MIDIS DASHURISE DHE TRISHTIMIT

0
1085

FADIL BALAJ, Bruksel

Fragment nga ditari.

E veshtire per te besuar ate qe se kisha imagjinuar kurr, por ndjenja per te thene te verteten, me ben te pranoj dhe te shkruaj keto rradhe per faktin e dhimbshem, se shtepine tone ku linda e u rrita, sot e gjej pa njerez brenda, te mbyllur e te braktisur. Kulla jone ikone, ku linden, jetouan e punuan edhe te paret e mi, gjithmone e permendur ne ze te mire ne keto ane, sot e shoh duke perjetuar kohen e saj ne disheze, drejt humbjes se identitetit. Kjo me jep trishtim sa fjala s’e thot. E di, se shtepia jone s’eshte e vetmja as e fundit e braktisur, ne kete gjendje kane perfunduar me dhjetra ne lagje, me qindra ne komune, me mijera ne shqiperi, por ky fakt nuk me ngushllon aspak, perkundrazi me shton trishtimin. Nga ana tjeter vetevetiu me shfaq ate pyetjen esenciale, qe ne emigranteve na qendron pezull mbi koke: A thua jemi ne fajtore qe u larguam nga vendi yne?

A po jemi me pak atdhetare se klasa politike ne kete çerek-shekulli? Jo, kjo veshtire besohet. S’besohet as nuk qendron, sepse shpresen popullit pa dyshim papergjegjeshmeria e klases politike ia vrau. Se vendin tone ajo na e beri te pa banueshem, duke na detyruar te braktisim vendin tone a thua se jemi ne nje gjendje te vertet lufte. Se pikerisht qeverit ciklike te majte e te djathte, po e lene popullin e mbetur ne kete vend gjithnje ne shkallen fundore. E ekzagjerova? Pergjigjen, gjithkush mund ta vej mbi peshoren e gjykimit te vet, por besoj se ne nje pike biem dakord: Se “Valsi milioner” s’po e ndal njehere turrin e babezise, por vazhdon te shtoje kuotat ne kontot e tyre brenda dhe jasht vendit. Ne kahjen tjeter populli i thjesht, gjithe jeten po e shtyne duke u perballur me tregues të çmendur social, me nje mbijetese te kufizuar ne zgrip.

* * *

Por le te kthehemi, tek shtepia jone e “vjeter” pran te ciles jam rikthyer sot nga mergimi, se bashku me femijet e mi, per viziten e rradhes. Per shtepine ku ne prillin e larget te 1956-es, hapa syte e nisa jeten, kujtimet emocionuese me mbajne ne lidhje shpirterore ne vazhdimesi.
Mirpo sot ne vend qe te gezohem, keqardhem, trishtohem. Ketu asgje nuk eshte siç e lash rradhen e fundit, disa muaj me pare, gjithçka ka ndryshuar 180 grade. Ketu nuk me presin te afermit e mi si gjithmone, por ajo qe me uron mireseardhjen e me hap krahet me sinonimin e mikpritjes: “Bujrum, shtepia e Zotit dhe e miqeve”, eshte vet kulla jone.

Rri nje cope here ne oborr nen gjysemhijen e tendes se hardhijave te vyshkur nga thatesira e gushtit, bash aty ku rrin e fshehur femijeria ime, e cila dal nga dal fillon e me konturon si ne ekran kujtime emocionuese, te akomuluara ne vite brenda meje, zenkat si femije, gezime e hidherime, ceremoni dasmash e mortesh, qe natyrshem me shkaktojne nje ndjesi mallengjimi, dhe ashtu ne heshtje me vjen nje pyetje, qe as une se di se kujt i drejtohem, ndoshta Zotit: Interesant si na erdhi jeta keshtu? Pese vllezer lindur e rritur ne kete shtepi, te gjithe ikem familjarisht nje nga nje, secili per hesap te vet. Duke qene keshtu, fatkeqsisht kjo shtepi mbeti pa njerez.Tani kulles tone i ka mbetur vetem emri.

