Mësyshi – një epilog tragjik?!

0
806
Shefqet Dibrani

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Zgjedhjet e 11 qershorit 2017, shënuan një emancipim demokratik, por si duket humbësit janë prekur nga Mësyshi, pasi vetja iu pat hy në qejf! Syri i Keq, i mori në qafë? Paragjykim ky në grackën e të cilit ka rrezik të bie vetëm LVV, sepse të tjerat janë në fund të pusit. Ndërsa rreziku më i madh për Kosovën, mbeten strukturat e komunizmit dhe soji i tyre përreth, të cilët kanë zënë vend në partitë politike, në media dhe nëpër organizata joqeveritare, që janë në gjendje tërë procesin ta përmbytin për 24 orë. Tashmë ky soj në vend se ta pranojnë humbjen, shpresat i kanë lidhur në mashtrimin e radhës dhe ankohen se paskan qenë të prekur nga Syri i Keq?!

Sovrani i tha sus mentalitetit komunist dhe doktrinave të tjera të radikalizmit fetar duke avancoi një koncept të ri siç është LVV. Kosova tashmë është para një sfide të radhës, ndërsa LVV para një provimi të madh?! Dredhitë dhe mashtrimet e klaneve të dresuara nga ndikimi serb në Kosovë janë në ofensivë. Nëse LVV do t’i hanë dredhitë e tyre, Kosova do të pëson ma zi se sa nga Mësyshi që mund t’i vjen nga Syri i Keq?!

LDK-ja e udhëhequr nga koncepti komunist i Isa Mustafës, nuk e ka dert pse proceseve do tu shkaktojë dëme, as nuk mërziten fare se do ta shkatërrojnë subjektin politik që e themeloi dr. Ibrahim Rugova. Ky subjekt politik i rezistoi me sukses Syrit të Keq dhe nuk pësoi as nga Mësyshi që vinte kryesisht nga strukturat e nëntokës serbe.

Gjatë viteve të ‘90-ta, të gjithë filoserbet ranë për tokë nga fama e dr. Ibrahim Rugovës, nga rrita e LDK-së. Edhe pse flitej se mashtrimin, si doktrinë e kanë prodhuar sllavet, të cilët përmes ideologjisë komuniste e kanë përhapur gjithandej nëpër botë, LDK-ja u ngrit mbi këtë doktrinë duke e sfiduar edhe ushtrinë, edhe milicinë por edhe diplomacinë serbe. Prandaj kemi frikën se LVV-ja, po rrezikohet nga ksenofobia ruse e cila përmes strukturave komuniste të LKJ tashmë janë në ofensivë, me tërë arsenalin mashtrues, propagandistik e logjistik.

Edhe pse Isa Mustafa në karrierën e tij pati vetëm humbje, ai nuk është duke e pranuar dështimin e tij, por po mendohet ta kamuflojë me një sukses mashtrues, cak i të cilit duhet të jetë LVV. Për fat të keq as strukturat e LDK-së nuk po debatojnë për dështimin e partisë së tyre në këto zgjedhje, prandaj nuk është akuzë nëse themi se lista me deputetët nga radhët e LDK-së është barrikaduar në mbrojtje të Isa Mustafës, në vend se ta kërkonin largimin e tij me çdo kusht nga partia.

Është mëkat nëse mendohet që humbja të kompensohet me mashtrimin e radhës, veçmas në kurrizin e LVV. Prandaj LVV-ja duhet ta dinë se LDK-ja do të jetë partia e parë që do të tallet me ta, kurse dështimin e vet do t’ia adreson asaj, sikurse po pretendon se humbja në këto zgjedhje ishte si rezultat i koalicionit me PDK-në.

LDK-ja, partia e vlerave të dikurshme, tashti ka rënë për tokë. Strukturat e saj dhe as deputet e zgjedhur nuk po e pranojnë dështimin edhe pse i kanë humbur zgjedhjet?! Kjo humbje është pritur, pasi LDK-ja është partia ma përjashtuese në skenën politike në Kosovë. Strukturat udhëheqëse e përjashtuan elitën politike, themeluesit e saj dhe Degët e LDK-së në diasporë.

Madje gazetar udbash, të cilët edhe në vitin 1981 mallkonin kolegët e tyre student pse protestonin kundër Serbisë, tashti fajësojnë diasporën e LDK-së pse nuk paskan votuar për ta sforcuar një teknokrat komunist dhe strukturat e ardhura në krye të partisë, bashkë me listën për deputet, në mënyrë klandestine dhe krejt antidemokratike.

Për fat të keq këtë avaz kundër LDK-së, me demagogjinë e tyre po e vazhdojnë komentatorë e analist mediatik që ia bënë varrin LDK-së dhe ideologjisë rugoviste. Atyre nuk u han palla pse përjashtuan diasporën as pse përjashtuan elitën intelektuale, as nuk përfillën elektoratin e tyre, kurse tashti fajësojnë diasporën dhe po tallen me Kosovën.

Nëse LVV-ja do të pajtohet me mashtrimin e radhës që do t’ia bëjë Isa Mustafa, Kosova automatikisht do të shkojë në krizë institucionale sepse po instalohet logjika e humbësit fitimtar, kurse Isa Mustafa, si askush tjetër është i njohur për këtë lloj mashtrimi, e nëse pranohet ky mashtrim, ajo duhet ta dinë se e pret fati i PDK-së e cila ka pësuar për shkak të koalicionit jo parimor me LDK-në, përkatësisht me strukturat antidemokratike që kanë pushtuar këtë parti.

LVV, duhet me kuptuar se LDK-ja ka pësuar pasi në krye të partisë është njeriun që e ka urryer aq shumë Rugovën, e ka urryer elitën intelektuale dhe e ka përjashtuar diasporën, kurse dështimin e tij e ka shitur për sukses.

Edhe një arsye tjetër pse LDK-ja i ka humbur këto zgjedhje, është e dhëna se asnjëri nga deputetët, (bash asnjë), nuk e ftoi as diasporën, as elitën intelektuale e as themeluesit e kësaj partie për të qenë pjesë e fushatës zgjedhore. Madje, për fat të keq, asnjëri nga kandidatët për deputet nuk e ka thënë një fjalë të vetme kundër dështimeve të Isa Mustafës, i cili është shkaktari i humbjeve të këtyre zgjedhjeve, por jo diaspora e as PDK-ja. Përkundrazi, edhe ata deputet për të cilët mendonim se ishin kundër Isa Mustafës, u pa se gjatë fushatës i kanë thurur lavde se ai paska bërë reformë pse ai vet qenka larguar nga lista. Për fat të keq edhe ata, këtë mashtrim, u përpoqën ta prezantonin reformë të LDK-së, kurse diaspora dhe elektorati nuk e kapërdinë.

LVV, si fituese e madhe e këtyre zgjedhjeve duhet ta respektojë votën e qytetarëve, prandaj pa hezitim duhet të bëjë koalicion me PAN, nëse dëshiron ta ndërpres ndikimin e Beogradit në Kosovë dhe të pengojë që fati i Kosovës të mos mbetet në mëshirën e Listës Serbe. LVV, nuk ka nevojë të bëjë koalicion me strukturat antidemokratike që e kanë pushtuar LDK-në, sepse ata nuk përfaqësojnë LDK-në, aq më pak rugovizmin si koncept. Tashmë dihet se këta lider janë kapërthurur në strukturat e LDK-së, duke ardhur nga stafi teknik i ish presidentit dhe nga stafi teknik i komunës së Prishtinës.

Më duket se Isa Mustafës, sukseset për të cilat fliste, ia paska pështjelluar magjia e zezë, e cila atij si duket po i rri mbi kokë. Tashmë ai duhet ta dinë se nuk do t’i ndihmojë as kulti i mashtrimit, i cili kryesisht gjendet në kulturat sllave. Ai, po mendon se duke mashtruar LVV-në, do ta kapërcejë krizën e llogaridhënies, ashtu siç është dashur të përballet edhe ish kryeministri kroat Ivo Sanader. LDK-ja dhe as vet Isa Mustafa nuk mund të mbrohen nga fati i keq, që si Magjia e Zezë, ia përcaktuan zgjedhjet, madje ky rezultat nuk është as reflektim i ziliqarëve për suksesin e tij i cili nuk u pa në dukje.

Edhe pse besëtytnitë e hershme mendonin se Syri i Keq është një mallkim i cili zakonisht drejtohet ndaj një personi që nuk është i vetëdijshëm, por kjo garniturë politike e LDK-së me vetëdije kanë eliminuar elitën intelektuale, themeluesit e LDK-së dhe diasporën, tash pse justifikohen?! Edhe pse në shumë kultura besohet se Mësyshi mund të shërohet, Syri i Keq që e ka kapur LDK-në, nuk do të shërohet pa iu kthyer kjo parti vetvetes dhe pa i bërë reformat rrënjësore, nëse nuk e kanë ndërmend t’i shkaktojnë edhe një fatkeqësi ma të madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

LVV duhet t’iu shmanget elozheve dhe mashtrimeve që mund t’i vijnë nga njerëzit e Isa Mustafës, madje edhe nga ata që po mashtrojnë opinionin se janë në rrugën rugoviane duke u puthitur ditë përditë me Isa Mustafën, por deri më tani nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për shefin, përkundrazi janë shndërruar në servis dhe servil të tij. Tamam janë bërë mumje për tu dukur tragjike të trishtëta dhe të përdorshme, tashmë shihet qartë se janë në negociata për ta kontrabanduar edhe votën e deputetit, në shkëmbim të interesa personale, por përgjegjësia e kryesisë merr epilogun e duhur vetëm kur nisin kërkesat zyrtare nga degët dhe nga deputetët të cilët nuk kanë nevojë të lëshojnë vetëm deklarata mediatike.

Janë këto arsye dhe shumë të tjera që nuk mund të thuhen publikisht, pse po apelojmë tek LVV për ta shqyrtuar mundësinë e saj për tu futur në qeverinë e ardhshme të Kosovës. Po këtë thirrje e drejtojmë edhe për koalicionin PAN, për një koalicion serioz dhe të qëndrueshëm. E për tu hequr dilemat të dyja palët duhet të pajtohen për t’i futur garantues të marrëveshjes aleatët tanë ndërkombëtar, qoftë nga vendet e Quintit, nga Brukseli zyrtar po sidomos Amerikën, dhe bashkërisht për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme në dobi të proceseve dhe të Kosovës.

Vendit i duhet një stabilitet, e ky stabilitet vjen duke respektuar votën e sovranit. E zgjedhjet e 11 qershorit 2017, i përcaktuan fituesit, ata duhet t’i ndajnë përgjegjësitë për ta udhëhequr Kosovën!

St. Gallen, 04.07.2017.