AGIM DESKU
MËSUESIT TANË
(E shkruar për 7 Mars)
E shkruar në gjuhën e shqipeve
E nxjerr nga thellësi e shpirtit
Sot në ditën me të bukur
Ngjan me gjuhën e perëndie.
Sot më 7 Mars mësuesit ndërojmë
Flasim me të njëjtën gjuhë zane
Korçë më mësove si të ngritëm në jetë
Të jem fjala e Zotit dhe besa e vërtetë.
Nga Elbasani dhe Malësia erdha
Shkronjat me të bukura i sjella në Prishtinë
Shetita gurë me gurë deri në Preshevë
Me 7 Mars e njoha tërë Shqipërinë.
Ndalojmë në këtë festë sot në Shkup
Në qytetin me të madh të Ilirisë
Këtu jetohet dhe këndohet vetëm shqip
Sepse jemi fjala e shenjtë dhe flamuri i Shqipërisë.
E shkruar është kjo ditë me shkronja të arta
E flasim me emra herojësh me fjalët me të zjarrta
Na ndrit gjuha e Fishtës dhe qiriut i Naimit
Vargu i Serembes dhe alfabeti i Kristoforidhit.
E shkruar për 7 Mars në këtë ditë të bekuar
Urojmë bekimin e Zotit për mësuesit e e uruar
Që sakrifikuan jetën për gjuhën dhe të vërtetën
Secilit brez, dje e sot ruhet kudo dhe festohet edhe në Shkup.
E shkruar për mësuesit e Iliridës, 7 Mars 2017
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
Faleminderi POET, – ti *MËSUESVE TANË* vjershëruar;
Nga tej oqeani dërguar..*
Vjershëruar Z Agim Desku, tërë ndjënjë.
Unë-Drejt shekullit-MËSUESIN e parë kujtoj!(1)
Tej oqeanit, 83 veçar, me ato vite jetoj,
Vite sot me dhimbie, atdheun përjetoj…
Mbrëmja sa rrënë, unë gjysh, mes Torontos,
Torontos qytet, ndierë oshëtimën e Niagarës,
Më bëre të kujtoj, një jetë mes nxënësve jetuar,
Sa mbarë trojet amtare, emigracioni larguar.
Përmëndur Elbasanin, *kërthizë* atdhetare
Atdheut kur duhej, sjellë shkollën Pedagogjike,
Shkollë, – misionarët e DRITËS, përgatitur,
Krenohemi, mbi një shekull, ngadhnues.
Mësonjëtorët e para kemi shëmbëlltyrë.
Mësuesit, deri me UNIVERSITETE,
Kuadro cilësorë në tërë degë dalë
Po gjithsa, nuk harojmë MËSUESIN e PARË!
Mësuesi i parë mes Dangëllisë Naimjane,
Atje në Zavalan, *Ballkon i Dangëllisë.
Shkolla hapur sa mbaroj lufta Botërore,
Tetor 1944-Lluka Xhoga-Mësuesi parë.
I dyti mësues, Muharrem Skënderi Frashëlli,
Dëftesën dhënë, Reshat Shehu-Gjirokastriti,
S’më harrot, Nënë Hanko atë shoqëruar,
Me Nënat tona, njëra tjetrën mësuar…
*Pa Baba, im vëllai nga Partizan,
Fal shkollës Frashërit kuadro bërë,
Mes Tiranës më mori, shkollën vazhdova,
Amanet babai, – *mbaro shkollën djalë *
*Amanetin ia plotsova, deri universitet mbaruar,
Mësues një jetë Fshat-qytet – Tiranës, punuar.
Mbi 30 vjet, mësues deri drejtor shkolle,
Amaneti babait realiziar-krenar ndihem.
Prag pranvere 84 vjeç, nisem nga Toronto,
Atje ku më ka rrënë koka, dua të shkoj,
Një jetë larg jetuar, fëmijninë s’e harroj
Këtë pranverë, Dangëllinë do MEDITOJ..
*Më priftë shëndeti, atje sa të shkoj…
Një amanet, në vite lënë, t’ia plotësoj;
Gjyshit, rënë më 1913-të si KAPEDAN
vrarë-pushtuesit, – Varin MONUMENT – t’ia ndërtoj. (2)
1. Si emigrant nga Toronto, shkruaj.
2. Sa shpall PV, 1912 sulmuar fqinjët jugore,
Jano P Xhoga, Tek *Ura Dashit*
mes Shqeri-Dangëllisë VRARË. 10-12-1913-të
Toronto 21-02-2020, Nipi *Pasues Veteran* 83 vjecar,
Dhimitër M. Xhoga.
(Sot e krijova o miq të nderuar…)
Komentet janë mbyllur.