Edhe vellai yne Samia, qe deri para disa muajsh na kishte mesuar “keq” me pritjet dhe percjelljet e tij, ne nje dite te ftoht dhjetori, pasi perfundoje restaurimin dhe mobilimin e shtepise, edhe pse me nje jetese, (vertet me sforco fizike se punet e fshatit te tilla jane, por mund te them mjaft te mire,) papritmas mori familjen, i vuri i fundit drynin deres, (ndoshta me nje guxim te tepruar) dhe i tha lamtumire shtepise dhe vendit te tij, duke i u dorzuar fatit ne rruget e pa njohura mijra km larg, pa e vrar fort mendjen per vleren e investuar ne rikonstrukturimin e shtepise, as per koston e demeve te mundshme ne pronen e tij.

Arsyeja? Jo se ai nuk e do vendin e tij, por edhe ai si ne te tjeret, u largua ne kerkim te perspektives se femijeve te tij. Natyrisht vendimi i tij duhet rrespektuar, edhe pse te jem i sinqert, kur shoh shtepin pa Samin, shpirti me dhemb, por ç’te them? Veçse te lus Zotin, qe te kene bekuar diten e udhetimit drejt te pa njohures, duke u dhuruar shendetin dhe fatmiresine familjarisht te gjejne vehten ne token e premtuar.

Oborri! Gjithmone ka qene model per nga mozaiku shume ngjyresh lulesh. Nga porta e hyrjes e deri tek dera e shtepise, saksiat me lule te vendosura ne vije te drejte, krijonin ate koridorin e bukur artificial. Tani ato i shohe ne kujtese. Ketu kane mbir e rritur ferra. Tani ne oborr s’ka me ate zhurmen e femijeve me zenkat e tyre si me pare. Kur kthehesha ketu isha mesuar ti ngacmoja (nga qe e dija qe ishin tifoza te “çmendur” per Barcelonen) Messi s’paguan taksat, kurse Ronaldo eshte human e ndihmon te varferit u thosha. Kaq duhej dhe “plaste sherri,” ne kupe te qiellit ngrihej zeri, shamate sa te duash, jo Barca keshtu, jo Reali ashtu, jo Mesi, jo Ronaldo. A e kena mujt 5-0 Realin, S’ke goje me fol. Une shkrihesha… Nejse.

Te gjitha keto me erdhen ndermend ne kete qetesi te pazakont, ketu ne oborrin e shtepise se “vjeter”, nen nje temperature shuritese, ku perveç asaj kenges monotone te gjinkallave dhe dy qyqeve qe kendojne mbi pullaz ate rreferenin monoton te tyre te zakonshem, ku-kuuu-ku, tjeter ze nuk degjohet. Gjithçka qe shoh ketu, kulla e lart me dritare jo te medha, oxhaku qe nuk nxjerr tym, dera e mbyllur me dryn, oborri pa femije, saranxha pa uje, ai kopshti i bukur para shtepise pa perimet e stines, dy koshere me blete mbuluar me bar e ferra, pemet e degraduara qe kot presin krasitjen, kesolla pa bageti, arat djerr, geshtenjat e prera dhe te vjellura nga ekzemplar te pabese, qe faktkeqesisht ne kundershtim me traditen e mire qe ka pasur kjo zone, kohet e fundit po shfaqen aty ketu, duke perfituar nga “erresira” po plaçkisin pa meshire mallin pa zot…

Keto jane fakte tronditese qe une s’i kisha menduar kurr se mund te arrijne deri ne kete pike. ndaj s’mund ta fsheh, u mbulova nga ndjesia e nje imazhi tejet prekes, sa mu desh do kohe ta merrja vehten.

