Shkruan Rrahman HYSENI
Ky mësues që kaloi rrugën, shteroi dijen dhe kulturën në gjuhën shqipe, filloi të thejë atë që për shumëkë ishte e pamundur, e paguxishme dhe e parealizueshme. Krenaria e tij, dëshira dhe zemërdëlirësia e bëjnë që të rrojë gjithmonë në mendjen dhe në zemrat tona. Të flitet e të kujtohet puna e tij më e ndritshme në Komunën e Medvegjës është më shum se nder, më shumë se respekt. Rron e nga të tjerët dallon. Fliste për Naimin, Fishtën, edhe atëherë kur mund të dënonoheshe edhe me vërejtjet më të mëdha. Barti shkronjat shqipe pa iu përfillur planprogramit, sepse ishte i bindur se këtë gjë e meriton populli i tij dhe këtë ia ka borxh. Ishte i betuar në Flamurin Kombëtar, në shkronjat dhe në gjuhën shqipe. Sa herë ia shtronin rrugën me gjemba, sa herë u barrikadua trupi i tij i shkurtër, ishte i tëri vetëm zemër shqiptari. Kaloi por s’u rrëzua. Asnjëherë nuk u gjunjëzua.
Ky mësues që sot po kujtohet e admirohet është vetë krenaria jonë. Krenohemi me të që rron dhe do të rrojë sa vetë historia. kuptohet qartë që pa gjuhë e kulturë jeta është terr i zi. “Kush hesht s’ka nder, e unë s’mund të hesht, dua të flas shqip, të jetoj shqip, të vdes shqip“… (Bafti Krasniqi)
Mori rrugët më të vështira për të filluar të shkruhet e të lexohet shqip. Mori rrugën e mbiemrave, që t’u hiqet prapashtesa “viç”, sepse ishe i bindur se kjo ishte padrejtësi. E donte flamurin kuq e e zi të valojë në çdo cep dhe shtëpi shqiptari. Ia kurdisnin mijëra kurtha, se kinse ky po bën tregti me flamuj dhe e quajtën madje edhe “Tregtar flamujsh” dhe kjo duhet dënuar sipas famkeqëve. Ai donte ta mbulonte komunën, shkollat me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut. Ai donte që shkollat ta kenë abetaren shqipe, për çka u dënua dhe prapë s’u dorëzua. Ai nuk përfillte orën mësimore, por mësonte për jetën naimane, për virtytet e kombit shqiptar, për plisin e bardhë. Këto e bënin që të ketë në mbështetje gjithmonë popullatën shqiptare të kësaj ane.
Nuk guxojmë t’i ikim punës së nënave, gjysheve e të gjyshërve dhe baballarve tanë, sepse na mësuan që vetëm si shqitarë duhet jetuar dhe vdekur. Kjo e mbajti gjallë dashurinë aq të madhe dhe asnjëherë s’u martuan as nuk jetuan si joshqiptarë. Kjo është merita më e madhe e të parëve tanë. Kjo sot është krenaria jonë. Mësuesi që do të rrojë sa vetë historia, me emrin Bafti e mbiemri i tij, nga Ismajli, në emër të fisit të tij, Krasniqi. Një hap i tij i guximshëm dhe i dijshėm tregon qartë se ai jetën ia kishte falë gjuhës e kulturës shqipe.
I lindur në një fshat me emrin Gërbac, i rrethuar me kodrina e male, që kufizohet me fshatrat e Komunës së Kamenicës, ku dhe mbaroi shkollimin, pra në Hogosht. Vetëm disa kilometra ishte shkolla në Gërbac, ku ai filloi të mësojë shqip. I lindir më 1937. Adoloshent, që në moshën 17-vjeçare, në kohën që sapo kishte mbaruar semimarurën, shkruajti historinë e familjes.Donte të dinte se ku ndodheshin të gjithë njerëzit e gjakut të vet.
Nga shtatori i vitit 1954 e deri më 1983,kur edhe ndërroi jetë, kishte gjurmuar dhe mbajtur shënime.
Nga dorëshkrimet që ka lënë, mësojmë se janë të shumta ato që ka përjetuar arsimimi i shqiptarëve në Komunën e Medvegjës në vitet 1954-1983.
Për martesat në këtë trevë e vërtetoi edhe Mr. Bislim Pireva. ku në librin Bafti Krasniqi “Edhe përkundër vështirësive që kanë pasur, në asnjë fshat të kësaj treve nuk ka pasur martesa të përziera, gjë që edhe i ka shpëtuar nga asimilimi.Madje,një familje e madhe shqiptare deri më 1927 kishte jetuar në Bojnik dhe, mu për shkak të martesava, ishte larguar nga Bojniku e ishte vendosur në Gjylekreshtë”.
Në bazë të të dhënave statistikore të vitit 1838, njohësi më i madh i rethanave ballkanike, studiusi Amie Bye, në veprën “Balkanische Tyrkie” (Turqia Ballkanike), shkruan se në atë kohë në Ballkan jetonin një milon e gjashtëqind mijë shqiptarë, e më pak se nëntëqind mijë serbë dhe se shqiptarë kishte më shumë grekë.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar