13.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

MËSUESIT HERO

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

O ATDHE

O atdhe me tri fe
Me një Zot që është mbi ne
O atdhe me tri fe
Me njē komb me një Atdhe
Përmbi fe ke këtë Atdhe
Komb e fe ke këtë dhe
Komb e kemi Shqiptarinë
Nënë e kemi Shqipërinë
Kot përpiqen me na nda
Me na nda me na përqa
Por nuk ndahet vëllau me vëlla
Jem një komb jemi njē farë
Kemë tri fe margaritarë
Sa të ketë diell e sa të ketë hënë
Shqiptaria më s’ do të ketë gjëmë
O Atdhe me tri fe
Më të madhen miqësi ke
Me Evropen e Ameriken
Barbarisē më s’ ua ke friken
Sa të ketë jetë mbi këtë dhe
Të bashkuar do të jemi
Në një komb dhe me tri fe
Një Shqipëri do të kemi ne
Dhe një diell që do të na nxe
Liri t’përjetshme do të kemi ne.

MËSUESIT HERO

( Fazli Greicefcit )

Engjëll për shqiptarë
Luan për barbarë
Engjëll ishe
Me engjëj punoje
Shkronjat n’ Abetare
Engjëjve ua mësoje
Sa shumë i doje
Sa shumë të donin
Vuajtjet shpirtërore
Kurrë nuk t’i zbulonin
Cdo orë të mësimit
Flamurin shpalosje
Buzagaz shqiponjen
Me gëzim e vendosje
Kudo që ndejte
Kahdo që shkove
Flamurin kuqezi
Me vullnet shpalove
O mësuesi hero
Bir i shqiptarisë
Termet për tradhëtarin
Dushman pēr barbarin
Bashk me Shaban Shalen
Për flamur theror
Për atdhe deshmorë
Ju nga varri do të zgjoheni
Bashkimin ta festoni
Me flamurin kuqezi
Atë ditë që të bëhet
Shqipëria Shqipëri
Bashkimin do festoni
Bashk me vēllanë
Shaban Shalen
Me flamurin kuqezi
Me shqiponjen dykrenare
Ta valvitni mbi Shqipēri !!!

BESA

Besen e mban
Ai që është besnik
Jo ai që është frikacak
Se gjith është n’panik
Ta mbash fjalen
Nuk është e leht
Pabesia e tjetrit
Gjithmonë tē vret
Të mbash fjalen
Është burrëri
Përmbi të gjitha
Është krenari
Amanet është besnikria
Ta kultivojnë
E gjithë shqiptaria.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit