Mësim i detyruar i besimeve fetare e kthen Shqipërinë dyqind vite mbrapa

0
1047
Përmbytjet Shqipëri

Shqipërinë dyqind vite mbrapa

Arben Duka, 16 prill 2016

Ndonjëherë për Zotin,
edhe unë kam shkruar,
por kam thënë se s’jam,
fetar i betuar.

I njoh pak a shumë,
Kuranin dhe shkrimet,
dhe për disa çështje,
kam ngritur dyshimet.

Mund të jem-kam thënë,
viktimë e një rrengu,
nëse Universi,
lindi nga Big-Bengu!

Po feja na thotë,
nëse ke besim,
duhet të besosh,
pa asnjë dyshim!

Për lindjen e jetës,
sot e më përpara,
feja edhe shkenca,
kanë qenë krejt të ndara.

Vjen në dy variante,
lindje e jetës sonë,
një nga frymë e shenjtë,
një-evolucion.

Si do paraqitet,
në tekstet shkollore,
kjo që është në fakt,
çështja themelore?!

Shkenca me besimin,
këtu bie ndesh,
ndaj mendja e nxënësit,
do bëhet përshesh!

Ndaj dhe kam dëshirë,
ta pyes Edvinin,
mbas lëndëve të fesë,
ç’do bësh me Darvinin?!

Ai sfidë të madhe,
i ka bërë çdo Froni,
se jeta ka lindur,
nga evolucioni.

“Diturakët” tanë,
çdo bëjnë me Darvinin,
që kategorikisht,
s’e pranon Krijimin?!

Ai thotë se Zoti,
nuk na ka krijuar,
me një teori,
krejt të vërtetuar.

Teori e tij,
është e gjithëpranuar,
po të gjitha fetë,
e kanë injoruar.

Po si do ta zgjidhi,
Rama këtë punë,
në fakt Darvinizmin,
s’e besoj veç unë!

Në mendjet e njoma,
do ketë diversion,
si lindëm?-me Frymë,
a evolucion?!

Në fakt injoranca,
këtu ka marrë dhenë:
“S’bëhesh terrorist,
nëse mëson fenë?!”

Mësimi i Kuranit,
këtë do ta sjellë,
kjo farë injorance,
gjithandej është mbjellë.

Kanë të njëjtën qasje,
Nora e arsimit,
edhe kryetari,
i myslimanizmit!

Po në fakt Kurani,
që sot kemi neve,
ka edhe hakmarrjen,
kundër të pafeve!

Si do ta spiegojnë,
këtë derbederët,
kur me të pa fe,
kuptohen krishterët!

Se emri kaur,
që thuhet për ne,
në turqisht kuptohet:
“Njeri i pafe!”

Është krejt e pamundur,
me lëndët fetare,
kur në Shqipëri,
ka tri fe zyrtare!

Biles bëhen katër,
me gjithë bektashinjtë,
çfarë do injektohet,
më parë tek të rinjtë?!

Nëse fenë në dorë,
e merr qeveria,
këtu do të prishet,
fare harmonia!

Këto që them unë,
janë ditur më parë,
ndaj shteti me fenë,
janë gjithmonë të ndarë!

Ataturku i Madh,
kur mori pushtetin,
punë e parë që bëri,
ndau fenë nga shteti!

Njëqind vjet përpara,
kjo ndodhi-or mik,
Turqia moderne,
është një shtet laik.

Ata që na sollën,
këtu fenë islame,
kanë ligje laike,
s’drejtojnë me Kurane!

Rama që u duk,
një yll i shkëlqyer,
njëqind vite mbrapa,
vendin e ka kthyer!