Do te ishte mangesi e ketij shenimi, te mos nenvizoja nje detaj, s’eshte thjesht nje kurjozitet, por nje ndjeshmeri dhimbsurie. Eshte fjala per kafshen me besnike te shtepise per qenin, Murri therrasin. Tek e ndigjoj, qysh disa qindra metra ne hyrje te shtepise te kryente me besnikeri detyren e tij. Ia njoh mire zerin dhe stilin e tij, ai leh dy-tri here dhe pastaj degjon, kjo i shkon se eshte rrace Shari. Mirepo sa u afruam prane shtepise, kafsha qe ka mbetur vetem por e mban kusheriri yne, sigurisht na njohu, ndaj nuk lehi me ashtu siç ben me te tjeret, por u be e urt e miqesor, dhe vjen me vrap drejt nesh, na shikon ne sy dhe filloj te qante ne nje menyre dhimbjeje qe me besoni, me beri te ndjehem keq. Te jem i sinqert, une nuk jame dhe aq adhurues pas qenve, por sot me erdhi ti them vehtes: E sheh?More nje mesim te mire!

Femijet e mi, Albani, Arditi dhe Era, te rritur ne mergim, tek lexojne merzitjen time, por edhe gjithç’ka tjeter ketu, me pyesin per ato gjera qe u bejne me shume pershtypje. U pergjigjem dhe u shpjegoj gjithçka me vertetesi, me qellim qe te mesojne diçka me shume per shtepine por edhe per origjinen e tyre. Natyrisht mosha adolishente e ndjen me pak mallin per vendlindjen, se sa ne te moshuarit, por vitet kalojne, dhe me siguri do te jetojne edhe ata moshen tone, atehere edhe atyre do tu a kerkojne femijet e tyre te dine prejardhjen nga vijne. Bejme disa foto te gjithe se bashku, se kushedi ne nje te ardhme se si do tu duket kur te shikojne ne albumin e fotove te tyre, edhe fotot me babain prane shtepise se tij e te pareve tyre rreth 200 vjeçare, qe fatkeqsisht ne dhjetorin e vitit 2015, eshte braktisur.

* * *

Nga i gjithe trungu yne i gjere familjar disa dhjetra meshkuj, pa permendur vajzat, ku siç thuhet ne gjuhen popullore “lindin ne shtepi te huaj, dhe shkojne ne shtepine e tyre”, e kunderta ndodhi me meshkujt, ne lindem ne shtepine tone dhe ikem ne toke te huaj.

Tani ketu ka mbetur vetem nje kusheri i yni, Myftari me bashkshorten, Farijen. Eshte nje çift mesomoshe, qe deri sot i kane qendruar besnik truallit te te pareve tane. Kishim kohe pa u pare. Natyrisht eshte vendi per nje vizite vllazerore ne shtepine e tyre. Mirpo nuk e di se pse ne momentin qe u pershendetem, ajo ndjenja e gezimit edhe e merzitjes u bene bashke dhe me vran ne shpirt. Kusheriri, si nje molesor tipik, i matur e i qet qe nuk i pelqejne fjalet qe shprehin dobesi, me ve doren ne sup ne kuptimin kurajoje, e me thot ate frasen e prekur shpesh keto kohet e fundit: “Jeta keshtu na erdhi, mbyllja e shtepive u kethye ne “mode” tash ne demokraci, dhe drejton doren kundruoll lagjes, e cila per arsye se shtepia ndodhet ne lartesine e shpatit, prej ketu ne oborrin e tij shihet si ne pellembe te dores, dhe numeron shtepiat e boshatisura, 1, 2, 3, 4 e me rradhe.

Dhe vertet te vjen keq kur sheh shtepia te braktisura e toka djerr. Vendi eshte kthyer ne nje pyllnaje pemesh te degraduara. Dhe vetvetiu biseden e shtyjme me tej, duke permendur faktin, se dikur ketu ne Qafegrade, edhe pse me mungese uji per vaditje, banoret jane shquar per punen e tyre te bukur e cilesore, plus faktin se toka e mire dhe klima e favorshme, e kane plotesuar mire njera-tjetren, ndaj gjithmone jane prodhuar te gjitha bimesit dhe pemet frutore. Ah, sot s’ka kush e punon. Prandaj edhe çmimi i tokes ne rraport me zonat fushore apo rrethinat e qytetit te Koplikut shkon krejt lire, (badiava siç thone te moshuarit ketu). Kush e blen token ketu? Te gjithe kane ikur. Arsye e mjaftueshme kjo, qe fatkeqsisht te jep per te kuptuar, (s’eshte leht per ta thene,) por ky vend ka mbaruar.

