Metodat e shantazhit dhe të kërcënimeve të Thaçit dhe të Mustafës

0
823
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Ata të cilët kan përcjellur kronologjinë e ngjarjeve politike, e dinë mirë së cilët janë ato përsonalitete politike, të cilët u shërbyen më mashtrime, shantazhe, kërcnime ndër më të ndryshmet për ta grabitur pushtetin e pas luftës. Deri sa ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova nuk kishin gjasa minimale ta marrin timonin e shtetit të ri të Kosovës. Dhe, në pa mundësi që më metoda demokratike të ngjitën në pushtet, së për këtë punë nuk e kishin kaçikun, nuk e kishin autoritetin në popull, nuk e kishin as ngritjën profesionale, u shërbyen më metodat më brutale, më metodat më të ndyta për ta udhëhequr Kosovën. Këtë katërcipërisht po e vërteton koha dhe aktuliteti politik shumë i zymtë në Kosovë.

Metodën e shanatazheve dhe të frikësimit nuk e ndalën kurrë deri më sot. Tash kur Kosovës po i mungon një përsonalitet çfarë ishte Rugova, vallën e djallit më qytetarët e Kosovës po e lozin kjo kastë politike në pushtet, e cila po i vënë në pëshore edhe interesat kombëtare. Këta po e tregon koha dhe veprimet e tyre abuzive së vetëm pushtetin e kan si pikë synim dhe jo edhe fatin e Kosovës. Të gjithë arpallaku tashme iu ka dalë së cilët janë këto struktura në krye të shtetit. E kan futur që shumë kohë vendin në krizë institucionale, e kan elektrizu situatën politike, duke krijuar destabilitet të përgjithshem të vendit. E kan pru gjendjen ekonomike dhe sociale siç është më së keqi për një shtet.

Kosova po përballët më shkallën e lartë të krimit dhe korrupcionit. Çdo ditë po e gërryjnë nga brenda shtetin duke vjedhur dhe plaçkitur të gjitha të mirat materiale. Më veprimet e veta e vërtetuan së janë ngjitur në pushtet më vota të kontrabanduara dhe të manipuluara. Janë bë bashkë në krye të shtetit kriminelët politikë dhe kriminelët ekonomikë të të gjitha ngjyrave. E ropën Kosovën dhe po e shesin pa fije turpi territrorin e saj. Klanët mafioze politike në krye të PDK-së dhe LDK-së, janë bërë gangrenë e kësaj shoqërie. Një luftë speciale është duke u bërë kundër Gjykatës Speciale.

Ata që do të përballen me gjykatën nuk iu hynë duket sheshazi në funksion stabiliteti politik i Kosovës. Dëshirojnë më çdo kusht t’i ruajnë pozitat e privilegjuara shoqërore që i kanë zënë. Presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa të cilët e kanë vu duket Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave, kanë filluar më kërcnime karshi deputetëve.

Thaçi është ngritur mbi institucionet e vendit sikur të ishte mbret. Ai shumë herë deri më sot i ka ndryshuar deklaratat dhe qendrimet, por edhe vendimet veta politike, që po i kushtojnë Kosovës. Ata e kan zgjedhur rrugën linçuese dhe përjashtuese vetëm për t’i mbajtur pozitat e larta shtetërore. Këtë kurs despotik dhe tiranik të instaluar, e kanë mundësinë e madhe ta ndryshojnë Opozita e bashkuar, bashkë më popullin e Kosovës…