Zymer Mehani
(Në prag të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe të Shkollës Shqipe)
Kullës frëngjitë,
t’ia mbyllnin donin
gjuhën tonë të bukur
Fare ta dëgjonin.
Donin ta shuanin
gjuhën shqiptare
Ta prisnin e grinin
me shpatë gjakatare.
Por, llogaritë
nuk i bënë mirë
dot s’e ndaluan
këtë gjuhë të dëlirë
Kjo kullë s’u shemb,
hapi frëngjitë,
n’çdo cep t’atdheut
përhapi dritë …