Ndersa vazhdojme biseden, kalojme ne oborrin e kulles tone, ku kusheriri na hap deren, mbasi atij i eshte besuar çelesi. Hyjme brenda. Ne mes te koridorit nje govade me uj. Me shkon mendja se kjo eshte pune adeti. Por ketu s’ka drite, s’ka ngrohje, s’ka uj, s’ka jete. Ka vetem heshtje! Heshtje qe flet sa per mijra fjale, te cilen une kam veshe ta degjoje. Se heshtja flet me pamje, qe kam sy ta shikoje, por nuk kam goje te flas. Sa i vogel me duket vehtja sot, per te perballuar peshen e rend te ndarjes per se gjalli me vllazerit e mi!

Ulem per disa minuta ne divanin ne salon, aty ku sa here qe vija si mik ne shtepine time, me servirej si fillim kafja turke e gota me raki çyleku, mandej shtrohej me e mira meze, qe ishte biseda me vellain tim. Sot ai nuk e di se kush eshte ne shtepine e tij, por une po i tregoj keshtu ne heshtje se kam ardhe e jam ulur ketu ku cakrronim gotat dhe jam duke menduar:Natyrisht, njeriu gjate jetes do te provaj edhe dite te keqija, sepse Perendia keshtu i ka ndertuar ligjet e jetes, nga nje here te gezojne e nga nje here te hidherojne, por qe te shoh vehten te zene “rob” ne lakun e grackes, qe vet ia punuam vehtes brenda shtepise tone, kjo o Sami vellai s’me kishte shkuar ndonjehere ne mendje. Nejse!

Ketu perball meje te fiksuar mbi mure shoh fotot ne korniza druri, te prinderve te mi. Nena ime! Mbi krye mban shamin bore te bardh, si shpirtbardhesia e saj, e qeshur ne pamje, por e permalluar ne shpirt qe iku prej kesaj bote pa e prekur endrren e saj per te njohur nipat e mbesen e saj rritur ne emigrim. Prane saj babai im, me nje pamje qe s’me duket si gjithmone, sikur do te shpreh diçka, ndoshta keqardhjen e largimit tone qe me siguri ai se kishte menduar kurr, ndoshta do te tregoj ato gjera, se ne si dinim per historine e kesaj kulle, e qe e lame vetem pa u menduar fort, ndoshta…bijt e mi!:”Ne jemi ketu per te mbrojtur djepin e te pareve tane.

Me tej shoh oren e murit, agrepat e saj kane ndaluar kushedi qysh kur, por kater e njezet shenon, e ç’ rendesi ka e mengjezit apo e pasdites, koha ecen edhe kur ora ndalon. Po behet viti qysh kur deres se shtepise i eshte vene dryni.

Ngjitem ne katin e eperm. Nen tavanin e nje dhome te vogel tip magazine, shoh te varur mbi nje binar te drejt, faren e kallomoqit tradicionale e Reçit, kokerr vogel e bardh, por koha e mbjelljes ka kaluar e ate se ka pare njeri me sy. Me siguri Samia, qe e pati ruajtur per ta mbjellur e kujton, por ai eshte teper larg.

Ja edhe nje kujtim emocionues: Ne kendin e kesaj dhome, syt me kapin valixhen time prej druri, e cila brenda saj mban kujtimet e mia te shkolles se mesme. Valixhja e punuar me shijen e kohes se atehereshme veshur me ate rimeson ngjyre vishnje, me fut ne kujtese momentet e fillim shtatorit te vitit te larget 1970-es, fiks 46 vjet me pare, kur u largove nga shtepia me kete valixhe ne dore, per t’u sistemuar ne konviktin e shkolles se mesme te ndertimit ne qytetin e Shkodres. E hapi, ja fletorja e vizatimit teknik e zverdhur nga koha… shfletoj librin e gjeometrise… nje fletore prej atyre tete lekshe, me vjersha, i lexoj me kurreshtje ashtu tangent nja tri a kater … edhe kompasi dhe vizorja ishin aty. Nuk e di se si me erdhi! Duke e menduar interesante jeten si na erdhi, e krahasoje me kohen e atehershme dhe ndryshimet me dalin te skajshme, per arsye se gjithe ç’ka shoh sot, kalon pertej asaj qe kisha menduar ne adolishencen time. Nejse! E fshij valixhen nga pluhuri, e mbylli dhe e sistemoj perseri aty ku ishte, por librat dhe shenimet i marr me vehte.

