Skënder MULLIQI
Edhe pse jashtë atdheut, atdhetarëve nuk u hiqet malli dhe kujtimi për dheun ku kanë lindur, nuk u hiqet kujtimi për prindërit, miqtë, shokët, kujtimi për dheun, kujtimi i atyre maleve dhe fushave, kujtimi për vendlindjen, kujtimi për kombin dhe shtetin.Edhe pse ka disa vite qe u largua nga Kosova, nga Deçani dhe vendlindja e tij Lumbardhi, profesori, Vesel Lekaj kurrë s’e la malli për Kosovën.
Njeriu vlerën e shtetit dhe të kombit e kupton më së miri në dhe të huaj. Lekaj qysh në rini ishte ngjizur më ide patriotike. Ai për t’i shprehur idet e tija prej veprimtari te dalluar, u inkuadrua ne radhët e LDK-së, të Dr. Ibrahim Rugovës. Ishte per disa vite anëtar i kryesisë të LDK-së në Deqan. Kuntributi i tij në shtet ndërtim dhe mirëqenje pa dyshim së ishte për qdo lavdatë.Veseli ishte për të gjithë shokë dhe koleg i mire, fjalë ëmbël dhe i dashur.
Unë kam pasur rastin pas luftes në një tubim të LDK-së në Deçan, të dëgjoj Veselin, ku mbajti një fjalim të mrekullueshëm në denoncim të krimit të organizuar dhe vrasjeve politike të ndodhura pas luftës, Veseli i mbarojë shkollimet e mesme në Deqan, kurse shkollimim superior në Prishtinë si student i dalluar.
Ai e ushtron mirë edhe profesionin e piktorit duke ekspozuar shpesh në atele të Prishtinës. U largua në Zarë të Kroacisë dhe atje është duke bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës. Është nismëtar paraleleve të para për nxënësit shqiptarë, që ata mos të harrojnë gjuhën dhe traditën e të parëve të tyre.
Vesel Lekaj u tregua ambasadori më i mirë për Kosovën edhe pse jo zyrtarisht. Me vullnetin dhe gjendshmërin e tij, ai gjeti përkrahje të madhe në Zarë dhe në shumë vende të Kroacisë, për shpëndarë te nxënësit shqiptarë rreze diturie. Por thuaj së ky mësues i shqipes në Dalmaci po dallohet si dikur ata në Arbnesh, si Fishta, Ndre Mjeda, Gjeqovi…