Miku është i shejtë për shqiptarët dhe Amerika do të jetë përgjithmonë e tillë

0
452
Jahja Lluka

Nga Jahja LLUKA

Sa herë flasim për Amerikën, ne shqiptarët kemi emocion të veçantë i cili me kalimin e kohës sa vjen e forcohet. Ndoshta nga fakti që ne si komb jemi s’provuar shumë duke qenë në armiqësi të përhershme me fqinjët tanë në Ballkan, dikur ka qenë e pamundur të mendohet se do arrinim aleance dhe miqësi me një komb të madh si ai amerikan. Por në çaste kritike për kombin tonë, politika amerikane ka qenë shpëtim për ne.

Ndërkaq me 1999′ veç politikës dhe populli amerikan tregoi gatishmëri në raport me shqiptarët të cilët nga vuajtja dhunshëm kishin marrë rrugën e pakthim. Sot në 242 vjetorin e Pavarësisë, dua të shprehë falenderimin tim,ndaj SHBA-ve, sepse po të mos kishim përkrahjen e tyre do ishte i pamundur shtet-formimi i Kosovës, vuajten tonë dhe saktificën të cilen e dhamë për liri, Amerika e çmoi, duke na hapur derën në çastin më kritik në historinë tonë më të re.

Andaj tani e jona është që të ndjekim rrugën tonë duke marrë shembull demokracinë amerikane dhe shtet-ndërtimin. Miku ka qenë dhe është i shejtë për shqiptarët dhe Amerika do të jetë përhere e tillë. Uroj që në rrugëtimin tonë si kombe dhe shtete të lira, do arrijmë ti përmbushim objektivat tona. 4 Korriku është festë dhe e kombit shqiptarë.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar