MIKE PSE NUK BËHESH POEZI ME TY TA KALOJ NATËN

0
549
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Unë Sot Mike
nuk të dua
)

Unë, Sot Mike nuk të dua
Shkaku, se: Ti më ke dashur.
Edhe, me Mua kalove male
Liqene. Detëra. Edhe oqeane.
Dhe, tek plepat, në Strugë
Kishë më kryqzove Natën.

Unë me Ty Shkupin në gjumë
E kam pushtuar. I fika dritat.
Diellin e zbrita nga Çelvjollca
Në Katund e vesha me ferexhe.
Miken e zhvesha para Hënës
Nusen time besnike të Diellit…

(Nuk e di ku e kalon Natën
dhe e zbardhë Ditën
)

Nuk e di ku e kalon Natën
Dhe, ku Ditën. U harruam:
As të gjallë. As, dhe të vdekur
Dallgët na hudhën në breg tjetër.

As të gjallë jemi. As, dhe të vdekur
Dallgët na hudhën në breg tjetër.
Lakuriq pa tesha. Edhe pa vjersha
Qafë për qafe me Dy shtamba verë
Pasmesnate, i solli garsoni. Dhomë.
Natën ta zgjojmë nga gjumi Vjeshtës
Çmendesh mes dallgëve. Bregliqeni…

(Ajo ishte Jeta ime
e viteve në ikje
)

Breg një varri, jam ulur këmbëkryq
Dhe, shfletoj një Libër për Nesër:
Faqe më faqe. Vargjeve kryengritës
Dallgëve mezi dal në faqen e Fundit:
Tri pikave. Pak frymë. Kryerresht.

Pasmesnata më zë mes Dy pikave
Dy shtambave me verë të Mikes:
Ajo ishte jeta ime e viteve në ikje.

Vjshta me të cilën fjeta në Bregliqe…

(Gjaku i zemrës Rrushit
më thirr në Vreshtë
)

Pasmesnate, dëgjoj zëra. Thirrje:
Ulurima të të gjallëve. Vdekurve
Ëndrra. Shenja të Tri Zanave:
Njëra duke më pri para rrugës
Dy Tjerat më mbajnë përkrahu.

Edhe më vjedhin lyrek nga shtrati
Dorë më dorë hudhin majë lisave:
Çative. Kodrave. Çuke, te Guri Zi
Pak para agimit më kthejnë në shtrat
Ende fëmij, mes Nanës. Dhe, Babait.

Gjaku pastër rrjedh i zemrës Rrushit
Sot, më thirrë në Bregliqe Vjeshta…

(Vramë kësaj radhe
të vdes i lumtur
)

Gjithë jetën më ke dhënë gji
Edhe, atë: me Dy shtamba.
Herë nën Rrap. Herë te plapat
Liqeni, na u sulë me dallgë.

E, ne në breg «Biser» iknim Larg
Strukeshim nën plepa. Shtegtarë.
Vjeshta na mbuloi me gjethe
Struke ogiçi e kishim një varg.

Thonë, se: Të vret tambëli Nanës
Unë them: Dy shtambat e Mikes.
Dhe, vramë kësaj radhe në breg
Nën plepa, te Kisha me Vjeshtë
Sonte, dua të vdes rrugaç i lumtur!
Nesër, Dy shtambat Tua me verë
Ringjallin. Të më zgjojnë nga varri…

(Mike pa fjetur me Dimrin
nuk zgjohesh me Verën
)

Dimër. E ti me Miken jashtë
Pa shtëpi. Dhomë. Dhe, Zjarr.
Nuk keni ku ta kaloni Natën
Yjet në qiell, qafën zgjasin
Hënën e kemi fener. Shtrëngatën.

Dimër. Mikja e shtron shtratin
Jorganin borë, mbulon kokën:
Zjarrin ndez me flakë. Shpuzë
Mes Dy shtambave kaloj Natën…

(Poezitë e mia erotike
rrugaçe të çmendura
)

Poezitë e mia rrugaçe të çmendura:
Herë më tradhtuan me Gruaverën
Herë me Vjeshtën. Rakinë e rrushit.
Ndoshta edhe me Omar Khajamin.

Poezitë e mia, rrugaçe të çmendura
Më tradhtuan me Kalosh Çelikun…

(Poezia është një Grua kurtizane
shtatë burra s’e lidhin në shtrat
)

Poezia, është Grua. Kurtizane
Edhe, xheloze. Xhadi Nate.
Përpak desh më vrau në pusi
Tre vargje m’i shkrepi në ballë.

Poezia, është Grua. Xhadi Nate
Burrat i ndërron natëpërnatë.
Përditë. Dhe, më vret si Poet
Lidh me shtatë gra në shtratë.

Poezia, është një Grua. Xhadi Nate
Shtatë burra s’e lidhin në shtrat!
Kurtizanja vetë më lidh Ditenatë…

(Mike pse nuk bëhesh Poezi
me Ty ta kaloj Natën
)

Mike, pse nuk bëhesh Poezi
Me Ty ta kaloj gjithë Natën?!
Edhe, të të laj me verë
Thajë, në shtrat. Litar.

Nesër, përsëri të të laj me verë
Pak para agimit, nxjerr në Diell:
Terë. Dhe, veshi si këmishë Nate…