Dionis Xhafa
Migjeni, shkrimtari gjenial që pak njihej në atë kohë dhe se jepte shpirtin dhe zemrën për njerëzinë, sapo kishte filluar që të ndjejë se gjaku i tij po helmohej. Kjo për shkak të sëmundjes së turbekulozit. Ishte vetëm 26 vjeç dhe se ishte duke shkuar në shkollë në mëngjes afër varrezave në një fshat të humbur të Pukës. Ishte mëngjes, por se nga shirat dhe përmbytjet e mëdha, gjithashtu edhe nga vetëtimat, dukej sikur të jetë natë, e trishtë, e zezë dhe bajate mbi të gjitha. Por natë e trishtë, por edhe elektrizuese në të njëjtën kohë, ama.
Migjeni nuk stepej përpara asgjëje, as para frikës më të madhe se njerëzit e drejtë edhe në vdekje shkojnë mjaft që të ketë drejtësi. Në varreza, në atë mëngjes kafkian, në atë vend ku dukej sikur kishte rënë një yll polar mëngjezor, del nga një varr i madh një fantazmë, sa duket më e madhja dhe më e vjetra ndër të tjerat. Shkrimtari i ri, mësuesi u tremb jo pak në fakt teksa aty ku shkeli në atë bar dukesh sikur po mbinte një hije vdekjeje. Fantazma doli. Ishte lart në ajër dhe Migjeni e pa, ashtu ftohtë, siç shikonte ai, që në zemër ishte vullkan, kurse së jashtmi akull i ftohtë, racional në kulm mund të thuhet e se atë shpirt ia kishin mbushur djemtë dhe vajzat që kishte nxënës, që ishin lule të vegjëlisë, në atë pamundësi të madhe në një rreth të humbur të Shqipërisë, së madhe dhe të vogël si atdhe dhe komb.
Fantazma u çua më e gjallë se kurrë, se mesa duke ai mëngjes aq i trazuar dhe me aq rrëmujë, kur dheu i tokës ishte bërë humus dhe dridhej nga erërat dhe shirat e mëdha e qëndroi në ajër. I foli Migjenit dhe se ky i fundit vetëm shihte e nuk bënte lëvizje, edhe gjëja më e çuditshme nuk e trembte atë mbinjeri për së gjalli. “Migjen unë e di se së jashtmi je i dobët dhe i vobegtë, por se së brendshmi je njeriu më i fortë që ekziston ndër këta anë. Ti je një njeri i zgjedhur, pa vese, pa gabime të rënda dhe që bëhesh palë me njerëzinë, ti je një shenjtë në atë që nuk të intereson fort vetvetja, sesa njerëzit rreth e rrotull teje dhe se jep edhe shpirtin për të parë të lumtur njerëzinë.
Ti shkrihesh vetë dhe vetëm njerëzia të jetë e lumtur. Epo Migjen kjo botë është e keqe dhe se ecet në jetë vetëm duke parë interesin personal e mos të ta ndjejë për askënd, as ndjenja të mos kesh, Migjen. Ti je i mirë por nuk je për këtë botë. Beson se më kupton. Ky është vend për dragonjt, siç ta shpjegova. Ti do vdesësh i ri mësues dhe emir yt do të mbetet një legjendë e këtyre anëve sikur të mos kesh ekzistuar”. Ja, këto fjalë tha fantazma dhe u zhduk në një ferrë, andej nga doli.
Migjeni ishte i ftohtë, por paksa iu ledhatua sedra teksa i thanë se ishte një person i përzgjedhur, nga ana tjetër ndjente se vërtetë ishte dobësuar dhe se mund të vdiste vërtetë, siç kishte paralajmëruar fantazma. E mbajti mend atë histori dhe donte ta shkruante Migjeni, por se për momentin kishte fort punë dhe vetëm shënim në mendje e kishte si ngjarje. Por kurrë nuk e shkroi. Një vit më pas, Migjeni u sëmur rëndë, u çua në klinikë në Torino dhe ndërroi jetë. Fantazma e mori me vete, Migjenin, që nuk mund të jetonte në këtë lloj njerëzie, jo, nuk mund të jetonte!