Dalim ne oborr. Si pa e kuptuar ora ka ec, e dita eshte thyer. Myftari, duke i vene perseri drunin deres, m’u duk per disa sekonda si pergjegjesi vullnetar i nje muzeumi te lene ne harrese, i cili se bashku me Farijen, na percjellin deri aty ku zakonisht kjo shtepi i ka percjell gjithmon mysafiret. Deri aty ku edhe ata percjellin femijet, nipat e mbesat e tyre qe i kane ne emigrim. Si prinder dhe gjysher te mire, natyrshem ua besoj mallin qe ndjejne per ta. “Me shkuat mallin e femijeve te mij” u drejtohet Farija femijeve te mi. Ndoshta kjo eshte nje arsye me shume, qe duken kaq te gezuar per viziten tone, qe na pyesin thuajse pa pushim per te gjithe te afermit e trungut tone familjare qe ndodhen prane nesh ne emigrim.

* * *

Duke u larguar, pas nje dite te perjetuar ne minimun, e di se neser nuk do te ndjehem aspak i lumtur kur te lexoj emrin tim si autor i ketij shkrimi ne Revisten FJALA, por siç thash qysh ne krye te heres, ndjesia per te thene te verteten edhe pse e verteta ka kodin e vet qe shpesh te vret, me fton ti them vehtes: Bere mire qe erdhe dhe mbajte kete shenim!

Jo vetem gjate gjithe rruges, por edhe sot e kesaj dite, edhe pse fizikisht ndodhem prej 18 vjeteve ne dhe te huaj, madje sa me shume largohemi ne kohe, aq me qart me kthjellohet ne mendje, e me vret shpirtin ai dryni gri i mberthyer ne deren e shtepise sone.

Por nje gje dua ta them ashtu siç e ndjej:Deshira ime per ti dhene jete perseri shtepise tone, shpesh here me ve ne prove ndjesit e mia, ve ne balance pesimizmin dhe optimizmin. Dhe une optimizmin kam ndjesi me te forte, shpresen gjithashtu qe me mbane tek Zoti. Tek Zoti, qe une besoj fort se ka rruge dhe zgjidhje te pa fundme pozitive per te bere mrekulli, duke gjetur “çelsin qe vete ne e humbem” per tia dhene ne dore, te pakten njerit nga ne per te hapur definitivisht deren e kesaj shtepie, per punuar e jetuar me dinjitet ne vendin tone.
Ndaj kam te drejt te jetoj me shprese, se kjo dite s’eshte larg.

Te pa vdekshem s’jemi ne kete jete tranzit, por deri atehere me sa fuqi te kemi, une do te vi ketu ne vendlinjen time, qofte edhe per nje kafe tek kusherijet. Ne truallin e kujtimeve feminore, nga i cili kam marr me shume se sa i kam dhene, prej ku edhe sot marr energji pozitive. Reçin e dua se jam reçian. Per Reçin ku prehen prinderit, e te paret e mi, qe une i falem siç i falem Perendise, e kam nje enderr:

* * *

Ne kembim te viteve te rinise,/ qe i humba ne mergim, /
deshiroj vitet e pleqërise, /ti mbyll ne vendin tim.
Kur te bejne emer Perndia, /te me thërras ne ushtrine e vet,/
nje vend ma ruaj tek xhamia,/ Reçi im: Ke dheun me te leht.

Dergoi per publikim: Gjin Musa, gazetar