, sepse në lëvizjen e lirë do të përfshihen dhe Presheva, Bujanovci, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi. A e kuptoni absurdin e avokatit dhe të tjerëve në këtë reagim anti-mini-Schengen?
Po ky absurd konspirativ është i thurrur nga radikalistët si një Konspiracion serbo-rus (??!!) sikur Mini-Schengeni do të forcojë Serbinë; kjo po trumbetohet nga disa radikalistë kosovarë dhe disa armiqë të shqiptarëve.
Përse? Sepse Projekti më i madh Anti-shqiptar nuk është Mini-Schengeni, (përkundrazi), por Projekti për ta mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën dhe të gjithë faktorin shqiptar – të destabilizuar dhe të dobët gjithë kohës.
Sa herë që përpiqet BE dhe SHBA për të stabilizuar Shqipërinë, sa herë që përpiqen forcat progresive në Shqipëri për të forcuar ekonomine, rolin në botë, integrimin në BE, aq herë forca dhe lobime anti-shqiptare përpiqen për të kundërtën, duke penguar forcimin dhe Katër pikat që kërkon BE, nëpërmjet Mini-Schengenit për ta integruar Shqipërinë më në fund në BE.
Po kush qënkan këto forca të fshehta që kanë 30 vjet dhe ndoshta edhe shumë më përpara për ta mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën të destabilizuar? Sipas mendimit tim dy grupime janë:
– Grupime politike radikaliste që nuk e do as BE, as SHBA e as Shqiperinë dhe Kosovën në Perëndim. Dhe kjo kuptohet se kush janë.
– Grupime politike të korruptuara në Shqipëri dhe Kosovë që nuk duan të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë bërë kundër vendit të tyre, dhe kanë frikë nga dhënia llogari.
Shumëkush mund t’u bëjë dy pyetje të thjeshta zë-çjerrësave të paditur të facebook-ut e portaleve që shajnë Shqipërinë, Ramën, Mini-Schengenin, që derdhin vrer e ofendojnë këdo nëpër portale, por gjithashtu të veshur me petkun e një nacionalizmi arrogant dhe racist jetojnë me të kaluarën e hidhur dhe predikojnë luftë kundër kujtdo:
– Me kë do të luftoni mor njerëz të mirë? Me Serbinë? Përse? Kosova është e lirë dhe liria e saj është e garantuar nga NATO, SHBA dhe BE.
– Shani Shqiptarët dhe Edi Ramën për tradhti? Kundër kujt? A nuk ishte Edi Rama që i tha në Beograd Vuçiqit se Kosova është e pavarur?, në një kohë që ju jeni takuar dhjetra herë më Serbët dhe Vuçiqin dhe nuk e keni shprehur asnjëherë jo vetëm se Kosova është shtet i pavarur, por as e keni kërkuar zyrtarisht nëpërmjet këtyre politikanëve injorante që Serbia të kërkojë Ndjesë për vrasjet dhe Genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Thjesht, populli i Kosovës duhet të jetë i kujdesëshëm, se kujt politikani apo partie politike duhet t’i japë votën. Ka shumë mundësi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje, sepse pashallarët e politikës kosovare po kacafyten për poste dhe nuk e kanë mëndjen për të ardhmen e saj, por jam i sigurtë për një gjë, se Shqipëria është në anën e Kosovës, sepse Kosova është pjesë e saj dhe Shqipëria do të bëjë çdo gjë për t’u integruar në BE, së bashku me popullin Kosovar.