Milaim Zeka për Vjosën: ‘Sikur me pas qenë çika e Sali Berishës’

0
207
Rama shpall fitoren në Tiranë

“Vjosa dhe Albini përballë Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës” – Dosja AL

KOSOVË – Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit Edi Rama, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”. Në Facebook, Zeka shkruan se presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje…

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Më vjen mirë, që ka njerërz në Kosovë, që e kritikojnë njëanësinë e Vjosës e Albinit në lidhje me Edi Ramën. Edhe unë, si Milaimi, e kam vlerësuar si gabim trashanik të tyre, që morën mendtë e Saliut, Metës dhe Monikës dhe krijuan një armiqësi me Ramën. Politikanët duhet të dinë të vetëpërmbahen dhe të rrinë në nivel komunikimi për interesa të përbashkëta.

Këtu ka ndikim edhe miqësia e Ramës me Hashimin, dhe duket se Rama është prekur nga sjellja e Vjosës dhe Albinit dhe ai vetë po demonstron moskokëçarje për sjelljen e tyre, duke shfaqur hapur edhe tani një miqësi me Hashimin.

Albini e Vjosa u treguan naivë. Uroj që në rrugëtimin e tyre politik, për hir të Kosovës, ata të mos prishen edhe me SHBA-të e BE-në siç bënë me Ramën… Se populli i Kosovës i do ata të dy jatagana, me ia mbledhë të gjithëve, por ata duhet me pa dhe me vlerësua kapacitetin e Kosovës, për me hapë luftë me të gjithë! A thua ka këllqe Kosova për me përmbushë megalomaninë e tyre?